Nga Fritz RADOVANI:
13 DHJETOR 1990: SHKODRA
ZHGULI DIKTATORIN TIRAN
“100 TIRANËT”
Autor: NIGEL CAWTHORNE
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:
BOTA MODERNE
ENVER HOXHA (1908 – 1985) Udhëheqës i Shqipnisë
Jeta dhe Krimet
1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të Shqipnisë...
1930 – Shkoi në Francë për studime.
1934 – Ka shërbye si sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel.
1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba mësues.
1939 – U largue nga arësimi për refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste
Shqiptare; hapi dyqan cigareshitës.
1941 – U formue Partia Komuniste Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
1944 – U formue Qeveria Provizore; Filluan gjyqet e ekzekutimet.
1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli Kishat dhe konfiskoi pronat private.
1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me Bashkimin Sovjetik.
1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.
1981 – Seleksionoi partinë dhe drejtuesit e shtetit.
1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në Tiranë.
Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.
■Në 100 TIRANËT ma barbar të historisë botnore asht edhe Enver Hoxha.
Dijetari i madh i shkencës së matematikës, Prof. Petro Fundo ka thanë:
“Diktatorë si Enver Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes së tyre!”
Ai prap asht mendja, mishi dhe zemra e kalbun e Presidentëve tanë, nga viti 1944...
Ai asht edhe sot udhëheqës i PPSh, Kuvendit Popullor, Qeverrisë dhe Gjykatave.., po dhe i të gjitha Bankave mbrenda e jashta “Shqipërisë”, sepse, “ay e bëri Shqipërinë...”, dyke mbajtur të varura në portofolet e tij “tituj dhe dekorata” per 70 vjetë tiran:
■Dekorata: “Hero i Popujve tëJugosllavisë”1946.Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të B.R.S.S...
HAPNI VARRIN E SHIKONI ... Aty do ta gjeni dyke shkruar:
■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE...
NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”
■Dokumentat e Arkivave tregojnë: 45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre Shqiptare..!
■Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur.., që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës e terroriste, po kurrë, të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..!
■Mosprekja e titujve dhe dekoratave sot ka njëvlerëtëmadhe, mbasi Bota kupton se nga presidentët, kryeministrat, kuvendi popullor, qeveritarët, sigurimi i shtetit, organet e “drejtësisë” etj…, ishin dhe vazhdojnëme kenëpasuesit besnikëtëtiranisëpashoqe barbare e vrastare enveriste. Kjo pra, asht “Rilindja”!..
Melbourne, 11 Dhjetor 2019.
Comments