top of page

ALAJDIN TOPÇIU...


PUNA CILËSORE FRYTDHËNËSE E MUZIKOLOGUT TË SHQUAR, ALAJDIN TOPÇIU


Në vitin 1967 emërimi i muzikologut Alajdin S. Topçiu në detyrën e përgjegjësit të sektorit të muzikës në Shtëpinë e Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore të Gramshit, për të cilin qe shans dhe mirësi për kryerjen e plotë të punës së caktuar dhe për gjallërimin e mëtejshëm të jetës kulturore - artistike, sepse iu gjet njeriu i duhur punës, specialist me arsim të lartë e me nivel cilësor kulturor e profesional. Muzikologu i ri karakterizohej nga sjellja e kulturuar qytetare, pasioni e dashuria e madhe për profesionin dhe nga puna e mirë plot përkushtim ritmik për kryerjen e detyrave përkatëse, cilësi të vyera këto që i japin vlera njeriut në jetë. Personaliteti i mirëformuar, karakteri i fortë, talenti, horizonti i gjerë e largpamës, vizioni i qartë, përgatitja cilësore teorike - praktike profesionale, thjeshtësia, zelli I madh, vullneti i pareshtur, pasioni e dashuria për profesionin, punën e njerëzit e punës, ndërgjegjja e pastër, pergjegjësia e lartë, durimi e vendosmëria e madhe, qëndrimi i drejtë ndaj punë dhe kryerja ee detyrave përkatëse me saktësi e cilësi e në afatnin e caktuar, mirëkuptimi e bashkëpunimi i ngushtë me kolegët, artistët amatorë dhe besimi i plotë te vetja, te bashkëpunëtorët dhe tek e vërteta e bënë atë të suksesshëm dhe i dhanë vlera të mëdha në vijimësi si muzikolog i tatentuar e si misionar i dijes. Këto cilësi të mira e bënë edhe më tepër të vendosur, të durueshëm, të pamposhtur para vështirësive, pengesave, mungesave, sakrificave e sfidave të jetës, të kohës e të punës, më të aftë, më të përkushtuar dhe përherë të suksesshëm e fitimtar për plotësimin e objektivave të veta profesionale në shërbim të edukimit e të arsimimit cilësor të nxënësve dhe të kryerjes së plotë në sasi e në cilësi të veprimtarive muzikore e kulturore - artistike të planifikuara në Gramsh e jashtë tij. Muzikologu i talentuar Alajdin Topçiu ndihmesë të madhe e cilësore dha në sektorin e muzikës në Gramsh nëpërmjet veprimtarisë së tij studimore - shkencore, kompozuese, dirigjuese, përgatitore, interpretuese e zbatuese muzikore, kulturore - artistike dhe të asaj për përgatitjen e artistëve amatorë e të instrumentistëve popullorë, për të cilat ka merita të mëdha.



Me talentin, pasionin e dashurinë për profesionin, ai bëri një punë të vyer cilësore me vlera të mëdha, veçanërisht për folklorin muzikor polifonik të Gramshit (FMPG) për pasurimin ritmik të artit muzikor gramshak.

Ai me nivelin e tij të lartë kulturor e professional dhe me aftësitë shumë të mira teorike e praktike, veprimtarinë e tij muzikore, kulturore-artistike e vendosi mbi baza të mira organizative e drejtuese, duke bërë programimin vjetor e planifikimin mujor të saj, ku përcaktoi qartë e saktë objektivat konkrete, llojet e veprimtarive studiore-shkencore, krijuese, përgatitore, interpretuese, zbatuese etj, kohën e kryerjes dhe personat përgjegjës të tyre etj.

Rëndësi të veçantë i kushtoi punës për njohjen e studimin e thelluar të FMPG dhe të veglave muzikore popullore tradicionale, të harruara të asaj treve, se ishte domosdoshmëri, pasi pa kryerjen e tyre nuk mund të planifikohej, të zhvillohej e të realizohej suksesshëm asnjë veprimtari muzikore polifonike popullore etj. Që në fillim të punës së tij në Gramsh, krahas veprimtarisë së zakonshme të përditshme, iu përkushtua me pasion e zell të jashtëzakonshëm, me vendosmëri e përkushtim të shumtë ritmik punës studimore - shkencore e krijuese muzikore, duke u mbështetur plotësisht te gjeniu popull e te thesari i tij i pasur muzikor, veçanërisht në FMPG, kërkoi, gjeti, preku, njohu, mblodhi, studioi e mori të dhëna muzikore e instrumente muzikore popullore dhe ngjeu penën e tri studimeve të tij mbi fyejt, qemenxhetë, tamburatë dhe simfonisë fyej – piano. Studimet e kryera u paraprinë vijimisht veprimtarive muzikore me Grupin e Fyejve të Gramshit (GFG), Orkestrinën Komplekse të Gramshit (OKG) dhe fyej – piano me simfonitë e tyre. Për kryerjen e kësaj pune iu desh të përballonte shumë vështirësi të relievit malor të fshatrave e të largësisë së tyre, të kohës e të mungesave të mjeteve të nevojshme të punës dhe, më tepër, të shkonte në këmbë në fshatra të largëta malorë, duke marrë me vete edhe magnetofonin e tij të thjeshtë e të vogël. Në fillim të punës së tij përgatiti studimin për fyejt, duke bërë punë përgatitore: takoi e bisedoi me fyelltarë të ndryshëm, gjeti, vëzhgoi fyej të ndryshëm, dëgjoi e incizoi meloditë e tyre, mblodhi të dhëna për ndërtimin, përdorimin e historinë e fyejve në Gramsh.

Fyelli është një instrument i ndërtuar prej druri, kryesisht prej bushi ose prej panje, që është më cilësor, i thjeshtë dhe interesant, i vjetër e tradicional, i veçantë e magjik me meloditë e ëmbla, të larmishme, tërheqëse, argëtuese, çlodhëse dhe në disa raste regjistruese e njoftuese, që lindin e lidhen me jetën e fshatit e të barinjve, natyrën, stinët, blegtorinë, shoqërinë e traditat etj dhe shprehin dukuri shoqërore, si: gëzimet e dashurisë, të punës, të jetës baritore etj, shqetësimet e hidhërimet e ndryshme etj.

