Bora
Nga Fatmir Terziu
Jam në kohë. Në kohën time. Kohën e duhur sublime. Unë u jap dashuri të dashuruarve. Kur më shtrove, unë gënjeva. Të lë të më shtrosh, sepse doja që dikush të më kuptonte. Dikush të më qetësonte. Isha egoiste, doja të qetësoja dëshirën time për vëmendje, bardhësi të butë, të ndjeshme. Për të gjithë? Për të gjithë…, dhe të sjellshme. A jam në kohën e duhur? Nuk kam ardhur vetëm për tu dukur. Nuk kam ardhur vetëm për fotografi.
Kjo është për shkak se ju jeni në një problem me të ngrohtën dhe të pasigurtë me faturën, unë kam ende dëshirën për t'ju befasuar me bardhësi. Në fakt ju jeni të ndjeshëm, ndërsa jeni kaq të pasigurtë. I mbani mend nënat dhe baballarët tuaj sa herë e kanë provuar. E ata nuk kishin celularë, apo fotografi të tilla masive nëpër duar. Por unë nuk ju sjell vetëm bardhësi. Ju jap dhe një sprovë për dashuri. Ju më puthni pa u ndjerë. Më shkrini në fytyrën tuaj të lyer, në buzët e juaj të përskuqura, në gjokset tuaja të ngritura.
Por unë nuk duhej të ju puthja, sepse e dija që nuk do të doja t'ju kisha vënë sikletin e kohës. Nuk doja të ishim të dashuruar. Kisha hallin e rrugëve, shkollave, spitaleve…, por e doja aromën tuaj. E përtypa dhe luaja me të për të kursyer ndjenjat e juaja dhe për të zbehur turpin tim të rënies në një kohë që ju keni shumë halle. Shumë probleme.
Por më besoni, jam e lumtur që ju njoha atë ditë të tmerrshme, që u shfaq në letër gjithë ajo e pashkruar dhe e panjohur si perfekte.
Ditën kur më prezantuat me ju të sapolindurit nën bardhësinë time, për të ju dashur të pastër dhe të bekuar, sikurse që kam dashur të parët tuaj. Erdha për të mos më harruar. Ë, pra mos më harroni, se unë jam simboli i puritetit dhe pastërtisë. Lexoni flokët e bardha të gjysheve dhe gjyshërve tuaj, lexoni pasazhet tona më të bukura të Shkrimit: „Më lani dhe do të jem më i bardhë se bora!“. Tani edhe ju ma mësuat emrin tim. Unë nuk u prezantova, ju kërkoj ndjesë pra, unë jam Bora.
Bora që ju kam njohur, edhe atje në mal, në fushë e në kodër, edhe këtu në Londër. Pra jam edhe këtu, ndaj rashë edhe për Ju. Dhe unë e di, tashmë e di, që ju do të më mbani gjatë e gjatë edhe kur të tretem, e di se do të më fiksoni në fotografi.
Gazmend Cufaj
Fantastic!
Drita Ademi
Teper bukur! Urime!
Liri Pone Bele
Shumë , Shumë Bukur !
Natasha Xhelili
Nje kendveshtrim I ri per deboren qe vjen papritur e na gezon e hidheron njekohesisht. Shkruar nga vete bora kupton se ajo ka deshire te vij prane nesh pa na demtuar. Urime Fatmir Terziu .