top of page

XHYRANAKU DHE STAMBOLLESHA


Vullnet Mato

Vullnet Mato

XHYRANAKU DHE STAMBOLLESHA

(Xhyra-fshat në rrethin e Librazhdit)

Një djalosh xhyranak mustaqezi

Me stambolleshën ra në dashuri.

Xhyranaku punonte aty bahçevan,

Sytë saj te muskujt e tij i vanë.

Stambollesha ishte një bijë beu,

mustaqeziun arnaut shumë e pëlqeu.

Por beu s’mund të pranonte kurrsesi,

Me bahçevanin të bënte krushqi.

Xhyranaku e puthte fshehtas si i marrë.

Dhe zemrat e saj flakërohej si zjarr.

Ai i tha se ishte nga një kasaba e madhe,

Me plot nëntëdhjetenëntë minare.

Pas shumë takimeve me zemrën plasur,

Stambollesha pranoi të arratisej padashur.

Dhe u nisën me një karrocë me kuaj,

Në rrugën Egnatia, për në vendin e huaj.

Kujt e fuqishëm me karrocën pajton,

Arritën në Xhyrë në mesnatën e vonë.

Xhuranaku e futi në jatak stambolleshën

Dhe e gdhinë natën me çiftim sa deshën.

Ajo kish një trup me tule të buta si zanë,

Ai e puthi, e thithi, e lëpiu në çdo anë,

Aq sa e shkriu në dyzet e nëntë damarë,

Si asnjë dem i egër, kur nis lëron në arë.

Pasi e kënaqi mikeshën me muskujt e tij,

Ajo pa në gjysmën e dhomës dy-tre dhi.

Dhe kur u ngritën si të dehur nga jataku,

Priste t’i tregonte minaret, xhyranaku.

Të parën i tregoi nënën tek milte dhitë,

Akoma pa zbardhur aty e para ditë.

Nena e gostiti me qumësht të ngrohte dhie,

Në sofrën prej lisi, mbi rrogoz shtëpie.

Stambollasha, shqeu sytë me habi,

ku rronin ata njerëz, në atë gjoja shtëpi.

Po xhyrakau i tha se ishte kasolle verore,

Shtëpinë i kishin tek sarajet dimërore.

Pastaj e nxori stambolleshën jashtë

Dhe e uli në një minder me kashtë.

Filloi ta puthe prapë me etje, si dem race,

Duke i treguar kodrat përtej një tarrace.

Por asaj filloi të mos i durohej fare,

Donte shihte ku do falej në 99- minare.

Xhyranaku i tregoi shkëmbinj mbi shkrepa,

Dhe i tha t’i numëronte, si minare të vjetra.

Stambollesha e ndjeu veten të zhgënjyer,

Dhe shtyu ca ditë si me kënaqësi të përkryer,

Derisa nxori mallin e një mashkulli të fort,

Pastaj i tha mustaqeziut premtimin e kotë:

Eja të marrim karrocën për në Stamboll,

Të sjellim këtu pasuri, mobilie e rroba boll,

Të jetojmë të dy bashkë, si pashallarë,

Se ky vend qenka, një parajsë e paparë!

Dhe u nisën pa vonesë të ngarkoni pasuri,

Në Stambollin e sheikëve me argjend e flori.

Kur arritën te porta e sarajit, ajo tregoi hollin,

Dhe i tha: Tani hip këtu të shikosh Stambollin!

Shko në atë vend me nëntëdhjetenëntë minare,

Të martohesh me një grua bareshë fshatare!

Ku të flini me dhitë e tua, të dy bashkë,

Se ti je i mirë, vetëm për në jatak me kashtë!...

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page