top of page

VËNDBANIM MESJETAR...


VËNDBANIMI I HARCËS DHE BUNECIT

HARCA NJË VËNDBANIM MESJETAR PRANE FSHATIT SASAJ

Nga HALIL SHABANI,historian,arkeolog

& MENTOR SERJANI Poet Publicist

Gjate vijes bregdetare te detit Jon,me drejtim veriperendim-juglindje, shtrihen edhe vargmalet qe bien thike mbi det.Nga gadishulli i Karaburunit, ne drejtim te qytetit te Sarandes dhe Vurgut te Delvines,nje vend me rendesi ze edhe vargmali Lavan-Konjak-Galisht.Vecorite e ketij vargmali,ne kendveshtrimin gjeologjik,jane dalja ne siperfaqe te shkembinjve gelqerore konglomerate dhe te metamorfizuar,qe kane kaluar nje proces te <<cimentimit>> ose te rimetamorfozimit.Ne shpatet perendimore te atij vargmali,rreze maleve dhe buze detit, ne nje terren shkembor,jane ndertuar qe ne lashtesi fshatrat e Bregut te Detit Jon.

Por midis tyre,gati ne nje pozicion <<te fshehte>>,natyra ka ndertuar,me mrekullite e saj,nje vend prane detit dhe rruges automobilistike,i padukshem prej tyre, rreze malit te Lavanit.Ketu ka hedhur themelet, qe ne kohe te hereshme,fshati Sasaj.Kjo forme,mjaft interesante,ne formen e nje patkoi, e ekspozuar nga perendimi dhe nga deti,por i mbrojtur nga veriu e nga lindja prej malit te Lavanit,formon nje mikroklime te bute gjithevjetore dhete pasur me 7(shtate) burime uji. Lartesia e fshatit arrin deri (220m) mbi nivelin e detit. Per shkak dhe per pasoje te ketij ekspozimi nga perendimi e jugu dhe te pasurive hidrike,fshati eshte i mbuluar me drufrutore kryesisht agrume e ullinj,por edhe te tjera, qe i pershtaten klimes bregdetare.Ne kete hark malor,te formuar nga mali i Lavanit, ne anen perendimore,renditen shtepite e fshatit ndertuar ne nje terren te pjerret,ku emertohen:- Bregu i se Butes, Shulleri i Mestranit, koria e Gushareve dhe mbyllen me Kodrat e Lavanit,qe bien buze detit Jon dhe pontilit te lumit te Bunecit.Shpatet e pjerret formojne disa rreke dhe perrenj jo shume te thelle.Por perroi me i thelle, qe mbledh ujerat e atij konfiguracioni, ne forme,patkoi eshte perroi i Sasajit dhe vendasit i thone edhe Lumi(~ Ne Lume te Sase). Ai can ultesiren ne rreze te shpateve te Lavanit,me ujera gjithevjetore dhe derdhet prane partit(pontilit), te Bunecit me detin Jon. Shpatet e malit Lavan,jane te mbuluar me pyje te dendur, ku mbizoteron perralli,ilqeja,mbretja,shkoza,sqindi dhe sidomos valanidhi,deri me lartesine 500 metra mbi nivelin e detit. Mbi kete lartesi nuk ka drure pyjore. Ne shekujt e meparshem ka pasur drure por nga zjarret jane te zhveshura per bar per bagetite e imta. Faqja e zhveshur eshte e pasur me bimen medicinale te sherebeles, qe ne gjuhen e vendasve i thone <<hamocfake>>.

POZICIONI GJEOGRAFIK I VENDBANIMIT TE HARCES.

Ne anen veriperendimore te fshatit Sasaj te sotem,(jo me larg se 100m,nga formacionet gelqerore te malit te Lavanit),zbret nje kurriz malor rreth 500m i gjate, me lartesi deri 280m, tek vendi i quajtur maja e HARCES. Ai kurriz malor ruan drejtimin gati lindje-perendim,drejt bregut te detit Jon. Nga te dyja anet kurrizi malor,qe njihet nga banoret me toponimin Maja e Harces,ulet drejt lugines se lumit te Bunecit(Lumit), ne shpate te pjerret e te veshur me bimesi shkurresh,ku mbizoteron perralli,cmartja,sqindja,kocimarja etj. Ne vendin ku nis kurrizi e shkeputet nga mali i Lavanit,njihet me toponimin Bregu i Pusit. Pak metra larg nga Bregu i Pusit,u dalluan disa banesa.

