FYTYRËN TËNDE KA PYLLI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 24, 2020
- 1 min read

Në këtë mëngjes therës, një pjesë të kujtimeve i le në orët që tashmë janë të lashta.
Po ndiej shiun poshtë një çadre ngjyrë ajri që flokët m’i përkëdhel e m’i mpleks lagësht. Tingulli i tij, si i endur me shpirtrat e muzave, më çon nga këlthitjet e pulëbardhave, drejt një pylli që ka fytyrën tënde, buzëqeshjen tënde, aromën tënde të panjohur, që më sjell imazhin e një ëndrre të pafund... Arratisen në krahët e erës... e bashkë rrugëtojnë zëri i detit me zërin e shiut mbi pyll e shpirtra...
Vasil Klironomi: Fytyrën tënde ka pylli
një Orë Diellore që na tregon se poezia e bukur, shkruhet
vetëm në çaste frymëzimi.
Vasil Klironomi