top of page

45 mijë stërlina për të prekurit nga tërmeti me ndihmën e Radios shqiptare në Londër


Niman Hoxha

45 mijë stërlina për të prekurit nga tërmeti me ndihmën e Radios shqiptare në Londër


Dr Fatmir Terziu


Niman Hoxha, pronari i Radios shqiptare në Londër, njëkohësisht dhe i “London Eye Studio”, dhe një njeri i njohur i medias shqiptare në komunitetin shqiptar që në takimin me rastin e grumbullimit të ndihmave në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, të inicuar nga Ambasadori Qirjako Qirko e pati ngritur zërin për grumbullimin e rreth 40 mijë stërlinave për të dëmtuarit. Duhej të kalonin ditë që të dëgjohej tashmë publikisht se “Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribut të çmuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Ata po dhurojnë para në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” nga mbarë shtetet europiane. Shqiptarët nga Anglia kanë dhuruar plot 45 mijë stërlina”. Kontribuesit kryesorë të kësaj shume janë plot 270 donatorë të tjerë shqiptarë ka theksuar e bija e pronarit të radios, studentja Enxhi Hoxha, vetë nismëtari i kësaj shume të grumbulluar me ndihmën e radios së tij, babai i saj Niman Hoxha, tre biznesmenë të thjeshtë dhe mjaft të tjerë.

Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” mësohet se nëna e Enxhi Hoxhës mori live në telefon dhe tha se janë mbledhur deri tani 45 mijë stërlina, kurse kontributi vazhdon.

“Jam nëna e vajzës. Unë ju përshëndes për kontributin tuaj ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Siç e thotë vajza, ne jemi të tre donatorë, e me ndihmën e disa biznesmenëve shqiptarë kemi mbledhur këtë kontribut të çmuar. Janë aktualisht 45 mijë paund, kurse janë duke u mbledhur edhe para në vazhdim. Duke parë se njerëzit e kanë humbur besimin tek politika, dëgjuesit e radios që kemi ne në Angli kanë vendosur të kontribuojnë tek ju. Vajza ime me shpirt ka bashkëpunuar me të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu në Angli. Ne jemi me origjinë, jemi tropojanë., tha Valbona Hoxha, nëna e studentes Enxhi Hoxha.


52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page