top of page

“VITE BEFASISH”


IN MEMORIAM

“VITE BEFASISH”

OSE BEFASITE E NJE LIBRI TE MARASH HAJATIT

Nga Skifter Këllici

Pardje u trondita kur në një nga gazetat e përditshme lexova lajmin e vdekjes së publicistit të njohur Marash Hajati.Ish-drejtor i Televizionit Shqiptar (1974-1980),zëvendës drejtor i RTVSH-së,(1980-1982) dhe pastaj drejtor i përgjithëm i këtij institucioni,(1982-1986), ish-kryeredaktor i “Zërit të Popullit, (1986-1990),nga ku u shkarkua për idetë e tij demokratike,që futi në këtë gazetë në fund të viteve ’80-të, ish-president i Bashkimit të Gazetarëvë të Shqiqërisë, (1982-1993), me dokumentarët e tij televizivë për ngjarje të mëdha si “Tërmeti tundi malet,por jo zemrat tona”,me të cilin është nderuar edhe me Cmimin e Republikës”,”Komani,betejë e madhe”,”Qitëset tona e në poligonet ndërkombëtare”, si me portete televizive,figurash të shquara shqiptare, si Bajram Curri, Aleksandër Moisiu,Panajot Kanaci, Tish Daija dhe librat tij ”Dera e prapme e shtypit,((1998),”Shqipëria ne kapërcimin e shekulllit”,(1999)””,”Tish Daija,i vecanti”, (2005),”Vite befasish”,(2008),”Dritero,kohës i falm perkëtë ditar”,(2012)që ka lenë gjurmë të pashlyeshme në publicistikën shqiptare.”

Po botoj sot këtë recension rreth vlerave të librit “Vite befasish” të Marash Hajatit,ndër më të mirët në fushën e publicistikës, të botuar vitet e fundit.

“Kamera” e Marash Hajatiti në 278 faqet e këtij libri, duke përfshirë edhe fotot e larmishme,është një enciklopedi gjeografike,historike, madje edhe politike, që na shpie në të gjitha kontinentet e rruzullit toëkësor,natyrisht pa harruar edhe atdheun e tij,Shqipërinë.

Më saktë, libri është mozaik vendesh dhe popujsh, të cilat autori i ka parë nga afër në vizitat e tij nën petkun e gazetarit që nga mesi i viteve ’60, deri në fund të viteve ’90,

Libri mund të ndahet në dy pjesë:kujtime nga udhëtime në vende të ndryshme dhe kujtime që lidhen me ngjarje në Shpipëri në periudha kulmore, tragjike për fatet e popullit shqiptar.Kësisoj, autori na shpie nga sallat e leksioneve dhe rrugëve të Lenigradit,(sot Pëtërsburgut,i riquajtur kështu me emrin e themelusuesit të tij,Pjetri I), në “Muret” e Kinës, sidomos në vitet plot trazira të Revolucionit Kulturor,ku autori u ndodh dy herë dhe në njërën vizitë pjesëtar i një delegacioni me udhëheqës shumë të rëndesishëm të kupolës e kuqe.

Që andej Marash Hajati na shpie në Pakistan, ku, i shoqëruar nga një mik kinez, përshkruan me imtësi jetën e e një qyteti të mbipopulluar si Karaci, plot kontraste nga më të skajshmet.Pastaj “kamera” e tij ndalet në Iran,kur ky vend me histori shumë të lashtë,trashëgues i Persisë që me ushtritë zulmëmadhe arriti deri në Greqi,(kujtoni betëjënë e Termopileve), populli i të cilit me revolucionin islamik te Jallatollah Komeinit, në fund të viteve ’70 arriti të rrëzojë dinastinë e e urryer të Pahlevëve.Pastaj ai ndalet në një vend tjetër të madh, me histori po aq shungulluese, në Egjipt,ku , vec të tjerash përshkruan një dasmë në kohën e mbretërimit të shqiptarit Muhamed Ali pashës.Nga Egjipti i lashtë i piramidave të ngritura në shkretërië, që u sjellin vizitorve,vec erëravë të nxehta edhe klithmat dëshpëruese të mijëra e mijëra skllevërve që humbën tragjikisht jetën për ndërtimin e tyre, Marash Hajati flatron nëpërmjet qiellit që mbulon akullnajat e Groenlandës, në Kanadanë moderne, por pa harruar të na përshkruajë një copë nga historia e krijimit të këtij vendi të pamatë, fqinj me Alaskën dhe Polin e Veriut.Dhe nga Kanadaja,pasi merr me vete të ftohtin cimgërues, na shpie sërishmi në Afrikën e Veriut,këtë radhe në Algjeri,ku befas na njeh me një algjerian, që flet bukur fort shqip, sepse ka mbaruar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe madje me një referat të tij, të mbajtur në një simpozium në Angli habit shkencëtarët,aq më tepër kur ata marrin vesh se studimet për agronomi i ka mbaruar në..Shqipëri.

