Terziu po "terzi" mbetet:pret e qep,sipas kërkesave. Ai rrëfen si një gjysh që tregon përrralla. Nuk ka fjalë elokuente që kërkojnë erudicion apo zhbirime fjalorësh,por thjesht dhe shtruar,-xha Avramshe,do të thosha- tregon dhe jo vetëm kaq:tregimet kanë mesazhe dhe moral. Këto janë dy faktorë që ia rritin vlerën librit. Ndonjëherë,nga këto mesazhe kanë për të mësuar dhe mosha adoloshente,po se po,po deri dhe të rritur.Lexojeni"Kur braktisen vlerat" dhe do më jepni të drejtë. Terziu nuk flet kuturu,vetëm e vetëm që ja:të shtoj në galerinë e tij të botimeve dhe një libër dhe aq. Përkundrazi,si "terzi"i mirë,mat shtatë herë dhe pret njëherë.Kur lexon librin,nuk ke si mos befasohesh,se,sado ndonjë rrëfenjë është e njohur dhe botërisht (ajo e berberit të mbretit ),tek Terziu sikur e gjen me "një rrobë tjetër",se e tillë është dora që ka bërë"prerjen"dhe "qepjen" e kësaj rrobe. *** "Xha Avrami" i Terziut,tani sapo ka dalë.Unë mendoj se,sa nuk është vonë,specialistët që merren me librin në Ministrinë e Arsimit e të Shkencës,duhet ta vendosin këtë libër në listën e librave për të gjithë ciklin e shkollave 9-vjecare,se përfitimi nga vlerat e këtij libri do të jetë i madh. Terziut:-Me të tjera,made in "Versaçe!".
RRËFENJAT E XHA AVRAMIT
SKU: 9dgwqy
£33.93Price