BANESAT E VENDBANIMIT TE HARCES.

BANESA I

Banesa e parë e ndërtuar, më në perëndim të vëndbanimit të Harcës, duket se është i

spostuar në nivel më të ulët nga grupi tjetër i banesave. Gjatësia e përgjithshme e banesës,

arrin në 9,50m. Ndërsa gjerësia 5,80m. Traktet e mureve vihen në gjërësinë prej 0,60m.

Blloqet e gurëve janë të permasave mesatar dhe të punuara në faqet ballore dhe anësore.

Blloqet lidhen me llaç të kursyer. Forma e përgjithshme e banesës është ajo e një

katërkëndëshi. Por në qoshen veriore, egzistonte një kat i nëndheshëm që banorët e njohin

me emrin bodrum ose qilar. Porte për të hyr në të, deri në vitet 1990 ishte me qemer dhe e

mbajtur mirë. Më pas u dëmtua. Ende duken themelet dhe muri i ngritur në lartësi, që lidhte

dy anët e portës së qemerit prej 3,15m. Qeramika brenda mureve të banesës është e rrallë .

BANESA II - Themelet e baneses se dyte jane ndertuar mbi formacionet e forta te shkembinjve gelqerore. Sot kane ngelur mbi siperfaqe te tokes dy trakte muri qe bashkohen duke formuar qoshen veriore te baneses. Trakti verior i baneses arrin gjatesine prej 10m (dhjete metra),ndersa ai perendimor,8m (tete metra). Lartesia e murit arrin ne dy radhe blloqeve mesatare te gureve gelqerore. Blloqet e gureve jane te latuar mire dhe sigurojne puthitje me njeri-tjetrin. Gjeresia e murit arrin deri ne 60cm(gjashtedhjete centimetra).Por muri nuk eshte i lidhur me llac.Dy traktet e tjera te murit te kesaj banese,nuk dallohen qarte,pasi ndodhen te rrenuara dhe te grabitura.Ne siperfaqe te rrenojes se baneses,gjendet qeramike e fragmentuar qe u perket tjegullave.

BANESA III-te. Gjati 8m (tete metra) larg baneses se dyte,nga ana perendimore,duken muret e baneses se trete.Banesa eshte e orientuar ne drejtim te perendimit dhe dallohen qarte dy ambiente (mjedise), qe ndahen prej nje muri ndares, pothuajse ne mes te gjatesise. Gjatesia e pergjithshme e baneses eshte gati 9.5m (nente pike pese metra), ndersa gjeresia eshte 6m(gjashte metra). Ne qoshen veriperendimore te baneses,dallohen dy radhe shkallesh,te punuar me blloqe te perzgjedhur guresh.Pothuajse ne mesin e gjatesise se baneses,ngrihet muri ndares i dy ambienteve. Gjate trakteve te mureve,ruhen 2-3 radhe blloqe guresh. Muret lidhen,me llac te bollshem,te perbere nga rere jo e imet, e perzier me gelqere. Muret arrijne trashesine nga 60(gjashtedhjete), ne 62cm(gjashtedhjete e dy centimetra. Ne siperfaqe te dy ambienteve dhe jashte baneses ne dalluam qeramike, qe i takonteve tjegullave,te demtuara teper.

BANESA -IV-te. Gati ne distancen prej 20 (njezet) metra nga banesa e trete, dallohen qarte muret e baneses se katert, por kjo banese eshte e orientuar ne drejtimin Juge-Veri, ne dallim nga tri banesat e para.Gjatesia e pergjithshme e baneses eshte 9.60m (nente metra e gjashtedhjete centimetra). Gjeresia prej 5m. (pese metra). Perbehet nga dy ambiente qe ndahen nga nje mur ndares, i ndertuar ne mesin e gjatesise se baneses. Muret jane ndertuar me blloqe mesatare gelqerore,pa lidhje llaci. Dallohen qarte 3-4 radhe blloqe guresh, te vendosur mbi njeri-tjetrin. Ne nje ambient duket qarte marrja e blloqeve te mureve, si edhe hapja e nje grope,me sa duket nga thesarkerkuesit. Duke e pare me vemendje,nuk dalluam ndonje element arkitektutor te kesaj banese, edhe pse kane nje lartesi te konsiderueshme te mureve. Neper ambiente dalluam shume fragmente te tjegullave.

