top of page

VRANISHTI I VLORËS


VRANISHTI I VLORËS NË PENËN E KANAN CANODEMAJ



Nga Enver Memishaj


Kanan Cenodemaj është i njohur për publikun shqiptar. Ish oficeri i ushtrisë pas botimit të librave të fushës historisë: “Meteori i Vranishtit”, 2009, “Canodemjat, jeta dhe historia e tyre në shekuj”, 2012, “Skëndomemajt në rrënjët e Vranishtit” dhe në letërsi “Gurrë nostalgjie”, 2012, del tani para lexuesit me librin e tij të pestë “Vranishti dhe Hora…”, bëhet fjalë për Vranishtin e Vlorës, pasi në territorin shqiptar ka edhe të tjerë fshatra të emërtuar Vranisht.

Për fshatin e Vranishtit kanë shkruar e botuar Ferjat Shkurti, Mikado Shakohoxhaj, Hajro Limaj, Duro Mustafai, Bardhosh Mici, bij të këtij fshati e të tjerë, por vepra historike e cituar e Kanan Canodemja ndryshe nga këta autorë, synon të hedhë dritë të plotë mbi gjeografinë fizike, historinë e të tjera të dhëna të këtij fshati, pra autori na jep një enciklopedi të plotë të Vranishtit, natyrisht duke shfrytëzuar jo vetëm veprat e paraardhësve të tij por edhe vepra të tjera historike.

Nga ana tjetër del e qartë se autori bazuar në dokumente, në folklore, në shtyp e në kujtime të bashkëkohësve e përshkruan me adhurim vendlindjen e tij.

Ndryshe nga veprat e tjera të autorëve të cituar Kanan Canodemaj merr përsipër jo pa sukses të përshkruaj e të marrë në analizë çdo fak e ngjarje historike, por edhe çdo mal, çdo fush, çdo përrua, çdo lëndinë, çdo hauz, çdo shpellë, çdo harcë, çdo gëmushë të vendlondjes së tij, çka flet për një vrojtues serjoz, të gjeografisë dhe historisë së vendlindjes së tij.

Pasi ka bërë gjeografinë fizike të fshatit autori kalon tek vendbanimet dhe fiset e hershme të këtij fshati, besimi, lindja e qyteteve dhe veçanërisht ndalet gjatë me të drejtë te qyteti i Horës.

Me sa dimë asnjë tjetër para Cenodemajt nuk i ka bërë nje përshkrim të hollësishëm këtij vendbanimi të hershëm të fisit ilir të kaonëve shqiptarë, por autori e shpie më tej studimin e tij deri te pellazgët, pavarsisht se nuk i referohet asnjë dokumenti.

Etimologjinë e qytetit të Horës autori e gjen te gjuha pellazgo – ilire: Hora = Hapsirë. Është meritë e autorit që zhvillimin e këtij qyteti apo më mirë qytez e sheh në harmoni me zhvillimin e zonës për rreth tij dhe në lidhjet me Orikun, Amantian etj

Në historinë e kësaj qyteze nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes edhe folklori siç tregon ai se në vitin 1916, një officer Italian paska dëshmuar se rrithte prej këtij qyteti.

Një vëmëndje të veçantë autori me të drejtë i ka kushtuar qëndresës së Horës ndaj sulmeve të pushtuesve të huaj, e veçanërisht rezistenca e tyre ndaj pushtimit osman, kryengritja e Horës nën udhëheqjen e djalit të Skënderbeut Gjon Kastriotit, derisa vijmë te shkatërrimi i Horës dhe emigrimi tyre në Hora e Moresë, Hora di Albaneze në Palermo të Italisë dhe Hora dhe Vranishti sotëm.

Vëmëndjen e autorit me të drejtë e ka tërhequr pjesmarrja e vranishiotëve në lëvizjet dhe luftërat për liri e pavarësi kësaj pjesë të historisë së vendlindjes së tij ai i ka kushtuar një kapitull të veçantë.

Autori përshkruan me hollësi përpjekjet e vranishiotëve në mbrojtje të trojeve të tyre veçanërisht ai ndalet në pjesmarrjen e vranishiotëve në shpalljen e Pavarësisë, duke cituar edhe vargje nga folklori: Ismail Qemal me halle,/ Vajte krale më krale,/ Hall e Shqipërisë e qave.