Por autori më pas në librin e tij nuk na ndan nga Afrika.Ai na befason kur zbret edhe më poshtë kontinentit të zi,në Tanzani,vend ku duke e ditur Shqipërië “parajsë” të rruzulllit tokësor, studioheshin veprat e … shokut Enver,dhe ëndërrohej, që edhe atje të ndërtohej socializmi shqiptar, i radhëve ta pambarueshme të shqiptarëve të ngratë që ngriheshin që në orët e para të mesnatës, për të blerë një kg mish e ca shishe qumesht,dy pako gjalpë…

Pastaj, nëpërmjet kapitujve të tjerë të të këtij libri tërheqës, ngjitemi ne Jemen, vend i vogël arab, ku Marash Hajati së bashku dhe shokë të tjerë të delegacionit “armatosen” nga presidenti jemenitas me thika të mprehta, që kanë doreza të zbukuruara mjeshtrisht,armë që nuk i ndajnë nga vetja dhe si dhurata të tjera marrin pako kefeje, me të cilën Jemeni krenohet si mbretëreshë e prodhimit të saj,pas mbretit Brazil…

Më pas ai na kthen ne Greqinë e vitit 1991,nëkëtë vend kaq të njohur për shqiptarët, të cilët pas shembjes së komunizmit gjetën strehë pë të punuar dhë për të shpëtuar kështu nga skamja…

Përfundon kështu rrugëtimi i një Marko Polo-je shqiptar, si të ishte vazhdimi i rrugëtimit të këtij eksploratori që shkeli në fund të shekullit XIII më parë Azinë,për të arritur në Kinë, por këtë radhë me të dhëna gjeografiko-historike të gjysmës së dytë të shekullit XX,jo vetëm për Azinë, por edhe për Afrikën.Për këtë mjafton të përmendësh disa nga nga nëntitujt e reportazhve dhe përshkrimeve emocionuese të Marash Hajatit osë rrëfimeve plot të papritura e kërshëri:”Ah,mor shqiptar!Si do të lexosh Pushkinin”,”Trishtim dhe dashuri”,( kujtime nga Rusia, ku autori ka kryer studimet për gazetari).”Vani hokatari dhe pritja nga Mao Ce Duni,”Si e hengrëm gjarpërin,(kujtime nga Kina),”Në Iran, duke kërkuar pak socializëm nga Islami”,Pallati i Pahlevëve”(nga vizita në Iran),”Si rilindi Egjipti nga shqiptari Muhamed Ali pasha”,(të dhëna historike nga vizita në Egjipt’,”Në shkretëtirën e shkretëtirës” “Ekzotika dhe oazet jetëdhënëse”(përshtypje nga Algjeria),”Një parajsë mbi tokë”(përshtypje nga Zimbabve),”Në udhëkryqet e Athinës” dhe tituj të tjerë intrigues të këtij libri.

Cdo lexues që merr në dorë librin ”Vite befasish”,në një mënyrë,a në një tjetër, mund të gjejë në të edhe veten e tij.Vecanërisht nëse ka vizituar edhe ai disa nga vendet të tilla që përshkruan autori dhe shton kështu edhe më shumë njohuritë rreth tyre.Kurse unë i përkas asaj kategorie lexuesish që, edhe pa vizituar këto vende,është njohur me qytetarë të disave prej tyre,për të cilët flitet në të, në rrethana që ia vlen të ndalem.

