top of page

Abstragimi poetik në kapjen e studiuesit Kadriu


Zeqir Kadriu

Abstragimi poetik në kapjen e studiuesit Kadriu

Dr Fatmir Terziu


Zeqir Kadriun kam patur rastin t’a njoh në vitin 1998. Ishte koha kur Universiteti i Tetovës, i drejtuar atëherë nga Fadil Sulejmani, vazhdonte të përballej me presionin shtetëror të Maqedonisë. Ishte koha kur me një grup shqiptarësh, me intelektualin Qazim Radoniqi, patriotin Hamit Dika dhe studiuesin Rahmi Tuda ishim duke realizuar një dokumentar për Universitetin e vendosur në vilat e Recicës. Ishte kjo kohë kur në planin letrar biseda do të pikëtakonte studiuesin Zeqir Kadriu. Ishte një bisedë modeste. Një bisedë e përqëndruar në krijimtari, studime e diskutime rreth poezisë së krijuar nga shqiptarët në Maqedoni. Gjatë bisedës ai më foli gjatë për universin krijues të Abdylazis Islamit, poetit, tregimtarit, romancierit, dramaturgut, publicistit, esistit, përkthyesit letrar dhe mbledhësit e studiuesit të folklorit shqiptar.

Por kush është vetë Zeqir Kadriu?

Zeqir Kadriu është njëri ndër intelektualët më të respektuar, të trojeve shqiptare të Albano-Maqedonisë, shkruhet në një nga informacionet e shkruara për të. Thuhet se “Meriton të shkruajmë me respekt të veçantë për zotërinë e tij, duke patur parasysh faktin se ka dhënë dhe është duke dhënë kontribute konkrete, në fushë të folklorit, albanologjisë dhe atdhedashurisë. Sa i përket fushës së parë, zoti Kadriu, sëbashku me Kadir Shabanin, Idriz Qahilin e veprimtarë të tjerë, ka ditur të kultivojë dhe afirmojë shpirtin folklorik të Shipkovicës, që nga ushtrimet e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Rexhep Voka” e deri në festivalet folklorike të Manastirit, dhe atë, në një periudhë të errët, kur ndiqej, edhe kënga shqipe.” Dhe në fakt këtë e kam pikasur jo vetëm gjatë asaj bisede me të por edhe gjatë leximit të veprave dhe krijimtarisë së tij, për të cilën jam duke shkruar më gjatë së shpejti. Zeqir Kadriu u lind në Shipkovicë tët Tetovës, në vitin 1956. Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë, ndërsa Fakultetin Filozofik (Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare), në Universitetin e Kosovës në Prishtinë (1978). Që atë kohë, iu rrek hulumtimeve shkencore në fushë të linguistikës, rast me të cilin e mbrojti me sukses liçencën “Sistemi foljor në të folmen e fshatrave të Malësisë së Sharrit”.Para një viti, zotëria e tij ka dhënë provimin e pjekurisë universitare, në fushë të linguistikës, me një vepër të suksesshme, lidhur me dialektet e shqiptarëve të Maqedonisë. Pas kryerjes së fakultetit, punoi disa vite si arsimtar, në vendlindje si dhe në fshatrat e Dërvenisë, duke ushtruar edhe profesionin e drejtorit, në Shkollën ”Pashko Vasa” të Grupçinit. Është ndër intelektualët e rrallë të Shipkovicës, që mbrojti në Universitetin Shtetëror të Tiranës, studimet e doktoratës, duke i kurorëzuar ato me një tezë kushtuar jetës dhe veprës së Abdylazis Islamit. Monografia që iu botua në vitin 1997, në kuadrin e Shtypshkronjës Shqiptare “Luma”në Tetovë, mban titullin “Ngadhnjimi i fjalës”(Universi poetik i Abdylazis Islamit).Libri u promovua pas një viti (mars 1988), në Pallatin e Kulturës “De Rada” të Tetovës. Ja pra, edhe një propozim i ri i Shipkovicës, për emërtimin e një inststitucioni tetovar. Kështu ia ngatërronte llogaritë koalicionit turko-sllav, edhe Rexhep Voka, me Katër Kalemate tij, përmes të cilavet kërkonte bashkimin e katër vilajeteve shqiptare, në kohën kur vllehët, shqiptarët dhe bullgarët, u ngritën në kryengritje të armatosur, për çrobërimin e Albano-Maqedonisë, dhe shndërrimin e saj, në një republikë multietnike, me të drejta të barabarta (1903).

THJESHTËSI KOMUNIKIMI, JO POEZI THJESHTËZUAR

Në studimin e tij “Ngadhënjimi i fjalës” Kadriu shkruan për poetin Islami: “Nga studimi tërësor i poezisë së Abdylazis Islamit dhe në një pjesë të kësaj krijimtarie del se poeti na paraqitet disi i vështirë si ka ardhur nga disa faktorë. Së pari, do të thoshnim nga vetë tipi i poetit, i cili për të qenë kurdoherë origjinal, shprehet në trajta monologijke- sintaksore disa herë të subjektivizuara, të tilla që mund t’i hasim edhe në poetë të tjerë shqiptarë, por edhe në të huaj, madje edhe në shumë të përmendur. Këto trajta tejet të subjektivizuara, bëhen edhe më të vështira nga që një pjesë e krijimeve përshkrohen nga meditacioni disi bruto i papërpunuar dhe nga meditacioni disi bruto i papëtpunuar dhe nga një lloj abstragimi poetik, që ende s’ka gjetur format e kthjellta të komunikmit.”…Vazhdon


190 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page