top of page

ZONJA ME TRI SHTETËSI DHE TRI SHTËPI……



ZONJA ME TRI SHTETËSI DHE TRI SHTËPI……

Tregim nga Halil RAMA


1.

Artenisa K. as që mund ta imagjinonte se pikërisht përzgjedhja e saj si prezantuese e spektaklit për nder të udhëheqësit do të shndrohej në pikë kthese për të ardhmen e saj. Nuk i kishte mbushur ende 17 vjeç, por si nxënëse shembullore e recituese e talentuar, dhe veçanërisht për hiret dhe bukurinë e saj magjepëse, qe caktuar të prezantonte këtë show me rastin ardhjes të numrit një të partisë në qyetetin juglindor të G. Edhe vetë organizatorëve nuk u kishte shkuar ndër mend se mijëra qytetarët që kishin mbushur sheshin e qytetit, sapo Nisa të shfaqej në skenën e improvizuar, në vend të brohorisnin udhëheqësin, do të shpërthenin në zëra të fuqishëm: Nisa, Nisa, Nisa!!! Por ja që e bukura triumfon edhe para Zeusit…, ndonëse shoqëruesit e tij dhe kasnecët e Sigurimit do ta shenjonin si incident rastësor këtë sjellje të qytetarëve, që do t’i kushtonte Nisës në të ardhmen. Por ajo, që as mund ta mendonte si incident vazhdonte të mahniste me elokuencën dhe mënyrën brilante të të moderuarit të këtij show. Ndaj dhe mijëra sy ishin drejtuar tek ajo. Mes tyre, një djalosh flokëbjond e sy jeshil do të fantaksej fare dhe mezi po priste të mbaronte spektakli që t’i prezantohej Artenisës.

Armand H, djali i magjepsur pas Nisës që kishte ardhur nga qyteti i B tek tezja e tij në qytetin e Nisës, nuk nguroi dhe menjëherë pas spektaklit e ndaloi atë për t’i bërë komplimente.

-Nisa, ti sot shkëlqeve me tërë qënien tënde si një perëndeshë e bukurisë. Fytyra jote engjëllore, sytë bojqëqielli, eleganca jote, gjithshka e jotja më ka bërë për vehte. Ndoshta është dashuri me shikim të parë. Por unë jam i marrosur pas teje, i vendosur mos të të lë të më ikësh nga dora!

Nisa që ishte në fillimin e adoloshencës, ndonëse kishte përjetuar edhe ndjesi të tjera dashurore nga komplimtete të shumta të bashkëmoshatarëve, shtangu dhe iu drithërua gjithë trupi nga mënyra se si e ndaloi dhe i foli kaq hapur Mandi.

Dy palë sy, dy fytyra të qeshura, dy qënje njerëzore me bukuri të rrallë natyrore e shpirtërore u pleksën krejt rastësisht atë mesditë pranverore dhe krejt natyrshëm avancuan drejt çiftëzimit të tyre.

Mandi deshi ta rrëmbentë që në mbrëmjen e asaj dite, por planet iu prishën nga sjellja brutale e Qimit, vëllait të vetëm të Nisës, i cili sapo kishte dëgjuar zëra për sjelljen gjoja të padenjë të motrës iu vërsul me grushta e shkelma pretendentit për kunat. Ndërkohë edhe Nisës ia dha nja dy shuplaka sa e përloti dukshëm.

Por s’ka gjë që t’i ndal dy zemra që dashurohen. Mandi i dërgoi mesazh Nisës me shoqen e saj të ngushtë që të takoheshin nesër herët në mëngjes në të dalë të qytetit. Dhe Nisa që s’kishte vënë gjumë në sy, do të vepronte me guxim dhe kurajo marramendëse, produkt i ndjenjave trullosëse. Ende pa aguar, ajo u gjend para furgonit që kishte prenotuar Mandi, me të cilin udhëtuan drejt qytetit të B. Ndonëse qytet naftëtarësh, në apratamentin me dy dhoma të Mandit, ku dy prindërit e tij do t’ju lironin dhomën e tyre të gjumit, çifti i ri do të ndjeheshin si në qiellin e shtatë.

Sapo kishin hyrë në atë dhomë magjike.

- Nisa! - thirri Mandi.

- Mand!

