top of page

A do te pajtohemi ndonjehere


Tahsin Xh. Demiraj

A do te pajtohemi ndonjehere neve Shqiptaret, me njeri tjetrin?...

Kjo pyetje me eshte skalitur ne pjesen e trurit te kujteses dhe nuk me shqitet. Dua te kaloje, te me lere te qete, te shkoje ne harrese por jo, nuk me shkon, nuk me le te qete. Me mundon, me mundon dhe nuk me le te harroj se çfare pajtimi kerkoj une, kur nuk jam zene e grindur e share me njeri. Ne pergjithesi une jam paqesor dhe shoqerohem me shoke paqesor dhe nuk grindemi kurre me çfaredo bisede qe te bejme, e gjejme zgjidhjen konsensuale, ose pa e gjetur kete, i hapim rruge njeri tjetrit dhe e kam vene re se nuk mbajme meri per te djeshmen kontradiktore qe kaluam...Ne fund te fundit çfare do te ndajme?

Me kuijtohet! Ne fund te viteve '80 apo me sakte ne fillim te dhjetvjeçarit te fundit te shekulit qe shkoi, u gjenda edhe une ne mes te turmave qe kerkonte te blinte nje gazete opozitare te sapodale nga veza (shtypshkronja) tek parku 1 Maj ne Durres, shperthente ne te kater anet nje thirrje me ze prekes, nje thuirrje- lutje per pajtim kombetar. Thash nje here se e degjova keq! Duhej te ishte Pajtim Nderkombetar- thash me vete- pasi me ata qeme ndare per vdekje, por jo, jo ishte fjala per Pajtim kombetar domethene brendaperbrenda, me njeri tjetrin- shqiptaret me shqiptaret, nuk ish fjala per neve me Sovjetiket apo me Amerikanet, Englezet, Greket, Gjermanet, Italianet apo Francezet... E çuditeshme por keshtu po ndodhte, kerkohej pajtim komnbetar kur asnjehere nuk ishte thene se kishim qene ne ZEMERIM KOMBETAR. Edhe krejt pa dashje ngado qe te kthenje koken do te ndesheshe me nje tjeter person duke pyetur njeri tjetrin pa fjale; Pse a mos jemi te zene neve te dy dhe po aty pergjigjeshim pa fjale jo vetem qe nuk jemi te zene por jemi shoke, miq, e ishim gati per ti ofruar kafe njeri tjetrit. Keshtu ndodhte me te gjithe, me sa me kujtohet, domethene nuk kishim gje ne mes njeri tjetrit po me ke atehere, me ke dhe nga kush kerkohej ky PAJTIM KOMBETAR, mos po kerkohej me ndonje komb tjeter afer neve? Mos po kerkohej pajtimi me Kongolezet? Nuk ishim grindur ndonjehere me Kongolezet, edhe fqinjet na kishin provokuar, ishim perplasur, na kishin vrare dhe iu ishim pergjegjur i kishim vrare. Secili ne vendin e tije, as te kam dhe as me ke borzh.

Mbante Greqia nje ligje lufte qe ne kohen kur neve ishim ne perberje te Mbreterise Italjane qe ka vite, qe me qe dukur i pa vend, i kote. Neve ishim Itali- atehere, Italia i shpalli lufte Greqise dhe Greqia jo vetem e mprapsi por edhe i shkaktoi deme te ndjeshme; jane miqesuar e shkembejne e shkembehen me njera tjetren. E me neve jo dhe jo. Me neve e mba ne jete ligjin e luftes, kur neve e dime historikisht qe kurre nuk i kemi shpallur lufte kurrkujt veçse na kane shpallur lufte, na kane kafshuar apo rrjepur nga nje territor here pas here e na kane rregjuar. Kjo hyn ne pajtim nderkombetar. Pooor... me te, jemi pajtuar e po i japim, e po i japim, e po i japim kur ajo nuk na jep as te drejten e fjales per vellezerit tone çamer. Kjo me duket se nuk shkon...Me Grekun, me Grekun te kerkohet pajtimi e jo me neve, neve ne rast se kemi mosmarreveshje le ti drejtohemi Drejtesise apo le ti lajme vete hesapet...

