ZOT NA MËSO


Arjana Fetahu Gaba

ZOT NA MËSO



Dridhet sot shqiponja, e s'ulet dot gjëkundi, Tërmeti malet, zemrat, lotin shkundi. Deti u trazua me dallgë dhe fundi j'u trondit, Nga e qara e një fëmije, plot ankth edhe frikë.

Plasariur copa copa, rënë përdhe, Zogjtë e vegjël, mbetur jashtë pa fole. Shkundet pema me gjithë rrënjë, e s'ka fuqi, Dielli lart në qiell të ngrysur, fshehur rri.

Zot, na mëso të bëhemi, të mirë me tokën, Të duam jetën, të mbrojmë ne botën. Na trego ti udhën, dhe pse vështirë, Na trego si të rritet, ky brez më mirë.

T'u lëmë një jetë të dlirë, ta trashëgojnë, T'u lëmë një shpresë që ta besojnë. Një qiell një tokë mbushur nektar, Një shpirt të lirë, mbushur behar.

Shqiponja ime, po ta jap shpirtin, fluturo, Në male, dete, fusha e ngado, Se zemra ime kështu ma do. I qava Zotit dhe ju luta, më beso.

#Arjana #Fetahu #Gaba

20 views

Shkrimet e fundit