Gjatë historisë fyelltarët kishin krijuar disa melodi muzikore (“avaze”, siç i quanin), si: avazi i Tanës, i bregut, i bories, i gishtit të pramë (të fundit në fyell), i kullotjes së dhenve, i shkuarjes (nxitjes) së dhenve për të shkuar në mriz, i çuarjes së dhenve (nxitjes së ngritjes) nga mrizi, i këmborëve etj, etj.

Meloditë e fyellit mbartnin natyrshëm, gati të shkrirë, në tingujt e ngjyrën, timbrin e intonacionin e tyre, fëshfërimën e gjetheve të pyllit, shushurimën e ujërave të rrëkeve, të përrenjve, zërin e ulët të flladit të freskët, cicërimën e zogjve etj. Ai përdorej i vetmuar dhe shumë më vonë rrallë përdoren në dygrupor, ku njëri fyelltar intepretonte avazin e tjetri mbante iso, ku melodia jehoNte më fuqishëm.

Muzikologu i ri, me talent e aftësi të mëdha muzikore dhe me punë konkrete, këmbëngulëse e të gjithanshme cilësore, studioi, zgjeroi e lartësoi vlerat muzikore të fyellit.

Ai bëri një studim të thelluar për fyellin e meloditë e tij të larmishme, të veçanta e të bukura mbi bazën e shënimeve të mbaJtura gjetë bisedave ne fyelltarët e talentuar, të icizimeve të bëra me nagnetofonin e vet, të përvetësimit të gjërave të veçanta e specifike të ndërtimit e përdorimit të fyejve, të bashkëpunimit të ngushtë e të vazhdueshëm frytdhënës me katër-pesë fyelltarët e shquar dhe të punës së vet konkrete teorike e praktike cilësore muzikore. Mbëshetur në punën studimore-shkencore të kryer mbi fyejt, me mjeshtëri të rrallë profesionale njohu shumë mirë meloditë e larmishte të fyejve, të veçantat e tyre dhe kombinoi e gërshetoi natyrshëm e bukur të grupuar, në bashkim, tingujt fyellorë, tonet, ngjyrat, timbret, elementet specifike dhe pjesët e bukura kulmore të melodive të ndryshme të fyejve, i harmonizoi dhe i fuqizoi me iso fyellore, bëri lajtmotivet përkatëse, i provoi shumë herë; krijoi, kompzoi e regjistroi në partiturë simfoninë baritore (SB), origjinale, të pastër, madhështore, mahnitëse, të veçantë dhe të papërsëritshme të GFG, duke bashkuar fyellin vetmitar në grup me disa të tillë nëpërmjet fyelltarëve më të mirë.

Me dashuri e me takt, me thjeshtësi e qetësi, me durim e përkushtim të paparë formoi GFG dhe kompozoi SB. Bashkëpunoi me këta fyelltarë, i përgatiti shumë mirë dhe i aftësoi në grup deri në përsosmëri e shprehi të qëndrueshme për të interpretuar shumë saktë e bukur këtë SB origjinale, shumë të pastër e të qartë, të vetme e të paparë askund e asnjëherë deri atëherë, edhe pse fyelli ishte shekullor në atë trevë. Kështu formoi GFG e kompozoi SB dhe i dhuroi dy risi të vlershme të rralla FMPG e atij shqiptar. GFG, pjesëtar i Grupit Folklorik të Gramshit, interpretoi me mjeshtëri të rrallë këtë simfoni në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës (FFKGJ) në vitin 1968, ku mahniti elitën e muzikologëve shqiptarë e botërorë, dëgjues në atë festival, të cilët e vlerësuan shumë lart e shkruan mjaft bukur, duke e quajtur “perlë muzikore”,, “perlë e folklorit muzikor polifonik shqiptar” etj., kurse populli e quajti “mrekulli muzikore” dhe GFG u dekorua me Medaljen e Artë.

E interptretuar nga GFG, veç skenave shqiptare, SB jehoi edhe në skena të mëdha europiane, ku mrekulloi publikun dëgjues e mahniti muzikologë të shquar e personalitete të artit europian, të cilët e quajtën “perlë e rrallë muzikore”, “simfoni qiellore”, “simfoni hyjnore” etj. Ajo i dha emër Gramshit dhe famë Shqipërisë në botë.

Më vonë prof. Vasil Tole shkroi: “Polifonia labe dhe fyejt e Gramshit kanë zënë vendin e merituar në zërin përkatës të OKB për edukimin, shkencën e kulturën (UNESKO).”

Kjo perlë e rrallë muzikore polifonike, pothuajse, mbeti pa autor, se politika e kohës e shteti monist e “lanë në hije”, në heshtje, nuk e përmendën e nuk e vlerësuan autorin Alajdin Topçiu, por them “pothuajse”, sepse ndërkohë ai jetonte e punonte atje çdo ditë me plot përkushtim me kolegët e artistët amatorë për zhvillimin e veprimtarive muzikore e kulturore - artistike dhe vlerësohej shumë nga populli artdashës i Gramshit e më gjerë.

Me këto dy arritje muzikologu i shquar, Alajdin Topçiu i dhuroi dy risi me vlera të rralla FMPG dhe atij shqiptar: bashkimi i fyejve në një grup bashkëveprues harmonik dhe simfonia fyellore baritore mahnitëse.

Pas formimit të GFG, muzikologu i talentuar, Alajdin Topçiu, njeri fisnik, pasionant, dinjitoz, punëtor i palodhur dhe ambicioz, e shumëfishoi punën me fyejt dhe mendja e tij krijuese e artistike projektoi risi të tjera mizikore në vijimësi, pa lënë mënjanë punën e përditshme muzikore e veprimtaritë kultuore-artisike në Gramsh e më gjerë. Ai bashkëpunoi me fyelltarë mjeshtër, si Shaban Elezi në Kabash etj, kërkoi e siguroi prodhimin ne fyejve të rinj e cilësorë.

