top of page

Agim Basha: NGA QË NUK ËSHTË MË BABAI

  • Sep 13, 2025
  • 1 min read

 

NGA QË NUK ËSHTË MË BABAI


********

Unë, tani e di

e mbaj mend vendin ku ulej

tek baçja, poshtë degëve të mollës...

Tani, unë di gjithçka

përse u thanë dy degë të arrës së madhe

që i bënte hije oborrit të shkollës...

 

E kam mësuar sekretin....

përse një krah i gështenjës në tokë ka rënë

Një plasaritje në qoshin e gurtë të shtëpisë

Ca hieroglife stërgjyshore në mermer

ca faqe librash zverdhur si meit...

dy kullat e larta të lerës...

Sikur, mezi qëndrojnë në këmbë..

Babai nuk është më

as mamaja nuk dëgjohet* kësaj hëne...*

 

Të dy, në vjeshtë zgjodhën dhe ikën...

herën e fundit që i pashë

Nuk mu dukën se ishin gati për udhë....

Ndoshta unë u vonova, se mërgimi s'pyet

për lindje, për dasma a  mort....

Dhe tani, edhe pse dy dekada....

pengut... kurrë nuk do ti iki dot...

 

Unë ca vargje i kam nisur për nënën

Por edhe për babain, i kam thënë  ca fjalë

prej vitesh ata jetojnë diku larg

në qiell ndoshta, por prej meje të pandarë....

Ngaqë nuk është më babai

kanë luajtur dhe trarët, kolonat e shtëpisë....

ne, të gjithë kemi ikur.....

kujtimet, si lisat  në mal kanë mbirë....







Ca vargje të thjeshtë, kujtesë në 24vjetorin e ikjes së babait..... Ai iku në 11 Shtator 2001....Bota atë ditë u përball me sulmin më të rëndë terrorist ndaj dy Kullave binjake (qendra tregtare) në New York....

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page