VJERSHE PER TIM BIR DHE BERBERIN E TIJ TE PARE
Nën këmbët e berberit flokët e tim biri, Flokët e tim biri përtokë hedhur. Erdhi e mu qa i vogli, fyerje-brishti, Për flokët e shkelur!
"Me gërshërë m'I priste, m'I hidhte përdhè E shkelte mbi to..." (Dëgjoni, o njerez, këtë berber s'e le më të rroje!)
Si ta qetësoj e s'di si t'i them Tim biri, fyer për herë të parë. "Flokët?! Eh flokët, gjë pa nerv, Berberi pastë dorën e mbarë...!"
I brishti im, i pamësuari me fyerje, Që endè ngatërron flokët me kokën... Berber, lëvduar qofsh prej meje, Që fillove shpjegimin e Botës!
1987
Poetikisht e ndjeshme! ... gjuha rrjedh dhe flet... gjithnjë farukiane ...