GFG nën drejtimin e tij u dallua edhe në FFKGJ të vitit 1983 e atë të vitit 1988 dhe meritoi vlerësime të larta e vende nderi për interpretimin mjeshtëror, artistik të melodive fyellore të pasuruara me elemente të veçanta specifike muzikore.

Meritë të madhe ky muzikolog ka që me fantazinë e intuitën krijuese zgjeroi gamën e përdorimit të fyejve edhe si pjesëmarrës në formacione të tjera muzikore, ku luanin rolin bashkinterpretues të melodive të ndryshme, si: Orkestrina Instrumentale Popullore e Gramshit (OIPG) apo Orkestrina Komplekse e Gramshit (OKG) , grupi fyej – piano dhe si shoqërues në interpretimin e disa këngëve popullore etj. Këto janë risi të tjera të tij në FMPG e atë shqiptar.

Më 01.08.1968 muzikologu pasionant e i talentuar për herë të parë në Gramsh formoi e përgatiti profesionalisht Bandën Muzikore të Gramshit, e cila e kreu veprimtarinë e vet të parë me rastin e festimit të 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe u mirëprit mjaft mirë nga publiku gramshak. Ajo e vazhdoi dhe e pasuroi vazhdimisht veprimtarinë e vet muzikore në Gramsh, por më pas, jo shumë kohë pas largimit të Alajdinit, e ndërpreu veprimtarinë e vet. Muzikologu i palodhur bashkë me kolegët, artistët amatorë etj. organizoi, përgatiti dhe zhvilloi veprimtari të gjera muzikore, kulturore-artistike periodike, si: ansamble të shkollave të mesme e ato të qendrave të punës, konkurse, takime, kantate, albume muziko-letrare, tablo muzikore etj. në Gramsh e jashtë tij, me të cilat u gjallërua së tepërmi jeta kulturore-artistike dhe disa prej tyre merituan vlerësime të larta, trofe e vende nderi në tërësi si grup dhe interpretues të veçantë, por përshkrimi gjerë dhe i hollëshëm i tyre nuk është objekt i këtij shkrimi.

Për politikën kohës e organin e emërtesës të asaj kohe nuk mjaftuan puna e shkëlqyer dhe të gjitha ato arritje cilësore të Alajdin Topçiut gjatë periudhës nëntëvjeçare 1967 - 1976, por tek ata gjeti pasqyrim fjala e urtë popullore “Zërin ta dëgjofsha, me sy mos të pafsha.”, sepse, papritur, në gusht të vitit 1976 për një “kleçkë” e pushuan nga ajo punë aq e sukseshme cilësore dhe e emëruan mësues në shkollën 8 - vjeçare “Nazif Zhupani” në fshatin Sotirë, mbi 15 kilometra larg Gramshit, duke mos i siguruar as vendstrehimin e domosdoshëm atje sipas ligjit përkatës dhe ai detyrohej të shkonte në mëngjes në Sotirë nga Gramshi dhe pas përfundimit të mësimit të kthehej pranë familjes në Gramsh, duke udhëtuar në këmbë 6 orë. Në këto kushte familja u detyrua të shkonte në Sotirë, ku bashkëshortja u emërua mësuese në atë shkollë. Ai ndërtoi marrëdhënie të mira me nxënësit dhe pati arritje të shkëlqyera në mësimin e aftësimin muzikor tëtyre, duke përdorur metodë konkrete e frytdhënëse si përdorimin e pentagramit muzikor në dorën e majtë. Ata u aftësuan të bënin kompozime të thjeshta dhe të këndonin lirshëm me dy e tre zëra dhe në konkursin zonal në Skënderbegas u nderuan me çmim të parë dhe më vonë edhe në konkurset e zhvilluara në zonë e shkallë rrethi ata marituan vende nderi.

