top of page

Akademiku Bedri Dedja, baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë


Alfred Papuçiu

Nga Alfred Papuçiu


Gjithmonë njerëzit e mëdhenj, të çdo kombi qofshin, karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore. Unë kam pasur fatin gjatë jetës sime të kem pranë figura të tilla të shquara të gjuhësisë, profesor Mahir Domi, i cili më ndihmonte me zemërgjerësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, si edhe tim atë, për të ecur në rrugën e gjatë dhe të vështirë të publicistikës dhe letërsisë. I tillë ishte edhe “xhaxhi” Bedriu për mua, siç i thërrisnim ne, që herë pas here shihte shkrimet e mia para se t’i botoja.


Bedri Dedja dhe Alfred Papuçiu

Ai më dha kurajë gjatë jetës sime, sidomos pas vdekjes së tim eti. Me fjalët e tij të urta të një psikologu e pedagogu të shquar, më shtynte të shkruaja, si një terapi e mirë pas lodhjes së ditës, më dërgonte herë pas here letra, më telefononte apo më vinte dhe i shkoja për vizitë në Gjenevë apo Nëshatel, për të botuar në një vëllim refleksionet e mia, te të cilat ai nuk donte të vinte asnjë presje.

Botuam së bashku “Përrallat e Zvicrës” dygjuhësh, shqip dhe frëngjisht, të cilat lexohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër e gjetiu. I kam përkthyer disa artikuj të tij në frëngjisht me ”postulate” domethënëse për të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Zvicër, për sjelljen e tyre të edukuar, në një vend që i kishte pranuar në gjirin e tij. Vitin e Ri të fundit, para vdekjes së tij, e kaluam së bashku familjarisht në Nëshatel të Zvicrës, ku banon e bija. Aty kishte ardhur dhe i biri, Taulanti, dhe të afërm të tjerë. Kujtuam të kaluarën se sa ka bërë ai dhe e shoqja e përkushtuar, Pandora, për të ndihmuar nipër e mbesa që të merrnin sidomos rrugën e artit etj. Gazeta zvicerane “Le quotidien Jurassien” e ka cilësuar Bedri Deden si personalitet shqiptar me zë. Vitet ikin dhe ai sot do të kishte 89 vjet.


33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page