
BAJAME HOXHA -ÇELIKU
Kush ma mbushi jetën plot?
Kush më la syrin në lot?
Kush më dha të syve dritë?
Kush më fali çiltërsitë?
Kush më mbrojti, më dha vlerë?
Kush më dha shpirtin ngaherë?
Kush buz`qeshi nëpër dhimbje?
Kush e pa hënën në humbje?
Kush e pa diellin në flakë?
Kush e pa yllin me vragë?
Kush e pa lumin në rrjedhë?
Kush e gjet detin e thellë?
Kush më dha zëmrën në dorë?
Kush më ngrohu shpirtin borë?
Kush më rroku sy e gushë?
Kush më deshi gusht më gusht?
Kush më la shpirtin në lot?
Kush më ftohu nga kjo botë?
Kush më dha kaq hidhërime?
Kush më ndau në thërrime?
Kush më deshi të braktisur?
Kush më la ndjenjë pa bitisur?
Kush më zgjoi, kush më ngrysi?
Kush më mbrojti siç e nisi?!
Kush qe hëna, kush qe dielli?
Kush qe yll që ndriçoi qielli?
Kush u ngrit me flatra lart?
Kush ma la shpirtin të ngratë?!
Kush më iku e s`kthehet prapë?
Kush më la të ngrirë në prag?
Kush më mbushi frymëzime?
Kush më tha:je ëndrra ime?!
Kush më ndenji pranë në jetë?
Kush më foli si një mbret?
Kush më dha vite gëzimi?
Kush më dha krah`fluturimi?!
Kush më mbushi me pranverë?
Kush më doli krah ngaherë?
Kush më tha: je lule maji?
Kush i kish fjalët prej ari?!
Kush më dha muzë edhe varg?
Kush më ngriti lart e lart?
Kush më hoqi muzgun sysh?
Kush ma bëri natën dysh?
Kush më tha: je psherëtimë?
Kush më tha: o zëmra ime?
Kush më ngjiti në altar?
Kush më dha puthjen e parë?!
Kush më tha: je perëndeshë,
Kush më tha: lule me vesë,
Kush më preku me aq zjarr,
Kush më mbajti qelibar?!
Kush më foli ngrohtë-ngrohtë,
Kush më fshiu ata lot?
Kush më deshi mot më mot,
Kush më ndau nga kjo botë?!
Kush më ndoqi hap pas hapi,
Kush më la lotin te pragu?
Kush më preku leht`e lehtë,
Kush më puthi plot një jetë?!
Kush më puthi në çdo stinë?
Kush më zgjoi në çdo agim?
Kush më solli trëndafila?
Plot buqeta me zymbyla?!
Kush më dha dorën e ngrohtë,
Kush ma ngau zëmrën e fortë?
Kush më bëri për të qarë,
Kush mi fshiu lotët e parë?
Kush më deshi me gjithë zëmër,
Kush më la të bukur emër?
Kush më erdhi si zambak,
Kush më deshi natë pa natë?
Kush lulëzoi nëpër agime,
Kush e mbajti zëmrën time?
Kush më tha: je trëndafil,
Kush më tha: je gojë bilbil?
Kush më tha: je shpirtja ime,
Kush më la në rrugë, jetime?
Kush më iku, më tradhtoi,
Kush më tepër më plagoi?
תגובות