
Midis gjërave të vjetra që kam me vete është edhe një bllok shënimesh me fletë të zverdhura . Është relikë nga koha kur kam qënë gazetar. E shfletova këto ditë këtu në Amerikë . Më freskoi kujtesën ky shë nim: Maxhunda, specialist bangladeshas ka ardhur në Shqipëri në përbërje të ekipit të IFDC-së, projekt amerikan ky në ndihmë të Shqipërisë me plehra kimike dhe pesticide. Në një tabelë që Maxhunda e kishte varur në murin e zyrës së tij lexoj:
Njeriu mer informacion për botën që e rrethon përmes shqisave të tij: Me shikim 83 përqind, me dëgjim 11 përqind, me nuhatje 3 përqind, me prekje 2 përqind dhe me shijim 1 pë rqind.
-Ku je bazuar për këto të dhëna?-pyes Maxhundën.
-I kam siguruar nga studimet që ka bërë Universiteti Ame...-përgjigjet ai.
Sado që po mundohem të gjej emrin e Universitetit nuk mundem sepse nuk lexohet në shënimet e mia pasi letra në atë pjesë është e zhubravitur aq shumë sa nuk lexohen fare gërmat. Edhe unë nuk e mbaj mend pas kaq kohësh. Që kur u njoha me këto fakte dhe sidomos këto ditë që shfletova bllokun me feksi brenda vetes drejtësia e shprehjes së popullit kur betohet:"Për sytë e ballit, më placin syyë , më pafsh pa sy" Drejtësine e të dhënave shkencore ma përforcon edhe ky fakt. Në rininë time të herëshme kam parë një film japonez me titull"Ishulli pa emer" Filmi pothuaj ishte pa zë , pa përkthim. Mirepo ai ndiqej me kënaqësi nga spektatorët, sepse veprimet e aktorëve, mjedisi ku zhvilloheshin ngjarjet, flisnin me veprim. Ishte film i ri por autorët e tij, me sa kuptova, kishin menduar që ai film të kuptohej pa përkthim , vetëm me shikim në të gjitha shtetet e botës. A nuk janë të tillë , të kuptueshëm edhe filmat me Olion dhe Stelion apo filmat e parë të Çarli Çaplinit? Vetëm me shikim përceptohej kumti që përcillte filmi.
Maxhunda ishte një burrë brun i lezetshëm, me shumë kulturë dhe mjaft i sjellshë m. I zoti në zanatin e vet si lektor e specialist i fushës. Kjo dukej në seminaret që ai zhvillonte me fermere, specialistë e biznesmenë . Ishte njeri i shkencës. Mirëpo specialistët shqiptarë që e shoqëronin atë nëpër Shqipëri kishin vënë re një veprim të çuditshëm. Duke ecur me makinë, kishte raste qe ai, herë pas here shikonte orën dhe në një kohë të përshtatëshme per ate , i thoshte shoferit të ndalonte. Në terrene te pjerrta dhe me shkurre ai zbriste poshtë . Shoqëruesit e tij mendonin se ai zbriste për të kryer nevojat personale. Mirëpo me kohë ata u mesuan me Maxhundën. Ai zbriste poshtë dhe në ndonjë vënd të përshatëshëm ai kryente ritin e faljes. Maxhunda ishte edhe specialist edhe fetar i thekur....
Ta lemë Maxhundën në punën e vet.. Kanë kaluar mjaft kohë që atehere. Të tjera shënime kam në fletoret e reja. Kam lexuar e lexoj shumë burime nga mediat e shumta falë shërbimit internetik. Disa fakte më bëjnë të besoj se aty- ketu shkenca ka pika takimi me predikimet e fesë . Nisur që këtej dhe nga disa përjetime që kam patur gjatë jetës , po çalltis modestisht të bëj këtë shkrim lidhur me shqisat. Esene do ta mbështes vetëm në fakte duke iu larguar fikshën-it por, gjithsesi, mendoj, që do ketë efekt informimi per lexuesit.