BANESA -V-t. Rreth 20m (njezet metra) ne perendim te baneses se katert eshte ndertuar banesa e peste.Edhe kjo banese ruan drejtimin lindje-perendim,por ne dallim nga banesat e mepareshme,perbehet nga mure te larte, ku dallohen dy katet e saj. Gjatesia e pergjithshme e baneses arrin ne 8,30m (tete e 30 cm) ndersa gjeresia, deri ne 5 (pese) metra. Dallohen qarte dy ambientet e saj,ndersa si element arkitekturor,ne qoshen veriore te saj u shtohet mureve te baneses nje e dalur kendore prej 1.80 (nje e 80) metra gjeresi dhe 2,30 (dy e 30) metra. Kjo shtese eshte e demtuar dhe nuk na mundeson element te plote te sherbeses se saj. Po nje rast i tille na paraqitet tek banesa N.7 (shtate), qe i takon nje furre pjekjeje. Ka shume gjasa qe, edhe ketu, kemi te bejme me nje furre te tille. Ne teresi muret e baneses jane ngritur ne te dy katet ne lartesi. Ndersa nga ana e brendshme e mureve, ne mesin e lartesise se mureve,dallohen qarte gropezat ku mbeshteteshin druret kryesore te dyshimese se katit te dyte. Muri lindor ruhet ne lartesine mbi 3(tre) metra. Muret lidhen me llac te bollshem dhe me fugatura te mbuluara plotesisht edhe ne faqen e jashtme.Ne murin jugor te baneses ruhen dy frengji mbrojtese ne katin e pare, te baneses. Ne ambientin perendimor pothuajse ne mezin e gjeresise se murit,na rezulton ndertimi i nje oxhaku. Ai merr nje forme gjysme rrethore te zbukuruar me llac. Po ashtu edhe hyrja e baneses rezulton e ndertuar nga ana jugor. Muri, gjate gjithe trakteve, arrin trashesine prej 62-63 cm. Nje element tjeter shtese rreth kesaj banese eshte edhe rrethimi nga ana jugore me nje mur taracimi te baneses. Muri i taracimit eshte i lidhur ne te thate, pa llac, por i qendrueshem. Ne te dy ambientet dhe jashte tyre, ne mundem te gjejme,pervec tjegullave, edhe dy fragmente tullash. Ato perbehen nga nje brume jo i kuqerremte, ( si te tjegullave), por me brume gati AKER ne te Verdhe! Kjo banese eshte me e pasur ne elemente arkitekturore, prurje te tullave, si dhe lartesine me te madhe te mureve , mure te taracimit dhe frengjite mbrojtese.

BANESA VI-te : Eshte ndertuar fare prane baneses se peste ,por me permasa me te vogla. Gjatesia e pergjithshme e saj arrin ne 6,60 (gjashte e gjashtedhjete) metra dhe gjeresi prej 5 (pese) metra. Orientimi,- i njejte me banesen e katert. Nuk verehet muri ndares ne qender te gjatesise se saj. Lartesia e mureve arrin deri ne 1,60m (nje e 60 metra). Muret dallohen qarte, te lidhur me llac te bollsheme trashesi deri ne 60 cm ( gjashtedhjete). Brenda ambientit te baneses gjendet qeramike e fragmentuar e tjegulllave.

