top of page

ZGJIM


ZGJIM ~esse~

Teksa hidhja këmbët tek bari i sajuar i qytetit të lashtë në mërgim, bromuri i diellit skuqej stinës të pastinë të dimrit, ngjarë flakës së shpërthimit të pusit të naftës Lituan. Tymi i zi, mbështillte si jorgan i harnuar varret masive të ushtarëve në Mehiika ku mbretëronte perandoria e akullit. Fytyra të njëjta, njerëz të ndryshëm, diafragma të mbytura në harrim. Ishin disa shelgje prej gjethesh të zhveshur që më jepnin ndjesinë e një njeriu të thinjur e mplakur para kohe ku lexoheshin fytyra të ngrira, mëndje të stamposura kërcejsh të thatë pa lulëzim, në braktisje zogjsh e jetëgjallërie. Sytë, zbrazeshin përjetimit të një jete makabre.

Qielli kish filluar krisjen lëndinës me breshëri zhurmash tmerruese si pushkatimi i Çausheskut. Asociacione të deformuara kalonin ajërit si përfytyrim gjurmësh përgënjeshtrimi. Një mllef i brendshëm i tejngopur përpëliej për të gjetur një portë shpërthimi si bubullimat e kësaj dite ngjarë me ditën e ndërshkimit gjilpërëshpues vrastar. Ndërsa vetëdija motivohej e bota zgjohej aromës së temjanizuar të Agjio Paisios. Toka e mbetur në metra katrorë filloi të frymonte si të ish pagëzuar në misterin e madh të krishtërimit. Bota ishte zgjuar e bërë koshiente.

Kisha arritur pragut tim ku më prisnin krahëhapur suvatë e dërmuara dhimbshëm prej kamzhikë shirash e kohe. Vendosa, të lë jashtë shtëpisë çadrën e ropatur prej errërave pa strehim ofshuar bujshëm natyrës së zhveshur. Zemra më ishte hapur si qiell pas shiu. Buzëqeshja, ledhatonte krye pranë aromës pushtuese shpirtërore të njerëzve të dashur. Pushtova çastin në memorje, mbajtur fotografuar. Më lypej familja, e kuptova atëherë kur vetëtimat hidhnin thika prej një qielli të zemëruar. Zemra, frikësuar fryhej në formë balone, një cimbim gjilpëre çponte si dhëmb' gjarpri i helmuar,.. Sa e shkurtër jeta! Rrëmbehe momentin njeri... Ç' farë lashë pa jetuar = u bë pendim.

Paksa çaste përhumbjeje kur del jashtë vetvetes,.. Më mungonte një përqafim. Një fjalë pa apostrof a gënjeshtër. Një diell zemre, shkrirë akuj Niagare, mes një shekulli maramendës.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page