Adnan Mehmeti: PANAIRI I PESTË I LIBRIT SHQIP NË AMERIKË

PANAIRI I PESTË I LIBRIT SHQIP NË AMERIKË, NJË FESTË E LETËRSISË, KULTURËS DHE BASHKIMIT KOMBËTAR NË RIVERDALE, NEW JERSEY
Nga Arjeta Ferlushkaj Kotrri
RIVERDALE, NEW JERSEY, 11 tetor 2026 – Shkrimtarë, poetë, studiues, botues dhe dashamirës të librit u mblodhën më11 tetor në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, në Riverdale, New Jersey, për të marrë pjesë në edicionin e pestëtë “Panairit të Librit 2026”. Ky aktivitet letrar dhe kulturormblodhi së bashku krijues shqiptarë nga komunitete tëndryshme, përfshirë autorë nga Pensilvania dhe Kanadaja, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon shqiptarëtpërmes gjuhës, letërsisë dhe identitetit kombëtar.
Panairi u shndërrua në një hapësirë takimi, shkëmbimi përvojashdhe promovimi të librit shqip, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe të përcjelljes së gjuhës e kulturës shqiptare te brezate ardhshëm. Përtej një veprimtarie të zakonshme letrare, kyedicion përfaqësoi një tjetër hap në konsolidimin e një tradite qësynon të afrojë shkrimtarët, lexuesit dhe institucionet kulturoreshqiptare, kudo që ata jetojnë.
Arjeta F. Kotrri: Bashkëpunimi është çelësi i promovimit tëgjuhës dhe kulturës shqiptare
Veprimtaria u drejtua dhe u moderua nga n/kryetarja e Shoqatëssë Shkrimtarëve, studiuesja Arjeta F. Kotrri, e cila, udhëhoqiprogramin dhe prezantoi folësit e pjesëmarrësit. Në fjalën e sajtë hapjes, ajo vuri theksin te rëndësia e nismave letrare tëShoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, duke nënvizuarrolin e saj në krijimin dhe zhvillimin e traditës së panaireve tëlibrit. Ndër të tjera, Kotrri theksoi se Shoqata e ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë ishte e para që mori nismën për krijimindhe organizimin e një panairi libri, duke ndërtuar një platformëqë ka ardhur duke u rritur ndër vite. Ajo nënvizoi se suksesi ikëtyre veprimtarive nuk mund të mbështetet në punën e ndarëapo në konkurrencën mes organizatave, por në bashkëpunimin, respektin e ndërsjellë dhe një qëllim të përbashkët. Mesazhi i sajishte një thirrje për bashkim dhe bashkëpunim mes organizataveshqiptare, me synimin e përbashkët për të promovuar gjuhën dhekulturën shqiptare në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe për të siguruar vazhdimësinë e tyre ndër breza.
Adnan Mehmeti: Panairi i librit, një traditë që synon tështrihet në të gjithë Amerikën
Pas fjalës së moderatores, të pranishmëve iu drejtua Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili foli për rrugëtimin e panairit, rëndësinë e edicionit të pestë dhe synimin për ta shndërruar këtë veprimtarinë një traditë të qëndrueshme në komunitetet shqiptare tëAmerikës.
Mehmeti rikujtoi se nisma e panairit nisi në vitin 2009 dhe se kyedicion përfaqëson një tjetër etapë në zhvillimin e tij. Pas dyedicionesh në Nju Jork, dy në Konektikat dhe Ekspozitës sëLibrit Shqip, këtë herë panairi u organizua në New Jersey. Sipastij, lëvizja nga një shtet në tjetrin shpreh dëshirën që libri dheautori të jenë sa më pranë lexuesve shqiptarë, pavarësishtvendbanimit të tyre. Një vëmendje të veçantë Presidenti iShoqatës i kushtoi edhe bashkëpunimit me organizatat simotranë Shqipëri dhe Kosovë. Ai përmendi Lidhjen e Shkrimtarëvedhe Artistëve të Shqipërisë, të drejtuar nga prof. Mujo Buçpapaj, dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, të kryesuar nga prof. Shyqyri Galica.