BANESA VII-te : Eshte nga banesat me te mirembajtura dhe e vendosur prane baneses se gjashte. Banese me dy kate ku muri verilindor arrin lartesin 4,20m (kater e njezet). Orientimi i baneses lindje-perendim, ku ne kendin verilindor te baneses, nga jashte, ende jane ruajtur kater shkallare bashkengjitur baneses nga ana e jashtme. Kjo banese eshte ndertuar buze syprines se kodres shkembore. Banesa ruan gjatesine e pergjithshme prej 8,20m (tete presja njezet) dhe gjeresine 5,50m (pese presje pesedhjete) . Muret me te ruajtur ne lartesine e dy kateve,jane ata veriore e verilindore. Trashesia e mureve arrin ne 60 (gjashtedhjete) centimetra. Per murin eshte perdorur llac i bollshem i perbere nga kokrrizore te trashe dhe gelqere! Fugaturat nga ana e jashme e murit,jane te mbushura plotesisht. Nga ana jugelindore e baneses eshte ndertuar nje mur taracimi qe perforcon siperfaqen e tokes dhe rrit qendrueshmerine e mureve.

Ne qender te murit eshte dhene forma e harkuar me blloqe te perzgjedhur guri, qe sigurojne puthitje te plote me njeri-tjetrin. Ky mur taracimi, siguron nje oborr relativisht te madh per ate terren shkembor te syprines se asaj kodre kurrizore. Gjate ambienteve dhe ne oborrin shkembor, gjendet qeramike e bollshme, ku mbizoteron ajo e tjegullave!

BANESA VIII-te : Eshte ndertuar ne lartesine me te madhe te kodres dhe perben banesen me permasa me te medha, prej 12,60m (dymbedhjete presje gjashtedhjete) gjatesi dhe 10 (dhjete) metra gjeresi. Banesa eshte e orientuar nga lindj drejt perendimit. Ne ambientin lendor te baneses, pikerisht atje ku muri lidhes i mbijetuar i ndan ato duket se trakti i murit nuk vazhdon. Ka gjasa qe ketu te jete ndertuar hyrja e kesaj banese me voluminoze.Ne ambientin, perendimor,mbeshtetur tek muri ndares, duket qarte sheshi i nje furre pjekjeje, ku duket sheshi i shtruar me llac shamot i perbere nga pluhur tulle i kuqerremte, ngjyra e djegies dhe fragmente te shumta qeramike. Nje fragment interesant eshte pareti i qafes se nje ene. Ajo eshte e lyer me glazure jeshile. Lartesia e mureve te baneses e kalon 1(nje) meter, por ne anen lindore muri arrin lartesine 2(dy) metra. Edhe ketu muret jane te lidhur me llac te bollshem dhe arrin trashesine 63(gjashtedhjete e tre) centimetra. Nga ana jugore dhe lindore, disa metra larg themeleve jane ndertuar dy mure taracimi, qe lartesohen deri ne 1(nje) meter dhe perbehen nga blloqe mesatare te gureve gelqerore, te lidhur ne te thate. Nga ana e jashtme e vatres se zjarrit( furres) gjenden edhe dy blloqe guresh masive, te latuar bukur. Njeri ruan formen e harkuar te qemerit ndersa tjetri ruan formen e drejte qe i takon parmakut te deres. Ne kete rast, plotesohet edhe nje element arkitekturor i banesave ku portat apo dritaret jane pajisur me formen e qemerit. Ne siperfaqe te ambienteve dhe poshte tyre, gjenden me shumice,parete qeramike, qe u takojne tjegullave dhe tullave solen? Nga kjo lartesi kodra shkembore fillon e humbet kuota drejt perendimit, qe perkon me bregdetin e portikut te Bunecit.

BANESA IX

Ndodhet e veçuar nga grupi i banesave qëndror të vendbanimit të harrcës, mbi 40m. Ajo

është ndërtuar në kurizin e kodrës, sikurse edhe të tjeret, por më pranë rrëzës së malit.

Është e orientuar në drejtimin V-J., duke ruajtur përmasat 10.50m x 5m. Gjerësia e murit

arrin në trashësinë 0,65m. Përbehet nga tre ambjente, ku me përmasat më të mëdha është

ambjenti i orientuar nga veriu, me përmasat 6,90m x 5m. Ndërsa dy ambjentet e tjerë, i janë

bashkëngjitur atij nga ane jugore me 3,5m gjerësi dhe nga ana perendimore me 5,60m

1 gjërësi. Traktet e mureve ndiqen rrafsh me tokën dhe janë nga më të dëmtuarit se banesat e

tjera. Qeramika, brënda dhe jashtë banesës është e rrallë, por e njejtë me ato të banesave të

tjera të vendbanimit të Harcës.

