top of page

ZONJA EMA




ZONJA EMA

Nga Minush Hoxha

Sikur edhe ditëve të tjera kur vete në punë , Z. Rremo kalojë pjesën e oborrit deri tek dera në një ecje të zakontë.Tashmë të bërë shprehi, shikonte në mos po e sheh Znj. Ema dhe duke e kërkuar me shikim, shihte sa rrugën sa derën kryesore të shtëpisë së saj.

E dinte se Ajo, në veçanti ditëve të verës-gjë që shihej se nuk kishte mure kufizues- dilte para deres së shtëpisë dhe ulej në karrigen kolovajzë sa për pushim e meditim. Kolovajza ngjyrëerrtë me bazën gjysemhark me tapaceri oker të butë, dhurratë ditëlindjeje nga burri, import nga një shtet tjetër, ishte vendosur që moti në tarracen e vogël në të majtë të daljes nga dera dhe hiqej nga aty vetëm muajve të dimërit. Ishte ajo një oazë pushimi.

Kur ajo nuk ishte ulur aty, atëherë bënte punë të tjera: shihte nga dritarja për ndonjë minute ose ecte për një shetitje të shkurtër në oborr a për vaditje lulesh. Këte të fundit e bënte sipas marëveshjes me bashkëshortin në ndërrime dhe tashmë ishte këthyer në rregull shtëpie. Po dhe për relaksim.

E z.Rremo-komshiu i pare-ashtu në vëzhgim- posa e zënte me shikim, ia jipte një përshëndetje gjentile me,, mirëmëngjes“ si zyrtarë dhe me pyetjen “Kini bër gjumë të mirë, Zonjë?” kurse ajo ia këthente në të njejtën mënyrë e herë-herë duke i shtuar:”Ju, përherë në shkëlqim. Kini shprehi familjare këte…?”

”Posepo, po dhe ma detyron vendpuna. Një i siguracioneve i këtillë duhet të jetë”

Dhe, zakonisht takimi shkarrazi i mëngjesit i atyre të dyve që vetem në dukje ishte i tillë, ndonjëherë dhe me bashkëshortin e znj.Ema z. Dilo, përfundonte në pyetjepërgjigje të zakonshme si pjesë e mirësjelljes midis komshive.

Po gjërat sipas natyres së vetë-ndryshonin…

Mëngjesi i dites së sotit i veres së vonshme ishte i vrëret.

Afroj deren dhe nisi të largohet nga shtëpia. Sapo bëri hapat e parë ashtu intiktivisht ngjiti syt nga qielli dhe pau se nga përendimi këtej bjeshkëve kishte re gri dhe e mendoj se deri në pasditën sipas një rregulli që kishin vënë re njerëzit e atij qyteti-do bubullonte e mund të binte dhe shi. “Sot! E përse sot? Ditë vere!”e tha dhe paksa ndjeu një ngarkesë në disponim.

Sa zbriti syt nga qielli, këqyri përsëri po tani më gjatë se ditëve të tjera nga shtëpia e znj. Ema dhe e kërkonte me sy. Nuk e pau. Përkundra se nuk e pau dhe ndjeu mungesë për te, nuk e mendoj mungesën e saj sa për të dal aty me ndonjë shkak serioz. Me vdekjen më se paku. E dinte se ajo ishte një fanatik i rregullit dhe nga kjo, e tha në vete: thjeshtë kishte ndaluar për shkak të ndonjë pune brënda në shtëpi ose të ketë dalur për ndonjë furnizim me ushqime.

Me një elegancë të rutinuar zyrtari-më në fund kishte sa e sa vite që njësoj bënte të njejtat veprime- tërhoqë më ngadalë nga doreza derën e metalt të oborrit të ngjyer me bojë të zezë, të dekoruar me gjethe e fruta të metaltë hardhie e bimishte dekorative kacavjerrëse, të cilat që kur kishte dashur t’i vë, i kishte menduar si një pamje që do ia zbukuronin oborrin dhe sa për të kënaqë imazhin e vetë. Duhej të impononte shijen për të bukurën. E mendonte se i shkonte me dukjen e vendpunën. Po, i kishte dalë e kundërta nga detyrimi i kontrates! Pa një simetri të duhur, të çrregulluara prandaj pa bukurinë e paraparë dhe kurdoherë kalonte nga andej dhe i shihte, ndjente një neveri. ”Disajnerët ! Kinse me dendrolog diplomë…veç sa të zhvatin të thollat!” e tha në vete njësoj edhe në këte ditë dhe vazhdojë drejtimin e rrugës për zyrë.

Më parë se të niset nga shtëpia, sipas rregulles çdoditore, në përgatitje për të vajtur në punë, në banjon elegante e të bukur, të veshur me qeramika spanjole e italiane të kallme, ishte ruar dhe më pas ishte veshur tamam sikur e kërkonte puna e siguracioneve. Ishte një biznes në hov që siguronte paga të dalluara dhe nga kjo z. Rremos jetën e mire dhe prestigjin. Kjo shihej nga rrobat teget ose cilatdo që të janë që gadi përditëshmerisht ishin të reja- persosur të pastra, ashtu me rever mesatarisht të gjërë-sipas nevojes e modes, në të shumtën këmishë e bardhë dhe një kollare gri ose bordo me gjerësi normale që e jepnin veçanërisht elegantë. Po dhe të tjerat që dallonin nga ata të lagjes. I tillë, kurdoherë që dilte ose këthehej ashtu i imponushëm, nga respekti që kishte përfituar tek njerëzit po dhe shkaku i pritjeve që do ua bënte ndonjë të mirë a shërbim, e përshëndetnin me pijetet.

Sa kaloj një pjesë të rruges-sipas instiktit i ngacmuar nga shkronjat e mëdha të zeza ndalojë sa për të lexuar lajmin mortor të ngjitur në shtyllën elektrike mu aty pranë. Duke zvogluar distancën i shihte më mirë shkronjat dhe kur a afrua fare pranë, tek kaloj një vështrues po të këtij lajmi, lexoj lajmin për vdekjën e Komshiut të vetë. ” Komshiu…z. Dilo… paska vdekur?!” Kurse, ai të cilin tejkaloj, ia tha: “E kam njohur! Eee, e vrau vetmia!” dhe iku nga ai vend. Z. Rremo memzi ndaloj t’mos i thot se e përjetoj disi si fyrje. “Vetmia…!” e pëshpëriti.



242 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page