E para është fjala-thotë feja përmes Biblës dhe Kuranit. Që fjala të artikulohet së pari ajo duhet dëgjuar. Është pikënisje për komunikim. Kështu në raportin e pë - rqindjeve të mësipërme , nëse marim parasysh kohen e lindjes se shqisave, duhet thene se i pari është degjimi, fjala. Tjetër gjë eshtë potenca e njërës apo tjetrës shqisë në njohjen e botës. Në këtë rast i pari ë shtë shikimi. Shkenca e embrionologjisë na mëson se embrioni i njeriut fillon të dëgjojë në fund të shtatzanisë së nënës ndërsa shikimi fillon disa ditë pas lindjes së bebes. Rëndësia e dëgjimit duket te njerëzit shurdhmemecë të cilët me shumë vështirësi ambientohen me botën që i rrethon. Veshi është pë-rgjegjës jo vetëm për dë gjim por edhe për ekuilibrin e trupit te njeriut.
Feja bën pyetjen se cila është ajo fuqi enigmatike qe bën të mundur simbiozën e shqisave dhe ligjin e kompensimit të tyre në rastin kur mungon ose dobësohet njëra shqise atëhere forcohet një tjëter? Kështu lindin edhe plot pyetje te tjera. Në fund ajo jep përgjigjen: Kjo fuqi është zoti, është krijuesi i gjithë sisë .Ndodh kështu sepse nuk u jepen përgjigje shumë enigmave të natyrës dhe kombinacioneve të shqisave. Me sa kam lexuar, dhe për këtë më vjen mirë , feja për të bërë të besueshme predikimin e vet, mbeshtetet në të dhënat shkencore, përmend emra shkencëtarësh. Fetarët specialistë në hulumtime shkencore thonë se valët zanore nuk dëgjohen nën 16 lëkundje në sekondë dhe ato mbi 30 mijë lëkundje në sekondë . Edhe shikimi i ka të përcaktuar kufijtë . Njeriu nuk shikon shumë larg dhe shumë afër. Po ashtu ai nuk shikon rrezet ultraviolet, rrezet alfa, gama, iks. Lind pyetja: Si shpjegohet fakti që aftësia për të përceptuar botën varet 83 përqind nga shikimi dhe 11 përqind nga dëgjimi i cili nga ana e vet është shumë larg nga nuhatja, prekja dhe shijimi? Kujtojmë këtu se me dëgjim kuptohen edhe gjera abstrakte si fëshfërimat e erës, zhurmat e dallgëve të ujit etj. Nuk kam të dhëna shkencore por kam ama disa përjetime jetësore personale përsa i përket shikimit në këtë rast. Në vitin 2008 botova librin tim" Lis në Shkëmb" Ia dhurova një kopje ish më sueses time të parë ,Marika Dhëmbit, përmes një djali që jetonte në Boboshticë , fshat në Korcë ku banonte edhe Marika. Ky djali më pyeti:
-E ke për atë plakën qe jeton në lagjen e sipërme të fshatit?!
Të njëjtën pyetje, përafërsisht , më bëri djali i dajos tim nga Pogradeci kur unë përmes tij i dhuraova librin mesueses floqare, Myzejen Shahinlli që ishte martuar në Pogradec.
- Mos ki merak, është plakë e mirë , e kemi komshi!
Në të dy rastet u pataksa. Si, si? Plakës? Nuk e di në se i fola vetes apo bashkëbiseduesve!.Marikën kisha që nga viti 1954 pa e pare, edhe Myzejenin kam 45 vjet pa e parë . Në përfytyrimin tim ato kishin mbetur mësuese 20 vjecare, të " veshura" me bukurinë e moshës..