Alajdini, edhe pse u hidhërua e u stresua shumë nga kjo padrejtësi, kurrë nuk u përkul, nuk u mposht e nuk u ndal para dallgëve të jetës e sfidave të kohës dhe nuk u tërhoq aspak nga pasioni për profesionin e tij në muzikologji. Gjatë periudhës së punës së mësuesit në shkollën 8 - vjeçare “Nazif Zhupani” në Sotirë, në kohën e lirë, jashtë orarit të punës, në sajë të pasionit, dashurisë për muzikën e profesionin dhe të nivelit të lartë teorik e praktik muzikor, planifikoi e filloi me pasion studimin për veglat e vjetra muzikore popullore: tambura e qemenxhe. Ai udhëtonte në këmbë nëpër fshatra malore e të largëta të trevës së Gramshit, duke marrë në dorë magnetofonin e thjeshtë dhe takonte e bisedonte me instrumentistë popullore, ku gjeti, preku e njohu tambura e qemenxhe të vjetra të ndryshme, vëzhgoi ndërtimin konkret e përdorimin e tyre. Mbi bazën e nivelit të vet muzikor, të vëzhgimit, njohjes së qemenxheve e të tamburave dhe të bisedave të gjera me istrumentistët përkatës të tyre, mbështetur në përvojën e fituar më parë në studimin mbi fyejt, punoi e kreu studimin mbi qemenxhenë e tamburanë. Më vonë politika e shteti monist në Gramsh e urdhëruan mësues Alajdinin të punonte njëherësh me e pa shkëputje nga puna e mësuesit edhe në Gramsh për përgatitjen e grupeve muzikore e të veprimtarive kulturore – artistike të rëndësishme. Kështu duket qartë se ata në njërën anë e përçmonin, e internonin atë, kurse nga ana tjetër në “heshtje” i pëlqenin, i donin e i kërkonin veprat e tija të shkëlqyera muzikore, duke u dorëzuar para aftësive cilësore profesionale të tij dhe shkëlqimit të veprave të tija muzikore e kulturore – artistike. Mbështetur në studimin e kryer për këto vegla muzikore popullore dhe në aftësitë e veta profesionale, muzikologu Alajdin me punë të shumtë frytdhënëse cilësore formoi OIPG, të përbërë nga fyej, qemenxhe, tambura, pipëza, bilbila dhe me instrumentistët përkatës, të cilët e donin, e respektonin dhe e nderonin aq shumë. Muzikologu i talentuar dhe i papërtuar punoi me dashuri, me thjeshtësi, qetësi e durim të madh për përgatitjen e aftësimin shumë të mirë të këtyre instrumentistëve për interpretimin mjeshtëror me veglat muzikore përkatëse në OIPG. Kjo punë madhështore u kurorëzua me sukses nga OIPG në FFKGJ në vitin 1983, e cila shkëlqeu me simfoninë instrumentale (SI) dhe mahniti jo vetëm publikun artdashës, por edhe muzikologë e folkloristë të shquar shqiptarë e të huaj, të cilën e vlerësuan shumë lart dhe u nderua me çmim të parë. Ajo meritoi çmim të parë edhe në Takimin e Orkestrinave Popullore Shqiptare në Kukës dhe në Takimin Ballkanik të Orkestrinave Popullore në Shkup të Maqedonisë, sot Maqedoni e Veriut. Kush mund ta bënte këtë mrekulli muzikore, veç mjeshtrit Alajdin Topçiu? Në FFKGJ në vitin 1983 OIPG interpretoi me mjeshtëri e nivel të lartë artistik SI, e cila në vazhdim, pa e shkëputur interpretimin, shoqëroi bukur për herë të parë këngën popullore gramshake. Në FFKGJ të viti 1983 muzikologu Alajdin u ftua nga Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë dhe mori pjesë si studiues folklori. Atje ditën e konkurimit të atij grupi në Festival, ai, i nevojshëm domosdoshmërisht, u thirr e u porosit të dirigjonte Orkestrinën, se askush tjetër s’e kryente një gjë të tillë dhe ai e dirigjoi me mjeshtëri atë me simfoninë intrumentale të mrekullueshme e mahnitëse. Në FFKGJ të vitit 1988, duke u pasuruar me elemente të tjerë të veçanta, të natyrshme e të larmishme muzikore, shoqëroi shumë mirë vallen e kënduar popullore. GFG, OIPG dhe simfonitë e tyre muzikore cilësore përkatëse, origjinale, të pastra, burimore popullore, mahnitëse, të rralla e të papërsëritshme, të quajtura “mrekulli muzikore” nga populli; “perla të folklorit muzikor shqiptar”, “simfoni qiellore”, “simfoni hyjnore”, “simfoni me vlera unike artistike”, “perla simfonike” etj. nga muzikologë të shquar e personalitete të artit shqiptar dhe të atij europian, janë kryeveprat muzikore të muzikologut mjeshtër Alajdin Topçiu, janë perla dhe risi të bukura e të vlershme të FMPG e të atij shqiptar. Me patjetër ato duhet të shpallen pasuri e folklorit shqiptar, se e meritojnë plotësisht dhe i bëhet mirë e nder kulturës shqiptare dhe të sigurohet mirë ruajtja e tyre në institucionet qëndrore përkatëse në Tiranë dhe të përdoren dobishëm herë pas here në vijimësi. Krijimtaria muzikore e muzikologut Alajdin Topçiu, i cili u riemërua pas 10 vjetësh, në gusht 1986, në sektorin e muzikës të pallatit të kulturës “Thoma Prifti” në Gramsh, është e shumëllojshme dhe e pasur që nga këngët e deri te simfonitë instrumentale, e cila zë një vend të rëndësishëm në punën e tij 24-vjeçare në Gramsh. Puna cilësore frytdhënëse mësimore-edukative me nxënsësit në shkollë e jashtë saj, si dhe ajo pasionante e gjithnshme, e larmishme, cilësore e frytdhënësE studimore-shkencore, krijuese, kompozuese, interpretuese e realizuese në muzikologji e në gjithë veprimtarinë muzikore, kulturore-artistike, veçanërisht ajo për FMPG, si dhe puna organizuese e përgatitore kualifikuese muzikore, kulturore-artistike me artistë të moshave të ndryshme, me grupe e formacione të ndryshme muzikore, si: GFG, OIPG, grupet korale, amsambLet e shkollave e ato të qendrave të punës në pallatin e kulturës së Gramsh e jashtë tij, ku ka kryer shpehherë edhe funksionin e kompozitorit e të drigjentit, disa prej të cilave janë vlerësuar shumë e mErituan dekorime, vende nderi, trofe etj jo vetëm nxorëN në dritë talentin, nivelin e lartë profesional, punën cilësore e frytdhënëse, nivelin e lartë të veprimtarisë së gjerë të muzikologut të shquar Ajajdin Topçiu në Gramsh e jashtë tij, por përmirësuan, përsosën e lartësuan gradualisht e rimikisht nivelin cilësor e artistik të tyre dhe rritën dukshëm në vijmësi edhe nivelin cilësor të punës profesionale e të krijimtarisë së tij në fushën e arsimit, të muzikës e të kulturës, duke e Bërë atë misionar të dijes, muzikolog virtuoz, organizator e drejtues dinjtoz, mjeshtër të madh të veprimtarive muzikore e kulturore-artistike brenda e jashtë Gramshit dhe Shqipërisë, për disa prej të cilave janë dhënë vlerësime të larta e të shumta nga muzikologë të shquar e personalitete shqiptare dhe europiane.

