top of page

Votojmë PD-në e Hysen Dedeit


Do te thyej heshtjen duke ju treguar nje ndodhi nga pranvera e vitit 2001.

22 vite me pare, ishte pranvere atehere sikurse tani dhe kohe parazgjedhore, kohe fushate.

PD-ja perjetonte kohe te veshtira, si tani. Demokratet ishin ne veshtiresi dhe te shqetesuar per te ardhmen e zgjedhjeve dhe te ardhmen e vendit . Te gjithe shkonim ne zyren elektorale te kandidatit te zones sone elektorale, qofte per te mesuar ndonje zhvillim te ri, qofte per te ndihmuar gjithesecili sipas mundesive.

Ate dite per te cilen do u rrefej, vajta ne zyren elektorale si dhe here te tjera. Gjeta vetem sekretarin i cili quhej Adriatik, shkurt Tiku. U pershendeta me Tikun dhe u ula ne karrige. Nuk arrita te shkembej më me Tikun asnje fjale se ne dere u shfaq nje Zotni.

Ishte paksa i shkuar ne moshe. Floket i kish te bardhe. Kemisha i ndrinte nga bardhesia. Mbante veshur nje jelek gri e mbi te zhakete gri me cirka. Dukej Zotni me sqime. Me bene shume pershtypje pamja dhe qendrimi i tij. Ajo pamje dhe ai qendrim meritonin dy vleresime te castit "fisnik dhe elegant".

Zotnia njihej me Tikun. Mbas pershendetjes u pyeten per shendetin e familjareve. Nderkohe zotnia i ishte afruar tryezes se Tikut, ku ky midis te tjerash mbante dhe nje bllok fletegjere ku shenonte ndihmat e pakta monetare qe jepnin demokratet.

Zotnia futi doren ne xhepin e brendshem te xhaketes e prej andej nxorri nje shuk te vogel me kartemonedha te gjelbra. Ja zgjati Tikut. Tiku kundershtoi me force.

-Jo- i tha- nuk mund t'i marr leket e tua une. C'eshte kjo qe po ben. Ne asnje menyre.

Por Zotnia, fisnik dhe elegant i la leket mbi bllokun fletegjere e nderkohe i foli Tikut:

- Keto nuk po ti jap ty Adriatik. Une jam i moshuar dhe nuk ndihmoj dot me shume, po 100 mije leke do t'i jap. Ndjehem keq se nuk munda te vija me pare, por prita te merrja pensionin, sot e kisha diten. Dhe sapo i mora erdha, kurse ti do te me turperosh.

Atehere Tiku shenoi ne bllok.

Zotnia u qetesua, na pershendeti, na uroi fitoren dhe iku.

- Cili ishte ky Zotni-pyeta Tikun.

- Eshte Hysen Dedei.

Emrin ja kisha degjuar por nuk me kish rene rasti ta njihja kete Zotni kaq fisnik me pare.

Sjellja e tij, akti i tij me tronditen, aq sa, sa te jem ne kete bote nuk kam per ta harruar. Nese Hysen Dedei ka te aferm te cilet do ta kujtojne deri ne fund te jetes se tyre, mesojeni sot se nje nder ta jam edhe une, ndonese e kam ndeshur vetem njehere dhe vetem per pak caste. Por qene vlerat e tija qe ai diti ti percjelle me aq fisnikeri dhe elegance , ne ato pak caste qe e bene te paharruar per mua. Ai ne ato pak veprime, rrefeu se sa fisnik, sa adhetar dhe sa qytetar ishte.

P.s. Partia Demokratike nuk eshte e Sali Berishes, as e Lul Bashes e aq me teper ajo nuk eshte e Ilir Metes. Palca e ashtit te PD-se eshte e formuar me idealet, me fisnikerine dhe elegancen, me atdhedashurine dhe qytetarine e burrave te tille si Hysen Dedei.

PD-ja madje nuk eshte as e Luciano Bocit, por Luciano Boci eshte i PD-se, prandaj ne na bie per detyre te mbledhim forcat e te votojme Luciano Bocin, sepse duke votuar per te ne votojme PD-ne e Hysen Dedeit, PD -ne e njerezve fisnike, elegante, atdhetare e qytetare te vertete. Mos e kurseni voten per te mbrojtur vlerat.

52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page