Mehmeti theksoi se afrimi me këto institucione përbën një hap drejt bashkërendimit më të mirë të veprimtarive dhe zgjerimit tëmarrëdhënieve kulturore, duke vënë në qendër librin, kulturëndhe fjalën shqipe. Ai rikujtoi gjithashtu 25-vjetorin e Shoqatëssë Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, të kremtuar në prill tëkëtij viti, duke vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që kanëndihmuar në zhvillimin e saj përmes botimeve, takimeve, veprimtarive dhe miqësive të krijuara ndër vite.
Mesazhe urimi nga Shqipëria dhe Kosova
Edhe pse nuk mundi të ishte fizikisht e pranishme në këtëveprimtari, kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve, dr. YllkaFilipi, kishte dërguar një letër urimi për edicionin e pestë tëpanairit. Letrën e lexoi poetja Arjana Fetahu Gaba, duke përcjellë përshëndetjet dhe vlerësimin për këtë nismë kulturore.
Në mesazhin e saj, zonja Filipi theksoi se prania fizike nuk ështëgjithmonë kusht për të qenë pranë njëri-tjetrit, pasi dashuria përkulturën dhe kujtesa e përbashkët krijojnë lidhje që kapërcejnëlargësitë. Ajo e cilësoi panairin si vazhdimësi të një ëndrre qëështë shndërruar në traditë dhe çdo edicion i këtij panairi ështënjë ftesë për të mos e lënë fjalën shqipe të heshtë larg trojevetona, por për ta bërë atë të ndricojë kudo ku jetojnë, mendojnëdhe krijojnë shqiptarët. Ajo konkludon se “Panairi i Librit 2026, kjo urë shpirtërore mes kombeve, është kujtesa, identiteti dhetrashëgimia që ua dorëzojmë brezave si një amanet të gjallë.”
Përshëndetje me shkrim për organizatorët dhe pjesëmarrësitkishin dërguar gjithashtu prof. Mujo Buçpapaj, kryetar i Lidhjessë Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, dhe prof. ShyqyriGalica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Në letrën e tij, prof. Buçpapaj vlerësoi librin si një nga mjetetmë të rëndësishme për ruajtjen e kujtesës kolektive dhepërcjelljen e identitetit kulturor. Ai nënvizoi se, për një komb me një diasporë të gjerë si kombi shqiptar, promovimi i librit dhe ikulturës duhet të mbështetet në konceptin e një hapësire tëpërbashkët kulturore shqiptare, ku diaspora të jetë pjesë organikee zhvillimit kombëtar dhe jo një periferi e tij.
Sipas tij, Panairi i Librit Shqip në Amerikë përfaqëson njëprojekt me rëndësi kombëtare dhe vizion afatgjatë, që shkonpërtej një manifestimi të zakonshëm kulturor. Ai vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, i cili kontribuon nëjetën shoqërore, arsimore, kulturore dhe ekonomike të venditpritës, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet me gjuhën, historinë dhetraditat e origjinës.
Nga ana e tij, prof. Shyqyri Galica shprehu gatishmërinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për të mbështetur panairindhe për të vazhduar bashkëpunimin me Shoqatën e ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë, jo vetëm në fushën e librit, por edhe nëveprimtari të tjera kulturore. Ai theksoi rëndësinë e panairit sinjë hapësirë për dijen, kërkimin e njohurive të reja dhepasurimin e bibliotekave me botime të reja.
Bexhet Asani: Panairi, kulmi i një veprimtarie të gjerëkulturore
Fjalën e radhës e mori Bexhet Asani, sekretar i Shoqatës sëShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili foli për veprimtarinëshumëvjeçare të Shoqatës dhe kontributin e saj në jetënkulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Asani vuri në dukje se, gjatë një çerek shekulli, Shoqata ka promovuar një numër të madh veprash letrare dhe shkencore, ka botuar rregullisht revistën letrare Pena me krijimet e anëtarëvetë saj dhe ka organizuar promovime librash e veprimtari tëndryshme kulturore.
Ai e cilësoi Panairin e Librit si një nga kulmet e kësajveprimtarie, duke e lidhur organizimin e tij në muajin tetor me rëndësinë e librit dhe të leximit. Në fjalën e tij, Asani u bërithirrje shkrimtarëve që të kontribuojnë me veprat e tyre nëpasurimin e bibliotekës së Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, në mënyrë që librat e autorëve shqiptarë tëruhen dhe të jenë në dispozicion të lexuesve.
