top of page

ZEMËRIMI I PROFESORIT


-tregim-

NGA PANAJOT BOLI

- Pari rrotulloi edhe njëherë trupin nga ana tjetër me kujdes. Nuk donte të bënte zhurmë. Shokët e dhomës po flinin. Ishin lodhur ca si tepër me përgatitjen e koluokiumit të rusishtës qe do të jipnin nesër. Kurse atë nuk po e zinte gjumi. I shqetësuar, plot ankth po përdridhej në krevat si peshku në zall. Pse t’i ndodh atij sot pasdite ajo ngatërrësë me profesorin e psikologjisë? Dhe për hiç gjë. Për një fjalë. Nuk thonë kot mate fjalën kur e nxjerr nga goja. Se pastaj është tepër vonë. Përse? Të nderhysh kot. Thjesht për të krijuar një situatë me të kendshme. Keshtu e mendonte Pari. Po ai? Tani ajo fjalë mund t’i jipte valixhen në dorë dhe ..mbëç me shendet Universitet. Një lemsh e mbyste në grykë. Po ashtu edhe pyetja torturuese: Si mund të perjashtohet një student për një nderhyrje jo keqdashese? Me kë pa le? Me profesorin e psikologjisë, njeriun e partisë, siç e quanin disa qe bënte ligjin në Universitet. Çfarë do t’u thoshte pleqve në fshat? Ata s’linin rast pa e mburrur djalin e tyre për aftësitë dhe mirësjelljen. Po fshatarët qe e kishin si model për fëmijët e tyre? Po mesuesit e tij qe e donin e respektonin dhe shpresonin shumë te ardhmja e tij? Po shokët? Po...? Dhe sa më shumë i sillte nder mend këto gjera, trupi alarmohej dhe e zinin ca të dridhura të frikshme qe përfundonin në rrahje të forta të zemrës. Atij i dukej se do t’i dilte nga kraharori. Susta e krevatit marinar kerciti. U kujtua për Gorin qe kishte sipër. Po e shqetësoj edhe atë, mendoi. Mblodhi trupin. Pasoi një një heshtje e thellë. Susta e krevatit kërciti përseri. Tani ishte Gori qe levizi. Anës krevatit , sipër, u shfaq silueta e kokës se shokut. Ai peshperiti? -Pari, nuk fle? Pari nuk u pergjegj, Bëri sikur flinte. Tjetri u terhoq dhe futi kokën nën jastek. Keshtu flinte shpesh herë ai Thoshte se e zinte gjumi më shpejt dhe bënte me rehat. Edhe atij sonte nuk po i vinte gjumi. Kishte merak për shokun Ia ndjente frymëmarjern e rrahjet e zemrës. Por nuk dinte si ta ndihmonte. I bënte çudi ,se e dinte qe profesor Nari, e simpatizonte dhe kishin marredhenie miqesore me shokun e tij. Bile ishte Pari dhe Ndoi qe kishin nderhyrë te profesori për të. Pari shtrëngoi sytë fort. Asgjë. Gjumi kishte marrë aratinë. Iu kujtua Makbethi. Makbeth, vrave gjumin. Ç’lidhje kish? Ai një fjalë, Makbethi një krim. Ja koka e profesorit si hija e .... I kaluar pak nga mosha, por i mbajtur mirë. Faqet të mbushura dhe të kuqe , me një kostum gri të qepur me shije. Mbante një çantë kafe të madhe, qe kur ecte, e terhiqte nga vetja, sikur kishte frikë mos ia mirrte kush. Ecte serbes serbes, me trupin e beshëm qe e mbante drejt , me ca sy të medhenj dhe të gjalla qe kërkonin të impononin tek te tjerët,respekt e përulësi. Fliste me një ton autoritar dhe të krijonte përshtypjen e njeriut kompetent dhe me njohuri të thella. Mundohej të ishte i komunikueshëm dhe të ruante distancen me studentet, duke mos e fshehur një ironi të hollë për të tjerët dhe një lloj vetmburrje për veten e tij. Por një orator i mirë dhe i kendshëm në leksione për Parin. Dhe krijoi një përshtypje të mirë. Bile ne seminare relata mes tyre u bëne më të mira.Si student nga jugu, në qytetin verior,ku shumica ishin nga krahinat perreth, profesori mbante anën e Parit. Bile , për të krijuar një afrimitet, vinte në dukje me shaka disa shqiptime fonetike të dialektit të Jugut. Pari ishte një djalë i ndrojtur, i sinqertë dhe i përgatitur, gjë qe e simpatizoi dhe krijuan marredhenie miqesore. Shokët e tij e kishin zili, kur profesori i drejtohej për çdo gjë atij, ose bënte shaka më të. I erdhi në këtë tollovi e çakordim skenash të hallakatura edhe