PERFUNDIME

Mbeshtetur ne kete vezhgim siperfaqesor te vendbanimit te HARCES, i perbere nga (nente) banesa, rezulton se banoret ketu, jane vendosur per nje periudhe relativisht te gjate kohe. Edhe pse ende, pa bere germime arkeologjike, apo sondazhe ne nje siperfaqe te vogel, apo ne ambientet e banesave, kemi te mjaftueshem elementet e datimitkohor, kur eshte ndertuar ky vendbanim. Mbeshtetur tek teknika e ndertimit te mureve,qeramika e paket e perfituar, si dhe elementet arkitekturore,gjejme analogji te vendbanimit te HARCES me vendbanime te tjera ne territoret e Delvines e Sarandes, apo gjate Bregut te Detit Jon. Por, nisur nga pozicioni gjeografik i lugines se Sasajit, apo te Bunecit atje prane, na rezulton se ato shtrihen buze rrugeve te karvaneve, qe lidhnin thellesine apo shpinen e bregdetit te Jonit me vete bregun e detit Jon. Nga sa rezulton nga dokumentacioni i kohes se Mesjates, si dhe nga shenimet e udhetareve apo kronikaneve te Perandorise Turke, rezulton se ketu, ne malin e Lavanit(ne te dy shpatet), kalonin rruge karvanesh,qe lidhnin Bregun e Detit Jon, duke filluar nga Janina, Qafa e Muzines, Delvina, Kalasa, Tatzati dhe mberinin ne Bregdetin e Jonit. Ajo rruge ishte shtruar me kalldrem, ku edhe sot gjenden mjaft trakte te saj, te mirembajtur e mireruajtur.

