top of page

Ylli Pollogati: NJË ËNDËRR GËZIMI

  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Në ëndërr, një gëzim m'u faneps..

Shpirti më digjet vërtet,

Kur një fidan fruti shtatin për zili hedh,

si fëmijë i gëzohem

Dhe hidhërohem kur e dëmtojnë.

Dëgjoj që gëzohen,

me gëzime.

Vesh i merr,

kur ekranit të telefonit të serviren si meze!

E vërteta qesh!

U lodha me të tilla menyra.

Për qefin tim gotën e verës rrëmbeva me shpejtësi, që koha mos më përzihesh.

Në këmbë u ngrita.

Të isha prezent,

me zërin tim e

qiellit t'i thërrisja.

Vera lëkundej gotës nën goditje!

Ç'të ishin vallë?

Grushte të njoma, me

ashpërsi brënda,

si zaje këngësh godisnin, në jehonë të një dite me kaltërsi, pa re.

Ehh.. gulçon ky shpirt për një gëzim.

T'i them boll zymtësisë.

Zëmra nis e më ftohet!

Bosfori le të fryjë mbi krahët e mi, e t'i përkund,

zëmra tjetër kund rreh e më ha meraku.

Ajo, me mua ecën, në një ritëm..

Ecën, që të ecë

dhe mbas ikjes time,

Si zgjimi i një dite të re, gëzimi.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page