top of page

Ymer Muhaxheri


Ese për personin e Ymer Muhaxherit (kushtuar prof. tim të filosofisë, mikut, bashkëqytetarit dhe ikones së qytetit të Pejes).


Nga Minush Hoxha


Nuk duhet të rrënkojmë po s, e shohim Ymerin në mjedisin tonë. Përse të rrënkonim për një njeri që i shpagoj hakun jetës me një koshiencë shëmbëllore. Më parë të rrënkojmë që nuk e kimi në mjedisin tonë ditëpërditë, që nuk po del e po na lë dhe, do thosha-që po na lë disi vetëm. Dhe ky është paradoksi: një njeri po e lë vetëm popullin e një qyteti!? Bënë nga se-një dite- me ikjen e tij në atë jetën tjetër, ate të passoshmën do na lë pa frymën e tij, pa atë mirëkuptimin e mbrojtjen e paprajtshme e shpirtit të tij të lartësuar. Ate që na jipte edhe kur i kishim punën tragjikisht pisk nga dhuna që kishin shtrirë kriminalët mbi ne, edhe kur tundeshim nga çastet e trishta që na hedhte jeta e ai zemrohej e rebelohej tok me ne. Edhe atëherë kur na pllakoste vetmia personale e kolektive e kur nuk gjënim as ngushllim e as derman askund! Kur nuk i gjënim fijën lëmshit të komplikuar të jetes,dhe kur për shkak të travajave jetonim ankthet lemeritse të shpirtit e makthet e rënda të netëve të gjata, ate e kishim fare pranë, të themi me metaforë: aty, afër, të dorë e djathtë. Ymerin-filosofin dhe profesorin e sajë, të kollajshëm për komunikime me atë qeshjen e tij karakteristike që të jipte ta kuptosh se- dijetar në një fushë shumë të ngatrruar-filosofia më!, kurdoherë që komunikon me dike, zbret lehtësisht nga piedestali i filosofit në ate të thjeshtin-të njeriut tonë, të proviniences tonë dhe t’a thonte një eksplikim që t’a jipte me zanore të zgjatura e fonetikisht të pazakontë për mjedisin, bile-herë-herë të dukej komike, të një diçkaje të ngatrruar dërmuese për shpirtin e më pas, të vinte i lehtë i kuptueshëm gadi që miklues.

Se si i shkonte kjo përdorësh? Tek futte mendjen në ato thellësirat theqafëse të mendjes së njeriut për të nxjerrë e sjellë deri tek kurreshtarët konklusionin për të vërtetat jo të tipit që rrëzohet nga cektësia e vetë por të atij të qëndrueshmit që si i thonë nuk e luan as topi, e bënte këte guximshëm se ishte-më parë se i sigurtë-i regjur. E po e bënte se ishte ai-ai xhezdisësi maratonomak në botën e diturisë që s’ndalojë kurrë! Se si mahnitshëm në personin e vetë, kishte bashkuar: mençurinë, përvojën jetësore dhe diturinë universitare dhe shumë tej sajë të begatuar me lexime e studime deri tek një intelektual i formatit fare serioz. Intelektualit që trimërisht, edhe përmes fjales edhe përmes veprimit e herë-herë përmes grushtit të revoltes të njeriut të pezmatuar nga harbutëritë e njeriut, here-herë ashtu jashtë klisheve kinse intelektuale, në një farë tjetër mënyre, të rrok dhe ”armën” për të kunërshtuar të padrejtën dhe egërsinë kafshërore dhe shumë të tjera dhe ashtu, t’i jap një vulë shumë mirë të ravijzuar kohës në të cilën jetoj dhe të cilën e jetoj.

