top of page

Zgjerimi i mundshëm i BE-së



Zgjerimi i mundshëm i BE-së dhe fati i Shqipërisë

Nga NDREK GJINI

Aktualisht janë shtatë shtete të njohura si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Turqia (aplikuar në 1987), Maqedonia e Veriut (2004), Mali i Zi (2008), Shqipëria (2009), Serbia (2009), Ukraina (2022) dhe Moldavia (2022).

Për më tepër, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova (pavarësia e së cilës nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së) konsiderohen kandidatë të mundshëm për anëtarësim në BE.

Bosnja dhe Gjeorgjia kanë dorëzuar zyrtarisht aplikimet për anëtarësim, ndërsa Kosova ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, e cila në përgjithësi i paraprin paraqitjes së një aplikimi për anëtarësim.

Mali i Zi dhe Serbia, kandidatët më të avancuar, pritet që të dy të bashkohen më herët se të tjerët. Ndërsa bisedimet me Turqinë janë bllokuar.

Në kushtet e anëtarësimit përfshihen kriteret e Kopenhagënit, të miratuara në vitin 1993, dhe ato të Traktatit të Mastrihtit (neni 49).

Neni 49 i Traktatit të Mastrihtit (i ndryshuar) thotë se çdo "shtet evropian" që respekton "parimet e lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit", mund të aplikojë për t'u anëtarësuar në BE. Nuk ka rëndësi nëse ky vend është evropian apo jo, por ai duhet t’i nënshtrohet vlerësimit politik nga institucionet e BE-së.

Zgjerimet e mëparshme (që nga themelimi i Bashkimit Evropian (BE) si Komunitet Ekonomik Evropian nga Gjashtë shtetet e Brendshme në vitin 1958) sollën anëtarësimin në total të BE-së të njëzet e tetë shteteve, megjithëse si rezultat i tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar, numri aktual i shteteve anëtare të BE-së është njëzet e shtatë.

Katër vendet kryesore të Evropës Perëndimore që nuk janë anëtare të BE-së, janë Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe UK. Tre të parat kanë paraqitur aplikime për anëtarësim në të kaluarën, por më pas i kanë ngrirë ose tërhequr ato, ndërsa Mbretëria e Bashkuar-(UK) pas BREXIT është tashmë një ish-anëtare.

Norvegjia, Zvicra, Islanda, si dhe Lihtenshtajni, marrin pjesë në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe gjithashtu në Zonën Shengen, gjë që i bën ata të lidhur ngushtë me BE-në; Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është në Bashkimin Doganor të BE-së.

Axhenda aktuale dhe aplikantët

Axhenda aktuale e zgjerimit të Bashkimit Evropian ka të bëjë me tre grupe të dallueshme shtetesh:

· Turqia

· Shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia

· Treshja, ose Shoqata e shteteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Këto tre shtete, pra Treshja, duhet të negociojnë kushtet e anëtarësimit të tyre në BE me shtetet anëtare aktuale dhe të harmonizojnë legjislacionin e tyre të brendshëm me ligjin e BE-së përpara se të anëtarësohen.

Turqia ka aplikuar prej shumë vitesh (që në 1987) për t’u antarësuar në BE, por negociatat e anëtarësimit të saj kanë ngecur që nga viti 2016. Kjo për shkak të çështjeve politike që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme të këtij vendi.

Sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja ishte zotuar t'i përfshinte pas Luftërave Jugosllave: dy shtete kanë hyrë (Sllovenia në 2004 dhe Kroacia në 2013), katër janë kandidatë dhe dy të tjerët kanë marrëveshje anëtarësuese.

Ka shtete të tjera në Evropë që ose kërkojnë anëtarësim ose mund të aplikojnë potencialisht nëse politika e tyre e tanishme e jashtme ndryshon ose BE-ja jep një sinjal se ato tani mund të përfshihen në axhendën e zgjerimit.

Megjithatë, këto aktualisht nuk janë pjesë e agjendës aktuale, e cila tashmë është vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe në Ballkan dhe vështirësisë në zbatimin e plotë të acquis communautaire (kolona e pranuar i ligjit të BE-së).

Më parë ishte normë për zgjerimet, pra që të kishte hyrje të shumë shteteve njëherësh në Union. Të vetmet zgjerime të mëparshme të një shteti të vetëm ishin pranimi i Greqisë në vitin 1981 dhe pranimi i Kroacisë në vitin 2013.

Megjithatë, anëtarët e BE-së kanë paralajmëruar se, pas ndikimit të rëndësishëm të zgjerimit të pestë në 2004, një qasje më individuale do të aplikohet në të ardhmen, megjithëse hyrja e çifteve ose grupeve të vogla të vendeve ka shumë të ngjarë të ndodhë.

Ballkani Perëndimor

Samiti i Këshillit Evropian të vitit 2003 në Selanik vendosi integrimin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet të zgjerimit të BE-së. Ky angazhim u bë për të stabilizuar rajonin pas Luftërave në Jugosllavi, një seri luftërash etnike gjatë viteve 1990 që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Sllovenia ishte vendi i parë ish-jugosllav që iu bashkua BE-së në vitin 2004, e ndjekur nga Kroacia në 2013.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të gjitha shtete kandidate dhe të gjitha janë në negociata.

Bosnje-Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim, por ende nuk është njohur si kandidate, ndërsa Kosova, e cila nuk njihet nga 5 shtete të BE-së dhe as nga Serbia, planifikon të aplikojë deri në fund të vitit 2022.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë kanë hapur negociatat e anëtarësimit para disa vitesh dhe mund të anëtarësohen në BE në vitin 2025, deklarojnë ekspertët e BE-së.

Serbia v Shqipëria dhe Kosova

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i hapën negociatat e anëtarësimit për në BE në Korrik 2022. Po nuk dihet sa e gjatë mund të jetë rruga e anëtarësimit të tyre në BE.

Kur Shqipëria aplikoi ne 2009 -ën ishin gjashtë kushte për t’u plotesuar. Dhe tani në Korrik 2022, që BE i hapi negociatat, thënë ndryshe, pranoi të ulemi me to, dhe t’i diskutojmë këto kushte; ato nuk janë më 6 kushte por 33 kushte. Pra realisht jemi më larg BE-së se në 2009-ën.Ky është realiteti. Krejt të tjerat janë folklor politik.

Kjo pasi Serbia dhe Mali i Zi ka vite që i kanë hapur negociatat. Dhe BE i kanë vënë Serbisë vetëm një kusht për t’u pranuar në BE – Njohjen e Kosovës. Pra nëse Serbia merr vendim të njohë Kosovën, futet në BE para Shqipërisë dhe aty përdor veton, duke votuar kundër pranimit në BE të Shqipërisë e Kosovës, e për rrjedhojë këto dy vende mbeten jashtë këtij Unioni për dekada me radhë, në mos përjetësisht.

NDREK GJINI

MA in Writing – University of Galway, Ireland.


10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page