Mehill Velaj përcjell mesazhin e Akademisë së Artit tëBrazilit
Një moment domethënës i veprimtarisë ishte edhe fjala e shkrimtarit Mehill Velaj, i cili, përpara se të niste fjalën e tij, ftoitë pranishmit të mbanin një minutë heshtje në nderim të nënës sëpoetes Yllka Filipi, e cila ishte ndarë nga jeta.
Më pas, Velaj përcolli një mesazh përshëndetës nga prof. dr. Magna Aspasia Fontenelle, themeluese dhe presidente e AAP Brazil, drejtuar shkrimtarëve pjesëmarrës në panair.
Në këtë mesazh u vlerësua organizimi i panairit si një festë e librit dhe e kulturës, që bashkon popujt dhe krijon mundësi përdialog përtej kufijve gjeografikë. Përshëndetja nga Brazili e vendosi këtë veprimtari në një rrafsh më të gjerë ndërkombëtar, duke dëshmuar se letërsia mund të shërbejë si urë lidhëse meskulturave dhe komuniteteve të ndryshme.
Mesazhi përmbante urimin që librat të kapërcejnë kufijtë, tëafrojnë zemrat dhe ta shndërrojnë letërsinë në një urë tëpërhershme mes Brazilit, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisësë Veriut. Gjithashtu, u shpreh dëshira që panairi të jetë njëhapësirë takimesh, shkëmbimesh dhe mundësish të rejabashkëpunimi mes shkrimtarëve dhe lexuesve nga vende tëndryshme të botës.
Shkrimtari Lufti Brami, i ardhur nga Filadelfia, përshëndetitë pranishmit në emër të grupit të shkrimtarëve nga Pensilvaniadhe uroi suksese për organizatorët dhe vazhdimësinë e kësajveprimtarie.
Brami prezantoi shkurtimisht edhe librat me të cilët ishteparaqitur në panair, duke ndarë me pjesëmarrësit rëndësinë e takimeve të tilla për krijuesit shqiptarë që jetojnë larg atdheut. Në fjalën e tij, ai theksoi se panairi është shumë më tepër sesanjë ekspozim librash: ai përfaqëson një takim mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Amerikës, rreth një tryeze tëpërbashkët kulturore.
Një tjetër zë i diasporës shqiptare ishte shkrimtarja ValbonaAhmeti, e ardhur nga Kanadaja për të marrë pjesë në këtëedicion. Pas përshëndetjes së të pranishmëve, ajo falënderoikryesinë e Shoqatës për ftesën dhe për organizimin e këtijaktiviteti, të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm përkulturën shqiptare.
Ahmeti nënvizoi se kultura shqiptare vazhdon të jetojë edhepërtej oqeanit, larg atdheut, përmes gjuhës, letërsisë dhepërkushtimit të komuniteteve shqiptare. Sipas saj, pjesëmarrjanë panair përforcon bindjen se kultivimi dhe ruajtja e gjuhësshqipe janë domosdoshmëri për të ardhmen e identitetit tonëkulturor.
Shkrimtarët pjesëmarrës, të pritur me duartrokitje
Gjatë veprimtarisë, kryetari Adnan Mehmeti mori një moment për të përmendur emrat e shkrimtarëve dhe krijuesve tëpranishëm në panair. Për secilin prej tyre, salla shprehupërshëndetjen dhe vlerësimin përmes duartrokitjeve, në njëatmosferë respekti dhe miqësie mes kolegësh.

Ndër pjesëmarrësit ishin: Adnan Mehmeti, Arjeta FerlushkajKotrri, Bexhet Asani, Age Ivezaj, Mehill Velaj, Shpend Gjocaj, Virgjil Kule, Luz Thaqi, Arjana Fetahu Gaba, Adelina Dardha, Sami Mulaj, Ermira Mitre, Valbona Ahmeti, Liljana Lico, Ermira Shehi, Sabije Dervishi Veseli, Zana Kenjar, Tajar Domi, Hys Hasa, Lufti Brami, Ibadete Humolli Tetaj dhe ShkumbinTetaj.
