top of page

KRITIKA NDRYSHE: - Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare - Pjesa e Dytë. Duke përdorur me profesionalizëm lentet e strukturave konceptuale më të përpunuara mbi modernizmin dhe pasmodernizmin, Terziu zbulon edhe lidhjet e qenësishme të arritjeve më të vyera të tregimtarisë shqiptare të ditëve tona jo vetëm me rrjedhat përkatëse të modernitetit, por edhe me nektarin e papërsëritshëm të gurrës rrëfimtare të krijimtarisë folklorike të shqiptarëve. I çliruar nga ankthet e paragjykimeve ideologjike dhe si një “gjeolog” i sprovuar Fatmir Terziu gjurmon mineralin e vërtetë artistik, jo vetëm në dritën e diellit e në regëtimet e hënës, por edhe në terrin e natës. Si të thuash, ai është i pajisur me busullën teorike që e orienton drejt mineralit artistik të çdo kohe dhe kudo që të ndodhet. (Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI).

KRITIKA NDRYSHE - Pjesa e Dytë

30,00 £Price
Quantity
bottom of page