Aaaaah po, po. Kjo qe desha te gjej une e ka nje fillim, nuk eshte nje thirrje e kote, ne tym. Kjo me duket se lindi ne Mukje ate Gusht te larget te vitit 1943. Po, po lindi ne Mukje te Krujes dhe leshoi rrenje e mori mori permasa, filloi Lufta e mallkuar civile qe shume nga neve ju vjen tharet per ta pranuar, shume nga neve e quajn lufte Nacional çlirimtare por ajo perveçse LUFTE CIVILE, nuk ka tjeter emer e me ato permasa qe mori u kthye ne Nacional SHKATERRIMTARE se u vrane kushe di se sa bij nenash- shqipetare nga shqiptaret se u ndame keq e mos me keq ne tanet dhe te armikut e qe nga Mukja e deri me sot kane kaluar dhjetevjeçare jo nje e dy po pese e gjashte e shtate dhe ajo ndarje jo qe nuk sheshohet por vazhdon te thellohet. Ajo nuk qe nje ndarje po qe nje mallkim i Zotit qe na ra ne koke e nuk do te na shqitet kurren e kurres.

E u ndame ne ate fare feje sa qe nuk po luftonim armikun e perbashket por po luftonim me njeri tjetrin, ashtu siç nuk ndodhte me popujt e tjere ne Europe. Ndersa neper shtete te tjere luftonin pushtuesin, te kunderten e asaj qe benim ne. Kur Shqiptaret po vriteshin nga Shqiptaret, Shevqet Musaraj shkruante "Epopene e Ballit Kombetar" - sherbimi me i madh qe i behej vellavrasjes, Shqipetaret kunder Shqipetareve, Nacionalisti Hekuran Zhiti shkrojti "Dy luftetaret" Dy vellezer tek luftojne e vriten me njeri tjetrin e Hekurani ben thirrje per bashkim me njeri tjetrin, per pushimin e luftes vellavrasese. kjo veper u shfaq atehere dhe la pershtypjen me te mire se ishte thirrje tejet njerezore Ndersa Shevqeti u be Heroi punes Socialiste me Epopene e Ballit Kombetar, Hekuran Zhiti e pagoi shtrenjte me ndjekje, persekutim e burgosje poemen e vellavrasjes, Jo vetem kaq por rrufeshem u shpernda dhe u perhp urdheri i pushkatimit te poemes. Bridhte urdheri si i terbuar per nje poeme dhe ku e gjeten e grisen dhe e dogjen dhe pagoi ai qe e shkrojti vite burg. Miku i njerezimit pagoi si armik i popullit.

Ne rast se Luan Omari u pajtua me dajon e tije- Enverin- vrases te babait te tije- Bahriut, a do te pajtohjeshin nenat, baballaret, djemt dhe vajzat e 80 ballistave qe vrau Mehmet Shehu me Dushanin ne Golem te Lushnjes? A do te pajtoheshin Qendrajt e Progonatit me Gjoliikajt e Jaho Gjolikut per vrasjen e 5 ballistave qe i vrau vete Jahoja? A do te pajtoheshin pasardhesit e te vrareve nga Shefqet Peçi me pasardhesit e ketij te fundit?

Urdherin per operacionin per te zhdukur nga faqja e dheut jo vetem kundershtaret politike por edhe popullsine "rreaksionare" te fshatit Starove e dha komisari i Shtabit te Pergjithshem, Enver Hoxha me 21 mars 1944: "Sikunder qe e dini Starova ka qene dhe eshte qendra e rreaksionareve te felliqur te qarkut te Korçes...Me nje fjale, Starova eshte nje çerdhe e ndyte te cilen ne duhet ta godasim rende dhe ta zhdukim. Nga ana tjeter Starova eshte dera e çetave te Ballit...Per me sulmue Staroven e me veprue duke kap bejleret e djege shtepite e tyre, eshte pa tjeter e nevojshme dhe goditja e Pogradecit, ku, perveç suksesit politik qe mund te kemi, mund te furnizojme me veshmbathje dhe me ushqime forcat e Brigates" (Fondi i Shtabit te Pergjithshem, dok. 49 date 21 mars 1944,)

Ne pergjigje te ketij urdheri kriminel- jakobin te Enver Hoxhes, Mehmet Shehu, pas betejes se pergjakshme ne Staroven me 400 shtepi, i rraporton Enver Hoxhes:"Tani, me perjashtim te 5 shtepive qe ishin me ne, nuk ka me Starove". Shikoni se çfare cinizmi shkembehet ne mes dy egersirash...A e kane harruar, a e kane falur kete masaker Starovasit?