Të gjitha këto arritje të shkëlqyera i realizoi një njeri i thjeshtë, i mirë, fisnik, i zgjuar, me karakter të fortë, me ideal atdhetar e zemër të madhe, një mjeshtër i madh i muzikës me nivel të laRTë kulturor profesional e shkencor, me horizont të gjerë e vizion të qartë largpamës, me ndërgjegje të pastër e përgjegjësi të lartë, me synime të mëdha e objektiva konkrete, me pasion e dashuri të pakufishme për profesionin e vet, me zell të pareshtur, me durim e vendosmëri të jashtëzakonshme, me thjeshtësi e qetësi, me mirëkuptim, bashkëpunim e bashkërendim sistemor me kolegë, specialistë, artistë amatorë, instrumentistë popullorë, dashamirës të muzikës, të artit e të kulturës etj me punë titanike, frytdhënëse cilësore dhe me përkushtim të shumtë ritmik në vijimësi si Alajdin Topçiu.

Ai përballoi suksesshëm me kulturë e dituri, me durim, punë qëndrestare të pareshtur kalvarin e madh të vuajtjeve, vështirësive, mungesave e pengesave objektive e subjektive, streseve të shumta dhe ngarkesën e shumëfishtë të punës deri në kufijtë e së pamundurës, duke mos u ankuar e mos u dorëzuar kurrë para tyre. Kjo punë e madhe frytdhënëse cilësore e këtij muzikologu vigan, e cila u bë shkollë e veçantë në Gramsh, mund të përshkruhet vërtetësisht, plotësisht e me mjeshtëri shprehëse artistike sa e si duhet me tërë bukurinë, madhështinë e arritjet e saja të shkëlqyera vetëm duke përzgjedhur mirë e përdorur bukur fjalët magjike të gjuhës shqipe për ta përjetësuar më së miri në një libër cilësor, i cili do të jetë margaritar për familjen e ca më tepër për Gramshin e më gjerë dhe do të shërbejë e ndihmojë mjaft muzikologjinë e kulturën në Gramsh e më gjerë, për institucionet e specializuara, të punonjësve të sektorit të muzikës e të kulturës dhe për mbarë shoqërinë. Një libër i tillë më saktë, më mirë, më bukur, më tërheqës e më mbresëlënës mund të shkruhet nga vetë autori i kësaj pune frytdhënëse cilësore.

E vërteta dhe e drejta e ruajnë identitetin e tyre plotësisht, kudo dhe kurdoherë dhe nuk i mohon dot askush, pavarësisht nga përpjekjet mosmirënjohëse e keqdashëse të kujdoqofsin.

Fjalët e urta: “E drejta të zhyt, por nuk të mbyt,”dhe “ E drejta vonon, por nuk harron”, u vërtetuan edhe në qëndrimin që u mbajt nga politika e kohës dhe shteti monist ndaj muzikologut Alajdin Topçiu në Gransh.

Për gjithë këtë punë cilësore dhe për arritjët e shkëlqyera, disa prej të cilave kanë merituar dekorime nga komisione vlerësuese specialiste e vlerësime të larta nga personalitete të muzikologjisë, të artit e të kulturës shqiptare e europiane dhe nga intelektualë, drejtues, artistë , instrumentistë, ish-nxënës nga Gramshi, të cilët me shkrimet e tyre vlerësuese e mirënjohese, i kanë dhuruar shpërblimin më të madh e më të bukur mjeshtrit më madh të muzikës, Alejdin Topçiu, dhe e kanë lumturuar pafundësisht, e kanë bërë krenar, e kanë rinuar dhe e kanë frymëzuar për mjaft vepra të reja, kurse politika e kohës e organet e emërtesës, që i donin arritjet e tij, por e nënvlerësonin, e përçmonin, madje, e internonin autorin e tyre, nuk e vlerësuan e nuk e dekoruan deri në vitin 1991, vit ky kur ai u largua me familjen në Izrael, atdhe i origjinës së bashkëshortes së tij.

Mjeshtri Alajdin Topçiu, edhe pse e meritonte plotësisht shumë kohë më parë çdo dekorim me titull nderi, në demorkraci u dekorua nga Këshilli i Bashkisë Gramsh me titullin “Nderi i kulturës” në vitin 2010 dhe me titullin “Qytetar nderi” në vitin 2019. Artisti i kulturës, Alajdin Topçiu, për punën frytdhënëse cilësore, për mrekullitë muzikore e arritjet e shkëlqyera në veprimtarinë kulturore - artistike në Gramsh, meriton plotësisht të dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në udhëtimin e suksesshëm jetësor të mjeshtrit Alajdin me ndikim të madh frytdhënës ka qenë edhe ndihmesa e madhe konkrete e ritmike e Loreta Topçiut, jo vetëm si bashkëshorte e nënë shembullore, por edhe si kolege e bashkëpunëtore e ngushtë dinjitoze, e pasionuar pas muzikës, shumë e përkushtuar dhe e suksesshme në sektorin e arsimit e të kulturës, duke i krijuar të gjitha kushtet e lehtësitë e mundshme të jetesës e të punës dhe duke e ndihmuar tepër e konkretisht në kryerjen e punëve të shumta si muzikolog i gjithanshëm në punën studimore - shkencore e në veprimtarinë muzikore, kulturore - artistike në Gramsh dhe si mësues në shkollën 8 - vjeçare “Nazif Zhupani” në Sotirë. Me sjelljen e kulturuar qytetare e arritjet e shkëlqyera, simbol i punës e i përkushtimit njerëzor në Gramsh dhe me meritat përkatëse, ai e ndërtoi aq bukur historinë e vet jetëshkrimore, sa ajo flet saktë, qartë, bukur dhe me krenari. Pikërisht, të gjitha këto të lartshkruara dhe nevoja e domosdoshme e ruajtjes së përhershme dhe e përdorimit të vlershëm frytdhënës të kësaj përvoje të pasur muzikore, të veprave cilësore muzikore, veçanërisht të dy perlave simfonike: SB e SI, edhe pse nuk jam specialist muzike, më nxitën fort moralisht e atdhetarisht si intelektual i Gramshit, si bashkëkohës i autorit të mrekullive muzikore, të shkruaj dhe ia vlen të shkruaj, të paktën shkurtimisht, për këtë muzikolog të shquar, që ka lënë gjurmë të pashlyera në nivel vendor, kombëtar e ndërkombëtar me veprat e tija muzikore dhe me punën frytdhënëse cilësore të tij e ngriti deri në piedestalin e lartë veprimtarinë muzikore e kulturore - artistike në Gramsh dhe e bënë atë që të gëzojë e meritojë plotësisht mirënjohjen e respektin e të gjithëve, të kujtohet e të nderohet nga ish-nxënësit e tij e prindërit e tyre, nga artistët amatorë, kolegët, nga njerëzit e thjeshtë e çdo njeri që e njohu, sepse mirënjohja, vlerësimi, respekti e nderimi fitohen me merita dhe ai i ka plotësisht ato. Alajdini ka qenë dhe do të mbetet përherë një mik i vyer e dashamirës i gramshakëve dhe i Gramshit. Ja pse Alajdini qe, është dhe do të mbetet nderi i kulturës dhe qytetar nderi i Gramshit!

