
Poezi
Nga Xhevahir Cirongu
Vjeshta derdhi lotët
Një gjethe e verdhë vjeshte
U këput e ra pa dashur nga pema,
Ashtu mbi supe më ra ngadalë
Mos u tremb o njeri i mirë
Erdha të them veç disa fjalë.
Vjeshta filloi të derdh lotët e sajè
Ndoshta po qan ëndrrat në ikje;
Bashkë me gjethet e zverdhura
Të zgjojë dashuritë e stinëve te ne.
Degët e pemëve nga era lëkunden
Ato kanë xhelozinë e stinëve që ikën,
Puthjet e ngrohta nëpër degët lanë
Ikën pas erës,lamtumirë gjethet më thanë.
Pas kaq vitesh ëndrrat m’u zgjuan
Loti vjeshtës pikon në gjethet e verdha,
Dhe ne vrapojmë pas tyre në heshtje
Kështu vërtetë qenka edhe jeta .
Dt. 31 Tetor 2019
Comments