Emrat e tyre, të thënë pothuajse në të njëjtën kohë; tingëlluan pabesueshëm në atë çast vetmitarësh. Ajo u hodh në krahët e tij me frymëmarijen, që e trondiste gati të tërën, e përcëlluar nga ajri i nxehtë, ku ishte ruajtur diçka nga ajo brishtësi e tejdukshme, që Mandi po e përjetonte me mallëngjim. I mbështeti me zjarr buzët e veta tek të sajat, si t’i vendoste në një perusti të nxehtë. Ajo u mbështet e lodhur tek ai, pothuajse e ngjitur për trupi, si të tentonte të bashkonte me të organet nën një element të vetëm të botës, Mandi ndjeu se si po i gurgullonte sërish gjaku, për të cilin kishte pasur mendimin se ishte ftohur ose mbaruar. Nuhaste i dehur aromën e faqeve të saj si të pjeshkës. Kësisoj, zhvirëgjërimi i Nisës do të vinte nëpërmjet një seksi, fillimisht të kujdeshëshm nga partneri për të vijuar më pas vrullshëm gjatë gjithë natës. Ndërsa e jëma e Mandit të nesërëm do t’i gëzohej çarçafit të përgjakur si tabu e virgjërisë së nuses.

2.

Pa kaluar dy javë jetë bashkëshortore, Artenisa vihet në kërkim të një pune.

-Mandi, është e pakuptimtë që të rrijë e mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Dua të punësohem diku, qoftë edhe shitëse në ndonjë dyqan të këtij qyteti.

-Mirë moj zemër. Tek marketi i lagjes “Naftëtari” kërkojnë shitëse. Shkojmë dhe i konktojmë.

Mjaftoi kontakti i parë me shefin e zyrës së punësimit të NTSH, një mesoburrë shtalartë, kuqulash nga fytyra, por i komunikueshëm që Nisa të niste punë që të nesërmen. Vetë performanca e saj si dhe komunikimi i çiltër do të ndikonin në shtimin e klientëve të këtij marketi. Madje edhe rrugëve e rrugicave të qytetit dëgjoje njerëz të thonin: Shkojmë te marketi i Nisës! Por pikërisht, kjo do të shkaktonte ndjenjën e xhelozisë tek Mandi. Nuk thonë kot se xhelozia e ndjek dashurinë si hije…, se xhelozia e vret dashurinë. Xhelozia mund të jetë një reagim afatshkutër, por mund të ekzistojë edhe për një kohë të gjatë. Kështu ndodhi edhe me Mandin. Djaloshi që vetëm para disa ditësh ishte vërbuar nga dashuria për Nisën u shndrrua në përbindësh. Reagimi më monstruoz i tij ndodhi një ditë, kur ndërsa Nisa po lante rrobat në një govatë, në mungesë të lavatriçes, Mandi iu vërsul si i tërbuar duke ia përplasur kokën në govatë, e duke turfulluar: Je bërë si një lavire!

Xhelozia absurde e Mandit pas joshjes prej Nisës te bashkëqytetareve te saj, kur ajo pononte si shitëse në një market, edhe pas një viti të lindjes së djalit të tyre po e shkatërronte këtë martesë.


3.

Pas divorcit me Mandin, ndonës e braktisur nga familja, Artenisa K. detyrohet të kthehet në qytetin e saj të lindjes. Në agoninë e braktisjes dhe të dallgëve ku e përplaste jeta në një moshë kaq të re, ajo mendoi të kontaktonte shoqërinë shkollore. Një ditë prej ditësh, e ftuar nga Mimoza, shoqja e saj më e ngushtë, u gjend në lokalin ku po organozohej një party. Të ngazëllyer nga një organizim i tillë impenjativ dhjetra bashkëmoshatarë adoleshentë, thujase u harbuan pasi kishin konsumuar pije me doza të rënda alkoli.

Ishte koha kur sistemi i vjetër po merrte rrokullimën dhe kur rinia, si më e avancuara nuk ngurronte të hidhte edhe ndonjë nga ato parullat e njohura kundra regjimit. Gjithsesi kasta e vjetër tregohej vigjilente. Kështu, po atë mbrëmje, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të G. do të urdhëronte rrëmbimin e Nisës, mdaje duke e ndarë edhe nga i biri vetëm dy vjeç, për ta detyruar tí nënshtrohej. Me autoveturën e tij ku të vërbonin sinjalet sipër kofkës, pasi e kishin futur forcërisht Nisën në sediljen e pasme, udhëtojnë deri majë Krrabës. Këtu kryetari me emrin Njazi i thotë shoferit të ndalojë dhe ta lejë vetëm për vetëm me Nisën.

-Besoj, e kuptoni ju e përdalë se jeni mes dy zgjedhjesh: të bëheni e imja, ose që nesër pa zbardhur drita të pret internimi. Mos harro, se në dosjen tënde është edhe incidenti i ditës së ardhjes së udhëheqësit në qytetin tonë kur joshët gjithë rininë të brohorisnin për ty!!! E çtë keqe do të kishte për ty, që të më lejoje të provoja buzët e tua, gjoksin tënd, hiret tua, që pse ta fsheh, janë si të askujt dhe do të bënin për vehte çdo mashkull të pushtetshëm.