LIBRI PËRJETËSUES I MREKULLIVE MUZIKORE


Lexova me qetësi e kërshëri, vëmendje dhe kënaqësi librin “Mrekulli muzikore në Gramsh” të autorit Alajdin Topçiu, për të cilin dëshiroj të shpreh shkurt disa vlera që ai mbart. Madhështia e një vepre, të shkruar nga një artist e misionar i dijes, qëndron në faktin se sa ai më së miri pasqyron e përjetëson thjesht, vërtetësisht e bukur arritje të shkëlqyera muzikore, kulturore - artistike dhe arsimore të artistëve, të nxënësve, të popullit të vet e të vendit ku jeton e punon dhe sa reagon si zë i zhveshur nga lëvozhgat paragjykuese të një shoqërie në zhvillim. I tillë është libri monografik i mjeshtrit të madh të muzikës, Alajdin Topçiu. Kjo dëshmohet në titullin grishës të librit “Mrekulli muzikore në Gramsh” dhe në brendinë e tij përjetësuese. Ai përmban fakte e ngjarje të vërteta, të bukura, tërheqëse e të vyera për krijimet muzikore, studimet - shkencore të fushës së muzikës, veprimtari muzikore e kulturore - artistike, formime formacionesh muzikore të suksesshme, risi të vyera të artit muzikor e të folklorit muzikor polifonik gramshiot, të metodës së mësimdhënies në lëndën e muzikës dhe reagime të vlershme konkrete për përsosjen e pasurimin e mëtejshëm të tyre për gjallërimin e jetës kulturore – artistike të komunitetit të vendit të tij dhe më gjerë, duke synuar gjithmonë rritjen e mëtejshme e të pandërprerë të nivelit cilësor të tyre. Në libër janë përjetësur mirë veprat muzikore cilësore dhe veprintaritë kulturore – artistike të bukura, tërheqëse e mahnitëse, të cilat janë të hapura, konkrete, publike e të njohura para popullit, gjykatësi më i rreptë e më i drejtë. Ato i shërbyen më së miri jo vetëm gjallërimit të jetës kulturore – artistike të popullit, por edhe edukimit të tij ideoartistik, ideoestetik e kulturor. Ai pa me kërshëri, i dëgjoi me kënaqësi, i përjetoi me shumë emocione, lumturi e krenari të madhe dhe i vlerësoi maksimalisht me meritë bukurinë e rrallë e nivelin e lartë artistik cilësor të tyre ashtu si edhe shumë personalitete të shquara shqiptare e të huaja të muzikës, folklorit, artit e të kulturës, sepse ato kishin vulën e talentit, pasionit, mendimit, studimit, krijimit, kompozimit, dirigjimit, profesionalizmit, të punës frytdhënëse cilësore plot përkushtim të shumtë ritmik dhe të klasit të mjeshtrit të madh të muzikolodjisë shqiptare, Alajdin Topçiu, mbështetur fort e plotësisht edhe në thesarin e vyer etnokulturor të trevës së Gramshit. Madje populli artdashës i Gramshit dhe jo vetëm, disa prej tyre, ato më të bukurat, më madhështoret, më të dalluarat, më kulmoret e më mbresëlënëset jo vetëm i ka vlerësuar maksimalisht, por i ka ruajtur e i ruan me shumë kujdes e dashuri dhe i ka dëgjuar e i dëgjon me plot dëshirë, dashuri e nostalgji në vijimësi edhe në ditët e sotme nëpërmjet mjeteve elektronike e audiovizive bashkëkohore. Në libër të gjitha këto dhe jo vetëm, autori i tregon e i përshkruan natyrshëm, thjesht, saktë e bukur dhe shpreh merakun e madh për ruajtjen e përdorimin e pareshtur në vijimësi të kësaj pasurie të madhe muzikore e kulturore - artistike të trevës së Gramshit e të kombit tonë. Vërtet kjo gjë është nevojë e domosdoshmëri, mirësi dhe dobi për popullin kulturdashës të Gramshit dhe jo vetëm, për historinë e kulturën e tij, që kjo pasuri e madhe, e vyer, e mrekullueshme, e rrallë muzikore, instrumentale, artistike, koreografike, etnografike, kulturore, historike dhe identitare e Gramshit dhe e Shqipërisë të ruhet e të përcillet e freskët me origjinalitetin e vet tradicional me saktësi, përpikëri e siguri të plotë brez pas brezi, duke qenë njëkohësisht edhe detyrim e objektiv madhor e kryesor atdhetar i punës së institucioneve të kulturës nga Gramshi në Tiranë. Njëherësh në libër hidhet dritë edhe mbi jetën e autorit dhe të bashkëqytetarëve gramshakë nëpërmjet përshkrimit realist e të gjerë të veprimtarive të ndryshme në kulturë, arsim dhe të marrëdhënieve me artistët amatorë, të vjetër e të rinj, nxënësit e prindërit e tyre, kolegët, specialistët, intelektualët, komunitetin, që kanë lënë kujtime e mbresa të pashlyeshme të ndërsjella. Ata mësuan e punuan pareshtur bashkë gjithmonë me dhe për njëri-tjetrin, duke treguar dashuri, thjeshtësi, çiltërsi, qytetari, mirëkuptim, mirëbesim, bashkëpunim, punë të palodhur plot përkushtim dhe arritje cilësore, lumturi e krenari të pakufishme, vlerësime e nderime të merituara. Artistët amatorë e specialistët profesionistë të artit muzikor e të kulturës me pasion e punë gjithnjë e më cilësore plot përkushtim të shumtë ritmik në vijimësi e mësuan mirë, e interpretuan me mjeshtëri deri në përsosmëri veprën muzikore të mjeshtrit të muzikës dhe e