rasti i Gorit, shokut të tij më të ngushtë. Qe ditet e para Parit i pelqeu karakteri i Gorit. Dhe pa u kuptuar ata ndanin me njeri-tjetrin gjithçka, edhe mendimet, edhe hallet e tyre. Ai ishte një tip i mbyllur, i qetë, me ca sy të kaltër dhe të embël qe shumë vajza nuk i rezistonin dot. Flokët geshtenjë të valëzuara para ballit e tregonin mjaft simpatik. Ishte mjaft i ndjeshëm dhe fjalët sikur i ngecnin në grykë e me mundim të madh i nxirrte . Shpesh harrohej pas një ftetoreje ku shkruante si i përhumbur.në një botë tjetër. Kish një shkrim për ta patur zili.Dhe poezitë e tij ishin të fuqishëm. Habiteshin shokët e tij nga dilte ai shperthim magjik ndjenjash, ndersa ai dukej një tip i ngathët, indiferent qe fliste rrallë. Ishte talent në poezitë lirike. Por ç’ndodhi me Gorin? Ai bllokohej kur fliste, sidomos para profesoreve. Skuqej në fytyrë, gufohej, niste të fliste , pastaj mekej. Në provimet e para të sezonit ngeli, nese do të ngelej edhe në provimin e profesor Narit, duhej ta përseriste vitin, gjë qe Gori deklaroi mes një gulçimi dhimbjeje, se nuk do të vinte kurrë. Ai i dekurajuar vendosi të mos futet fare në provim, të marr valixhen e të iki. Të gjithë shokët u merrzitën, i flisnin, e morën me ngulm ta ndihmonin, por Gori dukej i pashpresë. Duhet gjetur një zgjidhje tjetër , tha Gazi i menduar, sa të hedhim këtë provim, pastaj të gjithë do ta ndihmojmë. Sikur ta bisedonim hapur me profesorin?-vazhdoi mendimin ai-unë them se do të na kuptojë. U hodh Nushi: -Ç’thua? Bisedohet më të? Apo të mos ia jap kurrë? Debati zgjati shumë , pa praninë e Gorit dhe u vendos qe në emër të grupit, ta bisedonin me profesorin, Pari, qe i shkonte fjala dhe Ndoi. Ndoin e konsideronin ‘babanë ‘ e grupit. Ai ishte me i madh se shokët e grupit. Kishte ardhur në fakultet me vonesë pas një peripecie në jetë. Ishte më i pjekur, gojëembël, i shtruar në muhabet,human dhe mjaft punëtor. Për çdo nevojë të parit i drejtoheshin atij. I kundondodhuri dhe i papërtuar. Dhe Ndoi e mundësoi takimin me profesorin. Zyra e tij kishte një hije të rendë. Ai ishte ulur te një karrike e lartë, e zezë ,prej meshini,dhe kishte marrë një pamje te një njeriu të rendësishëm,serioz, mes një mori të madhe librash, me kemishën e bardhë dhe kravatën blu. Toni i tij autoritar në fillim i trembi të dy studentet të cilët u hutuan dhe u frikësuan për këtë nderhyrje te profesori më i rrepti dhe mbi të gjitha , njeriu i partisë. Por Ndoi e mori veten, u tregua i shkathët dhe diplomat duke i thenë se erdhen tek ai si njeriu i partisë në radhë të parë dhe se dyti te profesori më i mirë i psikologjisë në rang republike, se do t’i kuptonte drejt këtë kërkësë. Fytyra e profesorit çeli.Bile i falemnderoi për këtë bisedë duke e vlërësuar si pjekuri dhe ka të bejë me një problem qe i takon psikologjisë. Parit iu bë qejfi dhe e shikonte me admirim figurën e profesorit.’Partisë t’i thoni gjerat hapur. Ne jemi profesorë të partisë dhe jetojmë me shqetësimet tuaja.-u tha ai-Bëtë mirë dhe unë do ta inkurajoj Gorin , do t’i jap dorën, ..por në ato poezitë e tij është pak sentimental, më shumë shkruan për dashurinë...duhet të fus partishmerinë..njeriu i ri ... roli i partisë, figura e uidhëheqesit..’ dhe i frymëzuar profesori u mbajti një ligjeratë të terë. Kishin dalë shumë të kenaqur. Ai e kishte mbajtur fjalën. Kurse sot pasdite?!!Tek e sillte ndermend, sikur i binte kupa e qiellit në kokë. Tjetër profesor u shfaq sot? U shperfytyrua ai i pari? Temthat e shtrëngonin në kokë. Një mesnatë e zezë, e heshtur , torturuese. Në skutat e saj i dilte koka e profesorit herë e qeshur, herë e butë, dinjitoze herë i shfaqej si fytyrë çakalli, e vrenjturr dhe kravata i ngjante një zinxhiri. Edhe njeherë shtrëngoi kokën me të dy duart. Jo, jo. Ato nuk largoheshin. Herë i buzeqeshte njera, herë i skërmiste dhembët tjetra. Pastaj të dyja bënin duel si të marrë. Pari ndiqte këtë teater të çmendur këtë mesnatë,ndersa shokët lundrojnë tani në endërrime romantike. Ngjitet në skenë një akt tjetër. Një sallë e madhe. Tani në podium profesor Nari. Lexon kumtësën e tij me zë kumbues dhe plot siguri. Pari është ulur pranë profesor Simos. Kur mbaron , salla shperthen në duartrokitje. Edhe Pari duarttroket me kenaqësi. Rastësisht ai kthen kokën nga profesori Simo i cili rrinte indiferent,ndersa në fytyrë dalloi një nënqeshje. Ishte një nenqeshje enigmatike qe Pari nuk e kuptonte...... .Dreq tas hajë, shfryn ai. Fut kokën nën jastek si Gori, mos e zinte gjumi. Mundimi i kot. Mallkoi veten qe atë pasdite s’vajti në bibliotekën e qytetit ku studionte zakonisht. Sebep u bë Ridi, shoku nga qyteti qe erdhi në konvikt. U tha qe të punojnë në grup. Fjalor, përkthim lexim i dhjetë faqeve nga libri i udheheqesit të ‘dashur’. Keshtu benë. Bile kishte ardhur edhe Gori qe s’kishte qejf rusishtën Pari studionte gjithmonë në bibliotekën e qytettit. Bile atje merrte edhe gazetën nga Jugu në gjuhën e tij amtare. Shkruante nga qytetti verior. Ishte jo vetem pasion e çmallje me vendlindjen, por edhe një ndihmë ekonomike me honoraret qe merret nga gazeta. Familja e tij veshtirësohej për ta ndihmuar e ai gjeti një formë për të përballuar situatën. Sjellja e kulturuar e punonjesve të bibliotekës të cilat e simpatizonin, dhe ambjenti ishin idaeale për të studiuar. Sytë e Shpresës, kur e shikonin tek dukej para banakut të sherbimit, i merrnin një shkelqim të veçantë. Sa i ndeshte ato Pari, një skuqje e lehtë i kalonte në fytyrë. Ai e krahasonte me nimfat e Mitologjisë greke. I dukej sikur të zgjaste duart, ajo do të zhdukej si në mite.Por ajo ishte atje duke i buzeqeshur ëmbël. Pa e pyetur, tashmë ajo e dinte, shkonte, merrte numrat e fundit të gazetës për studentin e ndrojtur nga Jugu. Pastaj e pyeste për çfarë materiali kish nëvojë. Edhe zëri kish një tingëllim magjik në buzët e saj të brishta e të bukura. Ndonjeherë i thoshte t’i tregonte në gazetë ku është emri i tij dhe si shkruhej në gjuhën e tij. Dhe afronte kokën si padashje te flokët të derdhura mbi ballë të studentit dhe pasi e shikonte e rikopionte poshtë atij dhe i thoshte: -Ja shikoje, e shkrova mirë? Pari si i ngrirë ngrinte sytë dhe i thoshte një ‘po’ i hutuar Por, shpesh kjo vajzë simpatike, e çonte te një sallë më te vogël qe ishte për studiuesit. Ajo ishte shtruar bukur me parket, me perde të kalterta, me tavolina të ndara me xhama prej kristali, e ngrohtë. Ndonjëherë futej edhe vetë me një gazetë, ia linte në tavolinë dhe afronte gojën te veshi i tij e i peshperiste: -Tani erdhi ky numër, harrova ta jap qepari Aroma e saj e dehte Parin dhe për një grimë e ndiqte me sy tek largohej si i përhumbur. ‘Po,tani moj Shpresë, po më dha valixhet profesori i partisë, si do të mendosh për mua?’monologonte si personazh në këtë teatër edhe vet ai. Por ja në skenë hynte pjesa kulmore, ose si i thoshin kritikët letrarë, pika kulminante. Ajo ishte luajtur disa herë këtë mesnate cfilitese. ...Zunë dy tavolinat e para në të hyrë te sallës 303. Po punonin të tensionuar.Vetëm Gori u çua një moment .Salla ishte në qetësi të plotë ku po studionin dhjetra studentë. Gori iu drejtua derrasës jeshile, një derrasë e stergjatur gati në të gjithë pjesën ballore të sallës.Mori një shkumës dhe filloi të shkruajë një poezi të krijuar aty për aty e cila niste me vargun : -O peshkopë të peshkopatës.. Parit tani nuk i kujtohej gjithë strofa. Disa ngritën kokën dhe buzeqeshen. Gori u kthye i kenaqur në vendin e tij.I erdhi