E tërbuar nga sjellja prej vandali e këtij kryekomisari harbut, Nisa tenton të hidhet nga makina dhe bërtet me sa fuqi kishte. Në ato rrethana, kryepolicit sí mbetet alternativë tjetër veçse të urdhërojë shoferin të dilte nga ku ishte fshehur dhe të kthenin mbrapsht për në qytetin e G.

Pa zbardhur drita, makina burg e Degës së Brendëshme u gjend para pallatit ku banonte Artenisa. Tre policët barkderra urdhëruan prindërit e saj: i jepni disa rroba se kjo bushtër do të internohet për sjellje të padenja e shthurje të moralit tonë qytetar.

Babai i Nisës që kishte qenë partizan, tashmë ushtarak me teserën e PP, shtangu nga kjo e papritur e hidhur.

-Nëse kjo është e vërtetë, ti nuk je më bija ime, iu hakërrye Nisës.

Me Artenisa K. për të përligjur para qytetarëve akuzën absurde të ndikimit në “shthurjen morale të të rinjve”, internuan edhe bashkëmoshatarin e saj Sazan N., i cili do të pëpiqej t’i ngryste ditët e internimit në fshatin e largët malor të Kodovjatit, duke ushqyer ndjena dashurore ndaj bashkëvuajtëses. Madje edhe pse Nisa ia thoshte hapur se nuk mund ta dashuronte, ai s’ hoqi dorë kurrë prej saj. Dhe kishte të drejtë, pasi me bukurinë e saj të rrallë Nisa do të joshte e bënte për vehte çdo mashkull. Ndonëse në internim, ku rregullorja impononte kontroll e raportim të vazhdueshëm mbi sjelljen e saj, kryemjeku i Qendrës Shëndetësore të zonës do të sajonte vizitë enkas për Artenisa K. që të mund ta prekte e t’i ledhatonte fytyrën, gushën e gjinjte kofshët gjatë vizitës.

Sazan N. sa nuk çmendej kur mendonte se Nisa mund të ishte lidhur me doktorin. E donte çmëndurisht dhe marrëzisht edhe pse Nisa e shpërfillte dhe injoronte hapur dashurinë e tij. Por, ditën që erdhi lajmi i çlirimit nga internimi edhe ai do të ishte fatlumi. Në atë dalldi gëzimi të papërshkruar organizuan një festë, gjatë së cilës Nisa, e pavetëdijshme nga pija, iu dha e tëra Sazanit.

Në atë jerm të pabesueshëm shikimesh, trupash, puthjesh ai mundi të vërë re sytë e saj të bukur, të cilët dikur nuk i kishte parë me aq hollësi sa atë ditë; kishin pothuajse bebe të tejdukshme si uji, që mbuloheshin me qepalla të zeza e që bënin kontrast me verdhësinë verbuese të flokëve. I kapi leshrat e saj me dorë, si për të kuptuar sekretin diellor të tyre. Ndjeu në pëllëmbë kërcitjen e tyre të lehtë, përkëdhelëse, që i rrëshqiste si xhelatinë në lëkurën e ashpër, diçka afër kristalit të artë. Ai ishte kristali më magjepsës që i kishte blatuar ndonjëherë njeriu natyrës.

Fryt i atij seksi të dalldisur do të ishte lindja e vajzës së tyre, Mirës.


4.

Çlirimi nga internimi erdhi bashkë me agun e pranverës së demokracisë atë janar të acartë të vitit ‘’91. Artenisa K dhe Sazan N, si dy ish të internuar politik të regjimit monstruoz dikatoarial mezi e kishin pritur triumfin mbi diktaturën. Gjithsesi, në kushtet e rënda ekonomike dhe të pamundësisë për jetësë normale u detyruan të emigrojnë në shtetin fqinj. Sapo mbrritën në Athinë Nisa do t’i deklaronte Sazanit: Rrugët tona tashmë janë të ndara, ta kam thënë që në fillimin e njohjes sonë dhe ta kam përsëritur në vijimësi se nuk të dua!

Këtu, Artenisa K. (që ishte prezantuar dhe gjatë gjithë qëndrimit në Greqi do të njihej me emrin Kristina) do t’i buzëqeshte fati. Teksa sapo kishte nisur punën në një punishte ëmbëlsirash, do t’i binte në sy doktor Jorgos, i cili ishte kryekontrollor në Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemologjisë së Athinës. Nis kështu të marrë tjetër drejtim jeta e zonjës shqiptare që kishte hequr të zinjtë e ullit në Shqipëri.