Ne nje takim masiv ne Shkoder, tamam pas çlirimit vete Mehmet Shehu, nder te tjera tha: "O me neve o kundra neve. Kokrra e plumbit nje gjysem leku". Mbyllte rrugen e nje mendimi pluralist apo ideje tjeter, duhej pa tjeter te ishe komunist ose te mos beje hije mbi dhe. Kete nuk e thoshte nje dokudo por e thoshte ay qe kishte hyre ne mite e legjenda per krime dhe terror. A ndodh ne bote nje fenomen i tille i çuditshem? Kjo eshte nje çmenduri. Nje mentalitet i tille do te zoteronte ne Shqiperi per nje gjysem shekulli, por e keqja nuk mbaroi, mentaliteti nga dashja apo nga frika leshoi rrenje...A e fali katoliçizmi jone fundboten qe ju shkaktuan Mehmet Shehu, Shefqet Peçi dhe repartet ndeshkuese komuniste? A mund kete pajtim ne mes te Turqve dhe Armeneve? A mund te kete pajtim ne mes te Judenjve dhe Nazizmit gjerman? A mund te kete pajtim ne mes komunizmit Shqiptar dhe Ballit Kombetar e Legalitetit?...A mund te gjendet gjuhe komunikimi ne mes PD dhe PS dhe LSI dhe partive e partiçkave te tjera qe jane ndare dhe kane ndare tere popullin dhe e kane hasmeruar me njeri tjetrin me keq se ne kohen e zeze te diktatures?

Neve dhe sot e kesaje dite arrijme dhe i kerkojme tjetrit me imponim se per ke do te votoje e per ke votoi, kur privacy ruhet me ligje dhe eshte nje e drejte supreme e kujado njeriu qe ben hije mbi dhe. Atehere ku eshte çlirimi jone?...Ku eshte demokracia qe thuhet se e fituam sot e afro 30 vjet me pare, qe kur terhoqem zvarre diktatorin neper Tirane?

Metodat terroriste qe zgjodhen komkunistet, ishin vrasjet pa gjyq te kundershtareve politike, por edhe te bashkepunetoreve te dyshuar te tyre, vrasjet prapa kraheve ne prag te shtepive, ne prita, vrasjet politike te organizuara nga njesitet ndeshkimore guerrile, por edhe njerezve te pafajshem, torturat djegja e shtepive, grabitja (sekuestrimi i pasurive), pushkatimi i roberve te luftes apo i te vetedorezuarve e te tjera...

(Uran Butka "E djathta dhe e majta ne lufte"- faqae 133.)

Ato çfare rendita me siper ishin shume pak nga shembujt e panumurt trondites te luftes vellavrasese civile qe i ndau ne dy pjese kombin e Shqiptareve ne Ballista dhe Komunista ne vrases te njeri tjetrit ne nje hasmeri te pa fundme qe do ta trashegonin brezat dhe nuk do te pajtoheshin mee kurren e kurres...U indoktrinuan masa te tera njerzish-Sancylote, turmash te uritura pòr te vrare masen tjeter me te kamur sikur t'ja u kishte rrembyer te pareve, u helmuan keq njerzit e Zotit kunder njerzve te Zotit. Kjo ishte mençuria e djallit qe nuk e gjen ne komb tjeter ne bote. Kjo na solli ne kete gjendje hasmerie mizore. Gjaku do gjak...

A do te pajtoheshin njerzit e te vrareve per bomben ne Ambasaden sovjetike per te tyret qe u vrane pa nje fare akuze, pa gjyq? A do te pajtoheshin armata e kulakeve me ata qe urdheruan te mos kishte fare komunikim me ata se ata moren vulen e armikut? A do te pajtohen turmat qe bridhnin neper kamjona nga jugu ne veri dhe nga veriu ne Juge per te arritur ne destinacionin e caktuar per interrnim. A do te pajtohej Shiti i Qazim Mulletit me djemt dhe vajzen e Enver Hoxhes kur Enveri e interrnoi Shitin dhe te jemen Zonjen Hajrijue per fajin qe kishte bere Qazimi se qe Prefekt i Tiranes dhe e linte te qete Enver kuqaloshin te hynte e te dilte, te banonte ne shtepine e tije tek qeraxhiu Bahri Omari? Ata vete i hasmeruan njerzit, turmat, Shqiptaret me njeri tjetrin me luften e mallkuar te klasave qe vrau dashurite e sapo lindura ne mes te te rinjve.

Ata vete tani kerkojne pajtim kombetar?

