Ylli Pollogati: NETËT PRES...!
- Jul 23, 2025
- 1 min read

Ecja...
Me mua ecnin edhe retë e
mbi kokë qielli qëndronte,
si përëndi e krisur...
Dy sy të hutuar...
Një unazë e ftohtë, fshehur dikur...
Pesha e mëkatit gjunjët m'i lëkund e krahëve të erës më degdis, për tek një harres...!
Endesha...,
si i pagjumësuar qytetit tim
ku trëmbja heshtjen e plehrave të harruar duke u
njomur pellgaçeve,
ku një re të vogël dot se mbanin.
Vetja si një yll
i shkundur më dukej,
mes asaj turme të madhe,
që rrëzohet e ngrihet mbi gjethet e pabindura, stinëve të prishura...
Sa keq ndihesha!
Njeri i pikëlluar, i mallëngjyer,
një drite të pagjumtë ëndrreje,
Ku njerëz të panjohur kërkojnë t'u kallëzoj:
Përqafimin e parë..,
me atë buzëqeshje engjëllore, ku
zëmrën e saj,
skaliti dashurisë...
Një çasti sytë hap,
ku një ankthi i ngjau
dhe mbi librin pranë sulem e duarsh e marr
Lulja e thatë
më buzëqeshte mes tij
dhe me freskin e saj më çudiste...
Netët pres, të vjedh
atë që është e imja.








Comments