një pusullë nga Vjola. Pas pak ata levizen dhe dolen në korridor. Nga mesi dikush levizi pa dashur tavolinën qe leshoi një zhurmë çjerrese. Pasdite dimri ishte. Poshtë sallës binte të ishte zyra e profesorit, njeriut të partisë. Nuk kaloi shumë dhe në derë u shfaq ai me një hije të rendë. Shfaqja e tij i habiti disa. Ai kërkoi ta degjojnë një minutë. Ishte shqetësuar për zhurmën në sallën,ku studiohet. Dhe u foli për figurën e mesuesit, për rregulloren e leximit...Pari me shokët e tij qe ishin në rreshtat e para, afër derës, e përshendetën në të ikur. Bile Pari në koifidencë shtoi: -Të drejtë ke profesor. Po edhe qetësi absolute, s’mund të këtë,qetësia është relative. Ai i nguli sytë studentit, duke kthyer kokën në derën gjysmë të hapur,u kthye prapa dhe e pyeti: -Kush t’i ka mësuar këto teori? -Ju profesor dhe mesimet e partisë.. Shikimet e shumë studenteve u kthyen nga ai. Zgurdulloi sytë. U bë flakë i kuq në fytyrë. Iu afrua tavolinës dhe ulëriti aq fort sa u drodhen xhamat e dritareve të sallës dhe studentët brofen në këmbë. Vetëm Pari u step dhe rrinte ulur. -Çohu në këmbë shoku student Ai e përseriti ulerimën disa herë. Pari e mblodhi veten, dhe i foli duke e tërbuar edhe më shumë: -Urdhërin nuk do ta zbatoj nëse uleret e sillesh keshtu. Je edhe profesor i partisë.. Ngjyrat në fytyrë shkonin e i vinin. Bëri tri levizje përpara derrasës.Pastaj erdhi e u ndal para studentit dhe i foli me një ton të zbutur ku dallohej në frymëmarjen e shpeshuar, një mllef i fshehur -Të lutem, mund të vish në zyrën time shoku student? I çuditur nga metamorfoza e profesorit, Pari i foli jo pa ironi - Tani po, shoku profesor Dolen. Ai përpara dhe Pari prapa. I shtangur nga kjo e papritur, Gori, qe rrinte gati ngjitur me Vjolën në korridor pranë një kaloriferi, i ndoqi edhe ai deri afër zyrës se profesorit të marrë vesh se ç’do të ndodhte me tej me shokun e tij qe s’do të dilte pa u lagur. Profesori dridhej i teri dhe mbylli derën duke iu drejtuar përseri me tone të larta -Të dija studentin më të mirë, më të pjekur, po ti qenke nje fodull, një kapadai, një .. Ndrsa ai fliste Pari ishte çuar në këmbë dhe hapi derën për të ikur -Thashë të flasim me qetësi e kulturë profesor. Keshtu nuk... Ai u çua nga karrikja, me gishtin drejtuar sikur të kishte një revole dhe ulerriti përseri: -Do të perjashtoj...je i perjashtuar.. S’ka nevojë partia për të tillë njerez.... ..Këto ulerima sikur e qetësuar dhe pas gjithë atyre orëve siklet e kaploi një gjumë i thellë dhe vetem prekja e Gorit bëri të hapë sytë duke e kujtuar për provimin e rusishtës Ditët në vazhdim, Pari priste me ankth mandatin e keq. Ai po vononte. Dhe gati, gati ngelej prapa si një kujtim i keq. Veçse një ditë....Orën e dytë mungonte profesori i sintakses dhe Pari vendosi ta kaloj në bibliotekn e Universitetit atë inermenco mes orëve. Prapa ndjeu hapa. -Prit Pari, do të vij edhe unë.. Ishte profesor Simo.Të gjithë kishin dobësi për të. Ishte shpirtmirë dhe i dashur, sidomos me grupin e tij të vitit të tretë qe i kishte kujdestari. Rregulloi shallin e tij me kuti të bardhë të zi dhe jeshil kopsiti pallton e zezë e të trashë se jashtë ishte thellim dhe, duke e parë pak me kureshtje,i buzeqeshte studentit të tij. Pari nuk e kuptonte atë buzeqeshje si ajo ahere në sallën e simpoziumit. Ai e pa edhe një herë ngultas në sy studentin dhe i tha: -Tani më trego çfarë i ke punuar profesor Narit qe kërkonte me ngulm perjashtimin tend? Pari e pa i trembur. -Çeshtja u mbyll,mos u tremb. Unë dua të më thuash qe të qesh pak –dhe i hodhi krahun studentit të tij-një herë tjetër do të tregoj si rrodhen ngjarjet me ‘vizitën’ e tij në katedren tonë

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page