top of page

“ZONJA” HAGË"...


“ZONJA” HAGË - GËZUAR PASHKËT, KATOLIKE, ORTODOKSE…, QË I JAPIN KUPTIM VEZËS SË NGJYER ME TË KUQE( dhe me të gjitha ngjyrat e ylberta), SI SIMBOL I RINGJALLJES SË JETËS! GËZUAR, EDHE MUAJIN E RAMAZANIT ( e më pas BAJRAMIN E MYSLIMANËVE TË NDERSHËM QË FALEN E LUTEN PËR GJITHÇKA TË BUKUR PËR FAMILJEN DHE BOTËN E BEKUAR NGA ZOTI!) GËZUAR, “ZONJA” HAGË, GËZUAR, SE EDHE TI NGA VEZA-MITËR PREJ NËNE KE LINDUR! PAS GJITHË URIMEVE, DUA TË TË BËJ NJA DY PYETJE RETORIKE: - PSE U KRIJOVE, MOJ “ZONJA” E LIGJIT TË BOTËS? MOS VALLË PËR T’I MËSUAR LIGJVËNËSVE TË SHTETEVE TË BOTËS SE DUHEN DËNUAR TË PAFAJSHMIT DHE TË MBROHEN KRIMINELËT…? - “ZONJA” HAGË, KUSH U LIND MË PARË- PUSHTIMI APO MBROJTA...? “ZONJA” HAGË, MOS E MBYLL ME TURP MISIONIN, PËR TË CILIN U KRIJOVE...! O SOT, O KURRË, KRYEJE MISIONIN TËND TË DREJTËSISË, DUKE LËNË TË LIRË PËRFAQËSUESIT MË HISTORIKË TË KOSOVËS, NDRYSHE, BOTA SHQIPTARE DHE GJITHË BOTA E RRUZULLIT TONË DO TË ZGJOHET DHE DO TË MBUSHË TË GJITHA HAPËSIRAT, SIÇ BËRI PËR MANDELËN, FLORA BROVINËN…( e cila ishte e burgosur padrejtësisht në burgun serb). NËSE TI NUK U JEP PAFAJËSINË, ATËHERE DUHET TË MARRËSH TË PANDEHUR PËRFAQËSUESIT E BE-së dhe AMERIKËS QË MBËSHTETËN LUFTËN ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS! -GËZUAR TË GJITHA FESTAT E SHENJTA, “ZONJA” HAGË, QË SHENJTËRIA TË JETË TE LIGJET E TUA! ~~~

* “ZONJA” HAGË, PO KËTË VAJZË, PA PREKUR ENDE JETËN, KUSH E VRAU...? * “ZONJA” HAGË, KUSH U LIND MË PARË- PUSHTIMI APO MBROJTA...? “ZONJA” HAGË, MOS E MBYLL ME TURP MISIONIN, PËR TË CILIN U KRIJOVE...! .....

ËSHTË KOHA PËR KRENARI...OHEEEJ...

(Ia kushtoj gjimnazistes kosovare, Ylfete Muholli, që serbët e vranë në oborrin e shkollës, shkruar në ditën e vrasjes, botuar më pas në librin “Do të jetoj” dhe “ Ma vranë Ofelinë...Oiiii, Oiiiiiii”

OHEEEJ... Fshimani përparës e zezë nga pikat e gjakut ! Jakën e bardhë të njollosur, mos ma lini! Lamini flokët me ujët e burimit të Kosovës ! Sytë, me vellon e mëngjesit m'i mbyllni ! Buzët (që sërish të ngrihem ), të m'i puthë princi i përrallës...

Oheeeej ! Në klasë vendin tim bosh lëreni ! Fjongon që kam lidhur gërshetat , mbi bankë ma Vini ! Kthehem shpejt. Sa të takoj të vrarët para meje... Sa t'i pyes - a dhembin në varr plagët... Sa të marr amanetet e tyre...

Oheeej... Kur të dëgjoni në apel emrin tim, njëzëri përgjigjuni: - Këtu ! Kur mësuesi të më thërrasë në mësim, me zërin tim - FLISNI JU.

OHEEEJ... Po shkoj... Amanet: Dy gishta me dhè mos m'i mbuloni. Është koha për krenari. Mos harroni! Oheeej! - 1991 -

IT IS TIME FOR PRIDE ! OHEJ!

(I dedicate it to the Kosovare high school student, Ylfete Humolli , who is been killed by Serbs in the school yard)

Ohej! Sweep from my black eprom the blood droplets ! The white collar, stained don't let ! With the spring water of Kosovo, wash my hair ! The eyes, close me off with the morning veil ! Lips (that to reanimate again), to be kissed from the Prince of the tale...

Ohej ! In the classroom my seat let be empty ! The ribbon of my braids , put it on my stool ! I will be back soon ! Just to meet the murdered , before me... Just to ask them - Do the wounds give pain in the grave...? Just to take their willing...

Ohej ! When you listen my name be called , one - voice answer - Here ! When the teacher to call me in class, With my voice you speak for me !

Ohej ! I'm leaving... My will is : Two fingers don't cover with soil ! It is time for pride ! Don't forget it ! Oheeej! (1991)

( VO- Jo gjithmonë një poet mund të ketë cilësisht poezi, siç e meriton Poezia. Por, Poeti, në raste të veçanta, ndjehet i angazhuar të japë mesazhin e drejtpërdrejtë, për t’u kuptuar më lehtë nga lexuesit jo krijues. Faleminderit, kush më lexoi dhe më kuptoi!)

Iliriana Sulkuqi- SOT dhe PËRGJITHMONË.

12 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page