Ata vete, ne mos ata bijt e tyre, pergjigjen e heshtur te pajtimit, e moren per pajtim dhe u versulen me te papermbajtur, me agresive, me aeeoganta e me prepotenta. Jo qe falje nuk kerkuan, nuk diskutohet por akoma i bien fyellit te vjeter, akoma i shekojne ish armiqte si armiq, nje soj si athere...

Autorit te ketije shkrimi ne vitet e para te "çlirimit" i ka mbetur e skalitur ne tru mesuesi i shkolles 7 vjeçare qe bente diferencimin e nxenesve: Ti je bir i partizanit, ti duhet te marresh nota te mira ndersa tiii, te njof une ty...hiqe shallin e pionierit...kush ta ka dhene shallin ty...tiii edhe ne shkolle nuk duhet te vish me, iiik...perjashtaaa, nuk dua te te shof me ketuuu...shkollat jane per femijet e partizaneve. Dhe hasmeroheshin keshtu brezat e ardheshem...

Dhe çfare te ardhnme prisnim neve ne shoqerine shqiptare, te ketyre viteve qe po jetojme ne nje atmosfere "Demokratike"me kaqe kujtime te hidhura qe nuk shlyhen kollaj?...Eshte shume normale qe te gjurmojme albumeve per te rrembyer me te keq fotografirat qe ia tregojme njeri tjetrit qe paska dale me diktatorin, qe paska pas miqesi me Sekretarin e Komitetit te Partise, qe paska kenduar ne festival nje kenge per "Xhaxhin Enver".

Ne parlament, jo nje here na ka rene rasti te shohim qe mberthehenh me njeri tjetrin dhe okupojne foltoren e shenjte per te vjelle vrer per njeri tjetrin dhe inatet e tyre i bejne çeshtje te pergjitheshme sikur ato te jene problemet e pergjitheshme, qe na shqetesojne kur ka kaqe e kaqe probleme alarmante e jetike per tu zgjidhur nga deputetet qe kemi"Zgjedhur" apo nga ata qe kane "Vjedhur"

Qysh mund te kete pajtim kombetar kur volejbollisti Asllan Rusi u fut ne psikhiatri se guxoi te dashurohet me Pranvera Hoxhen? E qysh mund te arrihet pajtimi Kombetar kur atje ne majen e piramides martesa e Skender Shehut djalit te Mehmet Shehut me Silva Turdiun u be çeshtje kombetare e mori dhene dhe punet vane deri ne vrasjen misterioze te kryeministrit dhe ne shuarjen e tere familjes, dhe shqiperia kaloi nete ankthi ne vitin 82 te shekullit te kaluar? Vrasje kanibaleske, zhdukje Makbethiane krime te pa para, nje kategori njerzish e keqdoktrinuar qe te mos jene besnike te askujt vetem te vetes deri ne vdekje, beri sikur kerkoi Pajtimin Kombetar dhe perseri u terhoq e doli akoma me e fuqishme, me arrogante e prepotente e me kriminale e perseri me hapa galopante ben qe te RILINDE, e keqja, e djeshmja, e perenduara?...

I paskish te thella rrenjet ajo thirrje- kerkesa- lutja per PAJTIM KOMBETAR

Nga tanet dhe te armikut u ndane fshatra e zona te tera ata qe ndihmuan partizanet dhe ato qe ndihmuan ballin. E dalengadale Jugu u be me partine e Veriu mbeti bastioni antikomunist, Miredita mbeti vendi i heroinave dhe diversanteve. Veriu katolik u qellua me gure te flakte meteorike. Ne veri me uzurpimin komunist te vendit arriti fundbota. Keshtu u ndame ne dy kampe te medha, keshtu u be ndarja e madhe kombetare. E qysh pra tani, kerkohej ai pajtim kombetar?

E ku ta gjejme Pajtimjin kombetar kur mentaliteti komunist Shqipetar, bredh si i harbuar neper bote, qoshe me qoshe, i trazon e nuk le dy gure bashke, kur fshehtesia, prapa shpina e top sekretet komuniste bejne habira te pa para e te padegjuara, kane dale nga veze te padukeshme e kane marre trajten e Mafjes e te Kamorres?, kur kane vene ne telashe Antimafjen, Interpolin, FBI, Intelligent Servisin, Asfaline.

A do te pajtohemi ndonjehere ne Shqiptaret me njeri tjetrin?


Tahsin Xh. Demiraj

Lyon 2.03.18.

59 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page