Syri-thuhet se vdes i fundit kur njeriu ndrron jetë .Syrin e levizin 6 muskuj. Nervi i tij lidhet me një qendër të vecantë të trurit. Impulset nervore krijojnë elektricitet. Kush nuk ka provuar këtë elektricitet kur ferkon me forcë sytë ? Mos vallë në 83 përqindëshin futen edhe ëndërrimet dhe përfytyrimet me sy mbyllur? Ndoshta edhe njerëzit që janë në koma apo duke dhënë shpirt pranë qirinjve të ndezur si simbol i ndricimit të rrugës qiellore, dëgjojnë fjalët dhe dënesat e të afërmëve duke i parë ata me sy mbyllur
Sipas meje numëri i muskujve apo i nervave nuk lidhet shumë me aftësinë për të perceptuar botën. Kështu p. sh.,gjuha si organ i shijimit ka 17 muskuj të lëvizëshëm, 3 nerva e 9 mijë gjendra shijimi e, megjithate, prej gjuhës përfitohet vetëm 1 pë rqind e njohjes së botës.
Një studim shkencor i kryer në vitin 2008 tregon se shqisat ndikojnë edhe në gjendjen shpirtërore të njeriut. Kur dobësohet nuhatja, gati është dhe hop, shfaqen së - mundje neurologjike si parkinsoni dhe alcajmeri. Me qe jemi te nuhatja le të qëndrojmë pak këtu e ta analizojmë jo thjesht si shqisë që ushtrohet me anën e humdës, por te aroma e mirë apo e keqe e trupit të njeriut. Si fillim , le ta lidhim pak nuhatjen me ndjeshmërinë , alias me prekjen. Çdokush e di se temperaturat, përkëdheljet, dhimbjet,ngacmimet, perceptohen me anë të lëkurëes që është vendi ku ndodhet ndjeshmëria. Pse? Sepse atje janë mbaresat e fijeve nervore. Lëkura ze pjesën më të madhe të trupit edhe pse përbën mesatarisht vetëm 2. 7 kilogram. Trashësia e saj ndryshon nga një organ te tjetri. Te kapakët e syve lëkura eshte 0.5 mm e trashë ndërsa te shputat e këmbëve 0.5 cm.
Dëshiroj të qëndroj në dy vecori specifike të lëkurës.
E para është veçoria unke e lëkurës së mollëzave të gishtave. Çdo njeri ka shenja specifike , krejt të vecanta në mollëzat e gishtave. Këto shenja janë të ndryshme edhe midis njerzve binjakë . Çudia eshtë se shënjat rigjenerohen edhe në rastet kur digjet lëkura e mollëzave.
E dyta veçori është aroma e lëkurës. Po mundohem ta ilustroj me ndonjë përjetim personal. Aroma e lëkurës prodhohet nga gjendrat e yndyrës të cilat lëshojnë acidin organik. Vëzhguesit e këtij procesi sqarojnë se erë të fortë kanë njerëzit me ngjyrë dhe indianët. Një fakt : Kur familja ime shkëmbeu shtëpinë që kishte në fillim per ca muaj në lagjen e Kullës se Hirit me një shtëpi tjetër në qendër të Korçes , pas statujes së ushtarit të panjohur ku jetonte një familje e komunitetit egjyptian që tërë fisin e kishte te Kulla e Hirit, atëhere nëna dhe motrat e mia bënë njërën për t'i lyer dy herë muret e shtëpisë që kudërmonin erë të rëndë .
Aroma e trupit ruhet edhe ne placka(teshat) qe vesh njeriu. Nuk janë të rralla rrastet kur nënat venë para hundës dhe marin erë nga plackat e fëmijëve që ruajnë në për kanistra apo sëndyqe pasi ata janë larguar prej një kohe te gjatë prej shtepisë . Aroma ndryshon nga mosha në moshë . Bebet që ushqehen me qumësht gjiri kanë aromë karakteristike. Lëkura e njeriut të shendoshe ka erë tjetër nga ajo e një të sëmuri. Diabetiku p.sh mban erë aceton. Ky mdryshim vihet re edhe midis mashkullit dhe femrës. Sapo m'u kujtua tani shprehja e një personazhi kryesore femer te një nga librat e Gollsuorthit, e cila sapo u fut në shtëpi tha:"Po nuhas aromën e një mashkulli"
Disa minuta me parë në shtëpi ishte futur një i njohuri i saj..
FIQRI SHAHINLLARI