top of page

Lexo


Lexo

Astrit Lulushi


Ulem të vrapoj në botën shpirtërore; E kam pasur këtë avantazh, në libra. Dehem me një gotë verë E përjetoj këtë kënaqësi, kur lexoj mendime të shkruara.


Duke menduar pak më shumë, të gjithë do të bëheshin studiues e vëzhgues, sepse natyra dhe fati janë për të gjithë njësoj. Njeriu mbledh pasuri, krijon familjeje, bën shtet, fiton famë, në fund vdes, dhe nuk ka më frikë nga ndryshimi apo aksidenti. “Më i pari egjiptian, Thothi, ngriti një cep të velit nga statuja e hyjnisë; dhe e pa se ishte po aq e freskët sa vetja, sepse ishte ai që rishikonte vegimin”. (Thënie e lashtê). Koha nuk është as e kaluar, as e tashme, as e ardhme. Vendi ku ulesh bëhet më i favorshëm për mendimin sesa një universitet ose bibliotekë.Gjatë gjithë kohës, libri qëndronte në tryezë, megjithëse e shfletoja herë pas here. Lufta e klasave e bënte të pamundur studimin më shumë. Megjithatë, e mbaja veten nga perspektiva e një leximi të tillë në të ardhmen. Kam lexuar libra në atë kohë plot ankth e terror, derisa u turpërova një ditë kur pyeta veten - Ku jeton? Çfarë bën?, dhe mora udhën. Njeriu mund të lexojë Homerin ose Eskilin sepse nënkupton në një farë mase se imiton heronjtë. Shtypi modern i lirë, me të gjitha përkthimet, ka bërë pak për afrimin e lexuesit me shkrimtarët e lashtësisë e të vjetër, që duken të vetmuar, edhe letra në të cilën janë shtypur. Nëse je e re/i ri je me fat, sepse ia vlen shpenzimi i ditëve të mësosh vetëm disa fjalë të një gjuhe të vjetër, larg nga banaliteti i rrugës. Jo më kot njeriu kujton dhe përsërit ato pak fjalë latine që ka dëgjuar, jo se do t'i hapin rrugën për studime, mosha ka kaluar. Fundja, për çfarë janë klasikët, nëse jo për pyetjet siç nuk iu bënë kurrë Delfit dhe Dodonës. Ne gjithashtu mund të mos studiojmë Natyrën, sepse ajo është e vjetër. Por të lexosh mirë, domethënë të lexosh libra të vërtetë e ‘me një frymë’, është ushtrim fisnik; si stërvitja që bën sportisti për të qëndruar në lojë gjatë gjithë kohës. Librat duhet të lexohen me aq qëllim dhe rezervë sa janë shkruar. Nuk mjafton të flasësh gjuhën e kombi me të cilën janë shkruar, sepse ka një interval midis gjuhës së folur dhe asaj të shkruar, gjuhës së dëgjuar dhe gjuhës së lexuar. Njëriu është zakonisht kalimtar; një tingull, një gjuhë, një dialekt e mëson në mënyrë të pandërgjegjshme. Tek të tjerët është pjekuria dhe përvoja; është gjuha amë-tare (e mëmës dhe atit). Kur kombet filoan të shkruanin gjuhën e për qëllimet e letërsisë në rritje, atëherë u ringjall mësimi dhe studiuesit u mundësuan të dallonin thesaret e lashtësisë. Sado që mund t'i admirojmë shpërthimet e herëpashershme të elokuencës së oratorit, fjalët e shkruara janë mbi gjuhën e folur sa kupa e qiellit është prapa reve. Janë yjet, dhe ata mund t'i lexojnë. Astronomët i komentojnë dhe i vëzhgojnë gjithmonë. Ajo që quhet elokuencë në forum zakonisht është retorikë në studim. Oratori i nënshtrohet frymëzimit të një rasti kalimtar dhe u flet atyre që mund ta dëgjojnë, por shkrimtari i flet intelektit dhe mirëqënies së njerëzve, të gjithëve në çdo moshë, që mund ta kuptojnë. Nuk është çudi që Aleksandri e mbajti Iliadën me vete në ekspeditat e tij në një kuti të çmuar. Një fjalë e shkruar është relikti më i zgjedhur. Është vepra e arti më afër jetës. Ajo mund të përkthehet në çdo gjuhë, dhe nuk paraqitet vetëm në telajo ose në mermer, por gdhendet nga vetë fryma e jetës. Simboli i mendimit të një njeriu të lashtë bëhet fjalimi i një njeriu modern. Librat, më të vjetër më të mirë, qëndrojnë me të drejtë në raftet e çdo vile; ato nuk kanë arsye për t'u lutur “më lexo”, por ndriçojnë lexuesin sa që arsyeja e tij e shëndoshë nuk do t'i refuzojë. Autorët e tyre janë aristokraci e natyrshme dhe e parezistueshme në çdo shoqëri dhe, më shumë se mbretër apo perandorë, ushtrojnë ndikim mbi njerëzimin. Kur tregtari analfabet ka fituar nga sipërmarrja dhe industria kohën e lirë dhe pavarësinë e tij të lakmuar dhe është pranuar në qarqet e pasurisë dhe modës, ai kthehet në mënyrë të pashmangshme në ato qarqe akoma më të larta, por megjithatë të paarritshme të intelektit dhe gjeniut, dhe është i ndieshëm vetëm për papërsosmërinë e kulturës së tij dhe kotësinë dhe pamjaftueshmërinë e të gjitha pasurive të tij, dhe më tej dëshmon sensin e tij të mirë me dhimbjet që merr për t'u siguruar fëmijëve të tij atë kulturë intelektuale, dëshirën e së cilës e ndjen aq fort. . Homeri nuk ishte shtypur ende në anglisht në shekullin XVIII, as Eskili, as Virgjili; shkrimet akoma më të vjetra dhe më klasike, por edhe më pak të njohura të kombeve u grumbulluan edhe më shumë, kur njerëzimi depozitoi me radhë trofetë e tij në forumin e botës. Veprat e poetëve të mëdhenj nuk janë lexuar ende, vetëm poetët e mëdhenj mund t'i lexojnë ato, ndërsa turma lexon yjet, më së shumti astrologjikisht, jo astronomikisht. Shumica kanë mësuar të lexojnë për t'i shërbyer një lehtësie të vogël, siç kanë mësuar të kodojnë në mënyrë që të mbajnë llogari dhe të mos mashtrohen në tregti; por të lexuar si një ushtrim intelektual dinë pak ose aspak. I kemi mësuar shkronjat, duhet të lexojmë më të mirën që është në letërsi; të mos lexojmë duke e shoqëruar fjalën me gisht; gjuhën e shkruar ta përdorim në të folur, gjë që vlen mjaft për të dëshiruar. Shumica e njerëzve janë të kënaqur nëse lexojnë dhe binden nga mençuria e një libri të mirë, dhe për pjesën tjetër të jetës vegjetojnë dhe shpërndajnë aftësitë e tyre në atë që quhet lexim i lehtë; si ‘gjeli i gjallë që blihet për vit të ri, ushqehet me zorr, sepse nuk ka asgjë për të humbur.


15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page