lartësuan cilësisht atë e figurën artistike të autorit të tyre. Në mirëkuptim e bashkëpunim të sinqertë e të plotë të pareshtur me ata, muzikologu i shquar Alajdin Topçiu me talent, pasion e dashuri të madhe, vullnet të çeliktë e përkushtim maksimal në vijimësi kreu punë cilësore njohëse, studimore – shkencore për folklorin muzikor polifonik e traditat etnokulturore të trevës së Gramshit dhe zhvilloi veprimtari krijuese muzikore e kulturore – artistike, përgatitore kualifikuese e aftësuese të artistëve amatorë e të rinjve deri në interpretim mjeshtëror dhe e ngriti në piedestal zhvillimin e artit muzikor në Gramsh. Te këto marrëdhënie të plota mirëkuptimi e bashkëpunimi midis tyre dhe te puna e përbashkët frytdhënëse cilësore qëndron çelësi i sukseseve të veprimtarisë së tyre të larmishme për arritjet e shkëlqyera të njëpasnjëshme nga njësia më e vogël muzikore, kënga e deri te veprat e mëdha muzikore e kulturore – artistike që jehuan dhe e gjallëruan jetën kulturore – artistike në Gramsh e më gjerë. Ky është gjerësisht mesazhi kryesor i këij libri të bukur si vetë mrekullitë muzikore që përjetëson. Gjatë leximit të librit të tërheq shumë jo vetëm shumëllojshmëria, pasuria, bukuria e mrekullia e veprimtarive kulturore - artistike, puna studimore - shkencore në fushën e muzikës, por edhe format konkrete e frytdhënëse të punës e të marrëdhënieve me artistët amatorë, të rinjtë e me nxënësit dhe arritjet cilësore të njëpasnjëshme në veprimtaritë e kryera në qytet, në fshat, në zona, në Shqipëri e jashtë saj, të shoqëruara me vlerësimet e merituara e dekorimet përkatëse. Nëpër faqet e librit ndriçojnë përjetësisht emrat e shumë artistëve amatorë të vjetër e të rinj, mjeshtrave të veglave muzikore popullore, të këngëtarëve, të valltarëve etj. dhe shkëlqejnë talenti e mjeshtëria e tyre në interpretimin virtuoz të veprave muzikore, nga kënga “Nanurtije yjesh” e këngëtareve Ana Gjika e Liljana Koçollari, këngë hit e kohës dhe deri te simfonia baritore e GFG e ajo intrumentale e OKG etj. etj. Të gjitha këto të rrëmbejnë e të shpien fluturimthi në atmosferën entuziaste të jetës së gjallë e të bukur kulturore – artistike të asaj kohe, me të cilat bëri epokë Alajdin Topçiu në Gramsh, të emocionojnë e të lumturojnë pafundësisht, sidomos bashkëkohësit, që i panë, i dëgjuan e i përjetuan plotësisht nga afër ato perla të vërteta, si: simfonia baritore e GFG e simfonia instrumentale e OKG, që i dhanë famë e i lartësuan emrin Gramshit, u cilësuan “mrekulli muzikore” nga populli i tij artdashës dhe u vlerësuan shumë lart nga personalitete shqiptare dhe të huaja të muzikës, folklorit, artit e të kulturës: “perla të folklorit shqiptar”, “simfoni baritore”, “simfoni qiellore”, “simfoni unike” “simfoni e padëgjuar më parë”, “shkolla instrumentale e Gramshi” etj. Nëpërmjet leximit të këtij libri lexuesi i brezit të ri nxitet t’i shikojë e t’i dëgjojë me kënaqësi dhe t’i ruajë e pasurojë me variante e vepra të reja të tilla në vijimësi. Të mahnit thjeshtësia e qartësia me të cilat autori ka pasqyruar punën e vet të madhe e të gjithanshme të pareshtur plot përkushtim ritmik për realizimin cilësor të asaj veprimtarie të larmishme muzikore e kulturore-artistike, krijuese, studimore - shkencore, metodike, kualifikuese, praktike, zbatuese, të suksesshme cilësore, risitë e krijuara muzikore e grupore, duke përfshirë edhe vlerësimet e mëdha nga populli e nga personalitetet e shquara të muzikës, të artit e të kulturës në Shqipëri e jashtë saj dhe deri te dekorimet e merituara nga formacionet orkesrale, grupet muzikore e artistike, këngëtarët, fyelltarët, artistët amatorë dhe autori i të gjithë këtyre krijimeve, organizimeve, përgatitjeve, zhvillimeve e arritjeve të shumta cilësore muzikore e kulturore – artistike në Gramsh e jashtë tij. Për autorin dhe për veprimtarinë e tij 24 - vjeçare në Gramsh janë pasqyruar disa shkrime të personaliteteve të muzikës, të folklorit e të kulturës shqiptare dhe intelektualëve, artistëve amatorë, ish - nxënësve e të dashamirësve të Gramshit në faqet e librit. Disa prej këtyre shkrimeve, citate, janë vendosur pranë çështjeve përkatëse që iu kushtuan, i vlerësuan dhe disa më të gjatë e të përgjithshëm janë grupuar në kapitullin e pestë. Në to është vlerësuar shumë lart figura artistike e muzikologut të shquar Alajdin Topçiu dhe veprat e tij muzikore e veprimtaritë muzikore e kulturore – artistike në Gramsh e jashtë tij. Disa foto me ngjyra, që janë vendosur në libër të sistemuara, të grupuara dhe të shoqëruara me shkrimet shpjeguese përkatëse, si: vegla muzikore të trevës së Gramshit, pentagrame të plotësuara për lajtmotive simfonish muzikore etj., grupe e formacione të