Me nota emocionuese, prekse, autori përshkruan vuajtjet e fshatit si gjatë Luftës së Parë Botërore ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë.

Gjatë Luftës Antifashiste e çmojmë si meritë të autorit që ka dalë mbi ideologjinë komuniste dhe falsifikimin e histirisë duke përshkruar disa beteja të përbashkëta ballistë e komunistë dhe duke denoncuar atentatet e pa drejta që komunistët bënë ndaj disa fshatarëve të pa fajshëm e patriotë vranishiotë si Rrapo Meto etj .

Më tutje autori përshkruan sistemin kooperativist e deri në përmbysjen e diktaturës komuniste, çka nxjerr në dukje edhe kufizimet e tij ideore.

Jashtë vëmëndjes së autorit nuk kanë mbetur edhe hasmëritë brenda dhe jashtë fshatit. Në vitin 1921, kur filloi jetën reale shteti shqiptar major Ahmet Lepenica me cilësinë e Komandantit të Krahut të Vjosës dërgonte në Vranisht kapiten Osmën Tetovën për të bashkuar vranishiot të ndarë në dy parti dhe pajtimin e gjaqeve që nga koha e Turqisë. Fshatarët e mbledhur në xhami u treguan patriot me besim te qeveria i dhanë dorën njeri tjetrit dhe “gjaqet që u pajtuan janë këta që përmënden më poshtë: Murat Ramadani ka me marë gjak prej shtëpisë së Azem Ismailit.

Fejzo Murati ka me marrë gjak prej Mulla Murat Tartarit.

Rushit Çelua ka me marrë gjak prej Bilbil Bashos.

Jazo Xhama ka me marrë gjak prej Besim Tartarit.

Hajdar Habili me Myslim Hibron kanë me marrë gjakun njeni tjetrit, por prapë kanë armiqësi.

Pra, këta të naltpërmëndurit i dhanë shoshoqit dorën dhe u pajtuan para nesh, e kështu këtë procesverbal po e vërtetojme me e nënshkrue:

Mulla Murat Tartari, Sadedin Kamberi, Azem Ismaili, Rrapo Meto, Fejzo Murati, Mehmet Muharremi, Rushit Çelo, Zoto Mahmuti, Murat Memishaj, Sadik Sinani, Bali Sadik, Murat Ramadani, Myslim Ibro, Hajdar Habili, Tafil Kapo, Sali Kamberi, Miftar Lato Nuredini

Vërtetohet se gjashtë procesverbalet që janë mbush janë nënshkruar para nesh.

Vranisht 27.8.92. Postkomandanti i Brate Kapter Qazim Guga Rreth Komandant i Vlorës Kapiten Osman Tetova” (AQSH, F. 152, V. 1921, D. 10. F1)

Vepra e Kanan Canodemajt siç shprehet me të drejtë studjuesi Albert R. Habazaj “përçon në breza vlera edukative... Autori mba qëndrim kritik ndaj kujtëdo që vë interesin personal mbi atë të shoqërisë... Kanani është besnik , ai ka një prirje dhe forcë të brendshme për të bërë punë të mira e të dobishme... “

* * *

Autori me të drejtë përshkruan historinë e këtij fshati me shembuj e ngjarje të shumta, me emra të ngjarjeve, por që të bëhen të besueshme ai duhet të kishte cituar dukumentin apo burimit prej të cilit është bazuar e frymëzuar për atë histori që përshkruan.

Dhe nje vrejtje të fundit: Kanan Canodemja mendon se tradhëtia e Ramiz Alisë, pra tradhëtia ndaj mësimeve dritdhënëse të shokut Enver Hoxha solli kapitullimin e sistemit komunist. Me të vërtetë Canodemja nuk e kupton se sistemi Enver Hoxhës ra se ishte sistem çnjerëzor, diktatorial që e rrehtoi Shqipërinë me tela me gjemba e mbushi territorin me burgje e kampe përqëndrimi në kohë paqje???

Sidoqoftë çmojmë vullnetin dhe veprën e tij dhe e urojmë autorin për vepra më të mira në të ardhmen.


14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page