Pas lidhjes dhe nisjes së bashkëjetesës, doktor Jorgo do t’i mundësonte Krisitinës vijimin e studimeve dhe diplomimin për estetike-parukeri.

Teksa i kujtohej një nga thëniet më të mira të Dostojevskit: “Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës” (të cilën e kishte mësuar përmendësh që në vitin e dytë të gjimnazit) Kristina po mendonte se si mund ta shkëpuste tërësisht doktor Jorgon nga bashkëshortja, me të cilën i kishte thënë se është në process divorci.

E mendonte këtë edhe në rastet kur Ai e merrte dhe e prezantonte në evente të rëndësishme shtetërore, duke u mburruar para eprorëve me performancën e shkëlqyer të Kristinës. Por kjo zemërohej tej mase, kur ndërsa bënin dashuri si adoloshentë, kohë e pakohë gjatë ditës në apartamenin që i kishte blerë asaj, gjatë natës mbetej e vetme pasi doktori ishte i detyruar të ishte pranë familjes. E provokoi disa herë, madje duke i deklaruar se edhe e kishte tradhtuar, por ndonëse kjo tradhti kishte ndodhur Ai nuk donte ta besonte. I kujtohej dhe s’donte ta harronte ditën kur bënë seks për herë të parë, kur në atë jerm të pabesueshëm shikimesh, trupash, puthjesh ai mundi të vërë re sytë e saj të bukur, të cilët dikur nuk i kishte parë me aq hollësi sa atë ditë; kishin pothuajse bebe të tejdukshme si uji, që mbuloheshin me qepalla të zeza…Por Kristina, e tejlodhur nga premtimi bosh i divorcit me bashkëshorten, kur u bind se kjo nuk do të ndodhte edhe pas një bashkëjete 15-vjeçare, nuk nguroi të ndahej nga doktori famoz grek, tashmë që kishte fituar shtetësinë greke, shkollimin e diplomimin dhe një apartament në mes të Athinës, të blerë e dhuruar nga ai.

5.

Shprehja proverbiale “Rastësia, mbret i botës” gjen mishërim të plotë në lidhjen tonë, do t’i deklaronte Artenisa K. doktor Fabricios, një nga pneumologët më në zë të Milanos.

-A nuk qe e rastësishme njohja jonë gjatë vizitës tuaj në Athinë. Unë sapo kisha përfunduar lidhjen me doktor Jorgon, kur fati më solli tek Ju.

Dhe vërtetë ashtu kishte ndodhur. Gjatë një konference shkencore në Athinë, me praninë e mjekëve më të mirë të shteteve të Bashkimit Europian, doktor Fabricios i mbetëm sytë te Kristina që ishte në rolin e moderatores.

Në pushimin e parë ndërmjet seancave të konferencës ai do t’i afrohej moderatores për ta komplimentuar për bukurinë fizike në tërë qënien e saj dhe për ta ftuar për një vizitë në Milano. U ndezën kështu tek Artenisa K. sërish pas dhjetra vitesh shkëndijat e një dashurie me shikim të parë (si në rastin e show-t për nder të udhëheqësit në qytetin G., kur ajo ishte përzgjedhur si moderatore). Vetëm pas disa ditësh ajo do t’i përgjigjej ftesës së dr.Fabricios, duke u gjendur në klinkën e tij të pneumologjisë në Milano.

Dr. Fabricio, pa e zgjatur, do ta niste sërish me komplimentin e radhës: Gjithkush do të ëndërronte të kishte një të dashur të mrekullueshme si Ju Kristina. Aq më shumë unë, që për 15 vjet që kur më vdiq nëna e fëmijëve nuk kam guxuar t’i afrohem e jo më të dashuroj ndonjë grua. Por ju ma hoqët trurin që në momentin e parë kur nisët moderimin e konferencës së Athinës. Ndaj dhe ju ftova me gjithë zemër të vinit në Milano. Qoftë e thënë nga Zoti që të jemi bashkë këtej e tutje!.

Për Arttenisa K (që edhe dr.Fabricion e konsideronte si Kristina) ky qe rasti më i volitshëm për të krijuar përfundimisht familjen që meritonte, e për të konsumuar ditë e netë të njëpasnjëshme seksi marramendës.

Ndjehet si princeshë përballë bukurisë shpirtërore e njerëzore të dr.Fabricios, i cili me insistimin e tij ka tranferuar një pjesë të klinikës në Tiranë, me shwrbime kryesisht humanitare. E në këtë kuadër edhe pagëzimin e stadiumit të qytetit të G. me emrin e babait të Artenisës…Kësisoj, Artenisa K. është ndoshta e vetmja me tri shtetësi: shqiptare, greke dhe italiane dhe me tri shtëpi: një në Tiranë, një në Athinë dhe një në Milano.


40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page