Ne shpatin e malit te Lavanit, tek Shulleri i Mestranit dhe Bregu i se Butes, qe i perkasin territorit te Sasajit, edhe sot gjenden trakte te rruges se shtruar me kalldrem. Ajo rruge perdoret edhe sot nga banoret per kullota dhe levizjet e bagetive dhe te njerezve ne prerjen dhe transportin e druve te zjarrit dhe lendeve te ndertimit.Shenime mbi kete rruge ka lene edhe kronikani turk Evliha Celepiu(Celepiasi) qe beri ne udhetimin, Delvine-Kalase(Kalaja e Grallatos) dhe doli ne Bregun e Detit Jon, ne vitin 1675*1. Por duke iu kthyer vendbanimit te Harces, me aq sa te dhena kane mberritur deri ne ditet tona, na rezulton se HARCA eshte nje vendbanim, me nje numer te vogel shtepish. Ndoshta eshte ndertuar ne kurrizin e kodres, per te qene me e sigurte nga grabitjet e kusareve dhe ushtrive te huaja,qe vershonin e grabitnin pasurite e vendbanimeve prane rrugeve. Regjistrimi i pare kadastral turk eshte bere ne vitet 1431-1432. Fshati Sasaj dhe Harca nuk figurojne si vendbanime te vecanta por si pejse te Bunecit. Per Bunecin thuhet se ky fshat rezulton ne tre vende, cka nenkupton edhe Sasajin edhe Bunecin. Buneci ndodhet fare prane Sasajit dhe Harces, ne anen e majte te lugines se Sasajit mbi dy kodra, tani te veshura me bimesi shkurresh te larta.*1 Edhe ketu, duken mes shkurreve, edhe sot, muret e banesave dhe relike te nje varreze. Kjo kerkon nje eksplorim te kujdesshem ne te ardhmen . Sipas regjistrit kadastral turk, Buneci rezulton me 61 hane (familje, shtepi, 2(dy) bive, (te veja), 90(nentedhjete) rrenje ullinj, nje vreshte dhe detyrimin e taksave prej 6061 akce. Ne regjistrimin e dyte turk te vitit 1582-1583, as Buneci, as Sasaji dhe as Harca, nuk figurojne. Por ne regjistrimin e P.Aravantinoit, ne 1854, per krahinen e Delvines, rezulton fshati Sasaj me 40(dyzet) familje. Mesa duket banoret e kesaj lugine, te Sasajit, kane nderruar disa here vendbanimet!!! (Vetem me perjashtim te Bunecit). Ky ishte ciflik i Kallapodhajve te Delvinnes, por me pas Sasaji ua bleu territorin Kallapodhajve dhe e futi brenda territorit te vet. Kurse harca ishte lagje e Sasajit, pa nuk qe vendbanim me vete qe te quhet njesi administrative e vecante, domethene,FSHAT! Vendbanimi i Harces, mbeshtetur ne ato dokumentacione brenda kesaj lugine, te Sasajit, eshte i dyti, pas atij te Bunecit. Me shume vertetesi u pergjigjet atyre kronikave edhe teknika e ndertimit te mureve, qeramika dhe forma e banesave, bashke me ato pak elemente arkitekturore qe perfituam. Banesat me dy kate, me forme te ngjashme te pajisura dhe me furre pjekjeje brenda ambienteve i gjejme edhe ne vendbanimin e Kamenices, prane Delvines *1. Po keshtu, ne te dy vendbanimet, ato u paraqiten me dy, ambiente me shkallare; ne disa raste edhe me frengji. Rasti i baneses V, ku ne faqen jugore te murit, gjenden edhe dy frengji,verteton masat e banoreve,per t'u mbrojtur nga sulmet e ushtrive kalimtare,ose kusaret. Tjegullat e shumta te fragmentuara, qe gjenden pothuajse ne te gjitha banesat, tregojne se catite e tyre qene mbuluar me tjegulla. Qeramika e paket dhe enet prej balte eshte karaskteristike e shekullit te XVII-XVIII, sic eshte rasti i fragmenteve te qafes se nje ene uji, lyer nga jashte me vernik ngjyre jeshile. Fragmenti i arkitekturuar i harkut te nje blloku guri te nje dere,perfituar nga banesa VIII, duket qarte se dyert e dritaret kishin formen e qemerit. Po ashtu edhe parmaket, te perforcuar nga blloqe te punuar bukur, si per dritaret ashtu edhe per dyert. Qeramike te tille te eneve prej balte si fragmenti me brume te paster dhe te lyer me vernik jeshil i kemi hasur edhe ne vendbanimet e Kamenices se Delvines *1, Paleofshatit ne Janjar te Konispolit, tek kalaja e Martes ne Konispol etj. Gjithsesi, mbeshtetur ne ato elemente qe perfituam rezulton se Harca perben nje vendbanim relativisht te vogel, ndertuar ne nje vend strategjik, nga ku vezhgon e kontrollon rruget qe lidhnin Bregun e Detit me zonen prapa vargmaleve, te Bregut te Detit Jon, kontrollon vijen bregdetare, qe nuk eshte me larg se 2 (dy) kilometa, ne vije ajrore. Vendanimi datohet i shekullit te XVII, por vazhdon te mbijetoje edhe ne shekullin e XVIII.Me sa duket ne luginen interesante te Sasajit, me kushte shume optimale te jeteses, banoret vendes kane lene gjurme te mbijeteses qe nga epoka e NEOLITIT, tek Shpella e Sasajit, pastaj ne periudhen e antikitetit te vone, ne Bunec me vone tek HARCA e se fundi ne SASAJIN e sotem. Gjithsesi, banoret ne varesi nga kushtet historike e luftarake, kane ardhur rrotull kesaj lugine, ga te dy anet por nuk jane larguar prej saj ne mijeravjecaret e kaluar.

VENDBANIMI I BUNECIT (HUNDE SHKEMBI)

Nje vendbanimi i tejlashte , Prehistorik

Në kurrizin e kodrës, ku është ngritur një shtylle e tensionit të lartë, më e afërta me fshatin