dalluara muzikore në veprimtari të ndryshme kulmore muzikore e kulturore - artistike, mësimore etj., ku figuron në disa prej tyre edhe vetë autori si përgatitës e drejtues i tyre, janë të bukura, të rëndësishme e të vlershme. Ato mbartin disa fakte konkrete, arritje cilësore e kujtime të papërsëritshme, të përhershme, domethënëse, kuptimplote e mbresëlënëse dhe jo vetëm e konkretizojnë, e plotësojnë dhe e pasurojnë përmbajtjen e librit, por edhe i japin asaj vlera të veçanta dhe e bëjnë atë më të bukur, më njoftuese, interesante, tërheqëse dhe nxitëse. Kur mbaron së lexuari librin, lexuesi kupton qartë se Alajdin Topçiu është dhe mbetet njeri fisnik me cilësi të vyera e me vlera të mëdha qytetarie e mirësie, talent, pasionant, punëtor mjaft i përkushtuar dobiprurës dhe mjeshtër i mrekullive muzikore e i muzikës. Libri rrezaton më së miri që ai me punën frytdhënëse cilësore, krijmtarinë muzikore dhe veprimtarinë kulturore – artistike në Gramsh është dhe mbetet maratonomaku fitimtar i kohës sonë. Lexuesi në libër mëson se populli e njohu mirë dhe e përjetoi shpirtërisht veprën e tij të mrekullueshme, i dha atij vlerësimin e nderimin e merituar në kohën e duhur dhe në shenjë mirënjohjeje e respekti i dhuroi titujt “mjeshtër” e “profesor”, me të cilët i drejtohej në jetën e përditshme. Në aspektin gjuhësor e letrar, libri është shkruar bukur me gjuhë letrare, duke përdorur drejt gjuhën standarde shqipe, me fjali të qarta, të larmishme e kuptimplote, me mjete të pasura artistike e me plot vlera njohëse, emocionale e mbresëlënëse. Ai ka vlera të mëdha atdhetare, muzikore, kulturore - artistike, ideoartistike, ideoestetike, shkencore, profesionale, kulturore, historike, qytetarie e mirësie, që na dhuron dobi, lumturi e krenari të pakufishme në vijimësi. Libri është i veçantë dhe shumë i rëndësishëm, ndoshta, edhe i vetëm i këtij lloji në fushën e muzikës e të kulturës në Gramsh dhe përbën një ndihmesë të çmuar të autorit, tashmë të moshuar në Izrael, për Gramshin dhe jo vetëm. Ai është pasurim i mëtejshëm i historisë kulturore, i literaturës muzikore, kulturore – artistike e studimore – shkencore në fushën e muzikologjisë e të kulturës dhe i bibliotekës së Gramshit e më gjerë, i cili do t’u shërbejë më së miri lexuesve gramshakë dhe jo vetëm. Për të gjitha këto, në radhë të parë, merita i takon autorit, muzikolog i shquar, zotit Alajdin Topçiu, sepse populli e artistët popullorë gramshakë, veglat e vjetra treadicionale muzikore dhe pasuria muzikore folkorike e trevës së Gramshit aty qenë, por asnjë tjetër deri atëherë s’e kishte bërë një punë e vepër të tillë si ai, madje edhe deri sot, veç atij. Vepra muzikore e mrekullitë muzikore, perla të folklorit muzikor polifonik të Gramshit e të atij shqiptar e pasuri të vyera të kluturës sonë kombëtare dhe madhështia artistike e figurës së mjeshtrit të madh të muzikës Alajdin Topçiu nuk veniten, s’plaken dhe nuk vdesin kurrë, por do të jetojnë e do të lartësohen gjithnjë e më tepër bashkë me popullin artdashës të Gramshit dhe me kombin tonë në shekuj. Merita e dytë e Alajdinit qëndron në përgatitjen dhe botimin e këij libri monografik, i cili jo vetëm përjetëson sa përmendëm më lart, por është edhe një thesar i vyer diturie e përvoje të pasur pune për artin muzikor e kulturor – artistik të periudhës 1967 –1991 në Gramsh dhe një margaritar i rrallë jo vetëm për familjen e tij, por edhe ca më tepër për Gramshin, muzikën e historinë e tij, për popullin artdashës, artistët amatorë, muzikantët e rinj, nxënësit e asaj treve dhe brezin e ri të sotëm e të ardhshëm dhe më gjerë. Autori me shumë respekt, dashuri, mirënjohje, nderim e dashamirësi të pakufishme i dhuron Gramshit këtë libër të bukur me vlera të mëdha, të larmishme e të vyera muzikore, artistike e kulturore, si vetë mrekullitë muzikore të papara e të padëgjuara, unike të folklorit muzikor polifonik gramshiot, në veçanti, veprat muzikore dhe veprimtaritë muzikore e kulturore – artistike shumë të bukura e cilësore, në përgjithësi, të kryera e shfaqura në Gramsh, në Shqipëri e jashtë saj. Libri është një pikë referimi studimi e mësimi dhe burim frymëzimi, veçanërisht për muzikantët, artistët e specialistët e rinj të artit e të kulturës, për punë të tilla të reja me nivel gjithnjë e më të lartë cilësor për zhvillimin e muzikës, folklorit, artit e kulturës në një stdad të ri bashkëkohor në Gramsh dhe më gjerë. Alajdin Topçiu me këtë libër shumëvlerësh ka kryer mrekulli tjetër pas mrekullive muzikore dhe ka bërë universializim vlerash njerëzore e kulturore. Vlera sjell shumë vlera dhe dobi. Dashuria meriton dashuri dhe mirësi.




32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page