Prania e tyre dëshmoi larminë e krijimtarisë shqiptare nëdiasporë dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave ku autorët mundtë takohen, të prezantojnë veprat e tyre dhe të ndërtojnë urabashkëpunimi.
Në kuadër të veprimtarisë, gazetari Denion Ndrenikaj u ftuagjithashtu për një përshëndetje. Ai shprehu dëshirën dheangazhimin për të vazhduar pasqyrimin e aktiviteteve tëkomunitetit shqiptar në Amerikë përmes mediave shqiptare, duke vlerësuar rëndësinë e dokumentimit dhe promovimit tëjetës kulturore të diasporës.
Andrra Sela, gjashtëvjeçarja që emocionoi sallën me poezinëshqipe
Një nga çastet më emocionuese të panairit ishte paraqitja e vogëlushes Andrra Sela, vetëm gjashtë vjeçe, e cila recitoi njëpoezi në gjuhën shqipe.
Zëri i saj i ëmbël dhe interpretimi plot ndjenjë prekën tëpranishmit, duke i dhënë veprimtarisë një mbyllje të veçantë. Nënjë aktivitet kushtuar librit, shkrimtarëve dhe ruajtjes sëkulturës, recitimi i saj përfaqësoi një simbol domethënës tëvazhdimësisë së gjuhës dhe traditës letrare shqiptare te brezat e rinj.
Ishte një moment që solli emocion në sallë dhe rikujtoi se dashuria për gjuhën amtare mund të kultivohet që në fëmijëri. Përmes zërit të një fëmije, mesazhi i panairit mori një kuptimedhe më të thellë: gjuha shqipe jeton për aq kohë sa përcillet, flitet, shkruhet dhe recitohet nga brezat që vijnë.
Dreka e ofruar nga familja Veseli, një tjetër dëshmi e mikpritjes shqiptare
Në përfundim të programit te panairit, pjesëmarrësit u mblodhënpër një drekë të ofruar me bujari nga familja Veseli, përmes Edi dhe Adi Veselit, të Mezzaluna Bistro Restaurant. Dreka u sponsorizua nga imami Harun Pollozhani, Flanza Pollozhani dheSabije Dervishi Veseli.
Ky moment mikpritjeje u dha mundësi shkrimtarëve, organizatorëve dhe miqve të vazhdonin bisedat në një atmosferëmiqësore, të shkëmbenin mendime mbi librat dhe krijimtarinëdhe të forconin lidhjet e krijuara gjatë veprimtarisë.
Një traditë që bashkon shqiptarët përmes librit dhe kulturës
Edicioni i pestë i Panairit të Librit Shqip në Amerikë, i zhvilluarnë Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” nëRiverdale, New Jersey, ishte një dëshmi e gjallë e rolit qëletërsia luan në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në afrimin e shqiptarëve kudo që jetojnë.
Mesazhet e folësve, letrat e urimit nga Shqipëria dhe Kosova, përshëndetja ndërkombëtare nga Brazili, pjesëmarrja e shkrimtarëve nga Pensilvania dhe Kanadaja, si dhe emocioni irecitimit të vogëlushes Andrra Sela, krijuan një program qëndërthurte përvojën e krijuesve me shpresën e brezave të rinj.
Panairi dëshmoi se libri nuk njeh kufij dhe se fjala shqipe mundtë ndërtojë ura mes kontinenteve, të ruajë kujtesën kolektive dhetë forcojë lidhjet mes atdheut dhe diasporës.
Nëpërmjet këtij edicioni, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë rikonfirmoi synimin për ta çuar librin dhe autorin mëpranë lexuesit shqiptar në Amerikë, duke nxitur bashkëpuniminme organizatat simotra dhe duke krijuar hapësira të reja përpromovimin e letërsisë shqiptare.
Sepse, në fund të fundit, një libër nuk është vetëm një vepër e shkruar: ai është kujtesë, identitet, komunikim dhe trashëgimi. Dhe për sa kohë që ka njerëz që shkruajnë, lexojnë dhe uapërcjellin gjuhën e tyre brezave të rinj, fjala shqipe do tëvazhdojë të jetojë, të zhvillohet dhe të lidhë shqiptarët kudo nëbotë.








Comments