Sasaj, duken mbetjet e një banese të tejlashtë. Banesa është ndërtuar pothuajse në kurrizin

e kësaj kodre, nga ku vëzhgohet bukur, deti, gjiri i Bunecit, rrugëkalimi si edhe qëndrat e

besimit. Banesa është e vendosur në drejtimin VP-JL me gjatësi të përgjithshme rreth 10m

dhe gjerësi 3,60m. Ruhen qartë dy radhë të blloqeve të gurëve me përmasa të mëdha, lidhur

në të thatë. Faqja e jashtme e gurëve është pak e punuar. Ruhet qartë, ndarja e dy

ambjenteve dhe hyrja që i lidh ata me gjatësi prej 1,20m . Blloqet e mëdha të gurëve, arrijnë

gjatësinë mbi 1m në të dy radhët e blloqeve të gurëve. Ndersa aty ku nuk plotësohet puthitja,

janë vendosur fragmente të vogla guri. Në sipërfaqe të banesës dhe jashtë saj, nuk mundëm

të gjejmë fragmente prej qeramike. Brënda banesës janë hedhur blloqe gurësh të copëtuar,

të cilët duket të pastrohen, në kërkim të qeramikës, apo të ndonjë elementi tjetër. Banori që

më shoqëronte, thotë se: «kur ishin të vegjel, atij kishte parë tri banesa të tilla». Por bimësia

e dëndur dhe ndërtimi i sheshit për ngritjen e shtyllës së tensionit të lartë, mundet të këtë

prishur të paktën një banesë.

AVLLIA E BUNECEVE.

Në anën tjetër të përroit të Buneceve, gjendet i dëmtuar një mur i gjatë, i njohur nga

vendorët me emrin ‘’Avllia e Buneceve’’. Muri në tëresi ruan sot lartësin mesatare deri në

0,70m. Ende duken gjurmët e rrugës që kalojnë nga drejtimi i fshatit Sasaj, për tek burimi i

ujit. Lartësia e murit le të kuptojmë qe ka qenë edhe me e lartë, pasi është mbuluar me

materiale të pyllit të dendur të shkureve e makjeve. Po ashtu ky mur, i ndërtuar vetëm në

anën e poshtëme të rrugës, ka shërbyer për të mbajtur rrugëkalimin, që përdorej për kafshët

punës dhe këmbësorët. Takti i murit ndiqet në gjatesinë mbi 120m.


Qeramika: Në të dy këto objekte, prej mureve të mësipërm, ne mundëm te mbledhim në

sipërfaqe parete enësh të vogla. Ato përbëhen nga një brum i kuqëremtë, përzjer me

kokriza të mëdha rëre, që i takon periudhës mesjetore. Ndërsa qeramika e trashë i takon

pareteve të amforave dhe pitosave. Brumi i tyre, përbehet nga ngjyeë okër përzjen me

kokriza rëre të trashë. Po ashtu, në vazhdim të avllis së ndërtuar, nga drejtimi i fshatit Sasaj,

rruga është e shtruar në një gjatësi të konsiderueshme me kallohem prej guri.

KOSHTRA (KOPSHTRA) BUNECE.

Në anën e majtë të përroit të Bunecit, shtrihen disa kodra shkëmbore të veshura me bimësi

të dendur të shkurreve e makjeve. Ato kodra janë vazhdim i shpatit perëndimor të malit të

Lavanit. Pjerrësia e madhe e tyre ka bërë të mundur që ndër kohë banorët të përdorin

sistemin e taracimit, për qëndrueshmërinë e tokës dhe mbjelljes së ullishteve.

Pothuajse në mezin e lartësisë së kodrës gjënden tre radhë muresh taracimi, pranë e pranë.

Lartësia e mureve arrin mbi 1m. lartësi që përbëhet nga blloqe gurësh të mëdhenj dhe

mesatar. Gjatësia e përgjithshme e tyre i kalon të 15 metrat. Muret ende ruajn

drejtpeshimin e tyre, duke u shtrirë sipas konfiguracionit të kodrës, afërsisht në drejtimin

lindje-perëndim.


LITERATURA

1. Aleksander Meksi:Emin Riza: Monumentet; Ndertimet ne fshatin rrenoje te Kamenices; f.139-152.

2. Halil Shabni: < Prasajbet e periferise>,2002; f.92.

3. Halil Shabani: < Trashegimia kulturore e Konispolit >

4. Sofokli Liti <Arkeologjia >2000; f.54

5. Sofokli Liti Edmond Llaci, Ekspedita , Zbulime dhe Pershtypje Gazeta <<Bashkoni>> 1988

SASAJ MENTOR SERJANI Poet Publicist

01.09.2022 HALIL SHABANI,historian,arkeolog



154 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page