Ymeri jetoj, njëherë në kohën e një mirëqenieje dhe paqeje për tu përthyer ajo një dite në një të armiqësive dhe krimeve kafshërore të etniteteve, komuniteteve dhe individëve. Kjo e fyejti dhe e lëndoj rendë! E ç’bëri në kohën e parë dhe në ate të më pas studiusi dhe interpretuesi i Platonit, Sokratit, Aristotelit, Makiavelit, i “Zoon politikon-it” dhe i shumë e shumë gjenive të tjerë që begatuan shpirtin njerëzor? Në mos pranoj që duke shkallmuar pa cipë ”un-in” e vetë- për shkaqe lukrative, të heshtën krimin e degjenerikëve të një soji që ishte frymëzuar nga një mit i rremë apo t’ia jap skajmërisë tjetër- të zbres në shkallën e folkprijsave dinak por të padijtur, të zbresë në podiumin e diturisë përdhe dhe të shpirtit bastard të tyre që në emër të lirisë, nga skutat e fortifikatat e mbrojtura e nëpërmjet megafonave mediatik, njëherë thrrasin masat për revoltë deri dhe për luftë e nesër në mënyrë njësoj të maskuar e të mbuluar me simbole epike, robërojnë po të njejtit, por tani me një teknologji politike akoma më të sofistifikuar.

Mund t’ia bënte vetës këte? Mund të pranonte ai një bast të këtillë? Ai që në kujtesën e vetë kishte guximin e Diogjenit a heroizmin e Morit e Galileut! Ta shndërronte vetën në një borizan shelgjeje a në një marionet teatrore kalamajsh tek do dukej një picirruk në dorën e prijatarëve me aqë pak dije e aqë shumë sherr në zemër! Të pranonte që një ”Unë” të ngjizur herët e të brumosur për aqë dekada dhe aqë mundimshëm me ”çelikun ” më cilësor, ta ndyej për ta bërë pis duke bërë homazhe për hater të maskutinëve neveritës që nuk mund të janë as e sotmja e as e nesërmja e këtij vendi. Të bëjë homazhe dhe të thyej kurrizin aqë të drejtë e aqë të forte për hatrin e atyre që mund të janë vetëm një episod i trishtë e një faqe e errtë, në të vërtetë një turp me rrënjën e thellë në rrëshkitjen anash marrëveshjes shekullore të atyre që ua premtuan lirinë.

Ymeri ishte fuqishëm, fanatikisht i këtij qyteti. Ai e dashuronte me pasion gadi çmendurak verën përclluese të tij dhe vjeshtën bojkafe. E donte dimërin e egër të bukur të bardhë dhe beharin e zhubravitjen e prrockave gurgulluese. E trajtonte shumë të bukur, të bekuar nga zotërat dhe fuqitë e tjera që i kishin dhënë këte imazh mahnitës. Ymeri e donte ate por jo vetëm për vete. Dëshironte që nocioni ”qytetarë” me tërë emanacionin e vetë politik e moral, të gjënte shtrirje sa për të lumuturuar të gjitha shtresat, kastat, kllasat dhe etnitë. Ky ishte diversiteti që bënte magjinë e tij! Magjinë që jipte me tërë çiltërinë bukurinë e peisazhit e peshën e epikës që dehte frymën e artit. E Ymeri si një Sizif pakëthyeshëm vajti vijës së mishërimit të këtij qyteti dhe qytetarit të vetë në një sa për të lumuturuar që të dy.

Ky ishte Ymeri. Themeltari i diturive nga filosofia, mësonjësi i djemëve dhe vajzave pa numër që në mënyrë filosofike ua shpiegoj se vetëm dashuria midis njerëzve është e lartë-jo urrejtja e hakmarrja, se në jetë ka vetëm një alternative: të jetohet me të tjerët dhe për të tjerët me ndjenjën fisnike. Ymeri politikani që me nervozizëm kundërshtoj skllavërinë për t’mos ia detyruar askujt ate. Politikan demokrati që muar nektarin e diturisë filosofike dhe e futi në thelbin e lirisë, demokracisë dhe lumturisë njerëzore.

Nga kjo ai i takon personave gjigand të këtij qyteti që meritueshëm të zë vendin nga më të lartit në analin e tij. Ai i cili duke u bërë një pjesë e lakmuar e shpirtit të këtij qyteti, sajoj kujtimin frymëzues, kujtimin në të cilin brezët që do vijnë, do gjejnë arsyen për të jetuar dhe për të qenë të lumtur në këte ikonë të bukurisë.

Lë të rezojë përherë çiltërinë e ndjenjën fisnike shëmbëlli i prof. Ymer Muhaxherit-këtij personi që aqë dorëlirëshem na u dha dhe le të lartësohet përherë në kujtesën tonë lavdia për te.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page