Dhjetor i vitit 1999.Kam disa muaj që ndodhem në Boston dhe punoj në Aeroportin Ndërkombtar”Logan” të këtij qyteti.Natyrisht bëj një punë që nuk ka fare lidhje me mikrofonin,ose kameran e RTVSH-së.Së bashku në mua dhe shqiptarë të tjerë, punojnës të huaj, midis të cilëve edhe kinezë.Njeri prej tyre,Liu, një burrë rreth të 60-dhjetave.Gjatë bisedave kujton ikjen e tij nga ferri komunist kinez,.Gjithsesi, nën figurën e Mao Ce Dunit,ndonëse mungon liria e fjalës e dhe mendimit,pale pluralizmi partiak, në Kinë janë bërë shndërrime të mëdha ekonomike, të cilat “nën figurën” e Enver Hoxhës kishte mundësi t’i bënte edhe Ramiz Alia.Liu më kujton një nga periudhat më të vështira që kaloi Kina në të ashtuquajturin Revolucion Kulturor të gardistëve të kuq, që i solli aq dëme asaj, por edhe Shqipërissë në gjysmën e dytë të viteve ’60, ku Enver Hoxha nisi të ashtuquajturin revulucionarizim të vendit, me ndalimin e besimeve fetare,qarkullimin e kuadrit dhe ashpërsimin e luftës së klasave, që u shoqërua me internime e burgime.”…

Gardistët e kuq,- shkruan Marash Hajati në nënkapitullin “Cfarë u duheshim ne kinezëe dhe cfarë na duheshin neve kinezët”, -kishin sulmuar strofkën revizioniste të presidentit Liu Shao Ci,që ishte figura e dytë e Kinës pas Maos,por me ndryshimin se ai po bëhej shumë aktiv dhe po i merrte pushtetin,pikërisht kryetarit.Brenda pak ditësh vec kur nisnin kritikat kundër një udhëheqësi të lartë e me shumë emër…Këta udheheqës mund të kritikoheshin,mund të shkarkoheshin,mund të eleminoheshin,sipas fajit që mund të kishin bërë.Kësaj “zgare” pastrimi në përmasa të ndryshme nuk i shpëtoi as Cu En Lai, as Cen Po Ta,Kan Sheni,Cen Ji etj.”

Natyrisht edhe pasuesit e tyre.Një ndër ta ishte edhe kinezi Liu, që përmënda më sipër..”Si shumë të tjerë,-më tregoi ai,- më nxorën një ditë në rrugët e Pekinit duke më vënë në kokë një cilindër të madh,mveshur me shenja konvencionale të imperializmit amerikan,sepse akuzohesha si i deviator i vijës së Partisë,ndërsa gjindja anash rrugëvë më tallte me përbuzje”.Në ato caste kujtova filmin “Perandori i fundit” të regjisorit të madh italian Antonioni,ku shihet një skenë e tillë.

Nëntor i vitit 2004.Punoj në një shitore elegante të quajtur”Alfa Omega”, ku tregtohen artikuj zbukurimi,me vlera shumë të mëdha.Nadiri,një nga argjendarët që punon atj,është larguar nga Irani pas fillimt të Luftës Irakeno-iraniane, për të cilën në në një kapitul të librit të tij Marash Hajati,kur viziton Televizionin e Teheranit, shkruan:””Në ato kronika, vec luftimeve e bombardimeve, ku ziente kazani i vdekjes, nga thellësitë e vendit dhe nga qytetet e mëdha jepeshin në televizion pa ndërprerje rekrutime të forcave të reja. Fshatarë dhe puntorë, që nga mosha 16 vjec e deri te 60-tat reshtoheshin me shami të lidhur në ballë dhe premtonin të jepnin jetën për luftën e shenjtë kundër Irakur të Sadam Hyesinit.”

Për ironi të fatit, pak a shumë kështu më shkruante një ditë vere të vitit 1981 nga Qiproja miku imi, iraken…Ai kishte ardhur në Shqipëri në fund të viteve 50’të si emigrant politik.Kishte mbaruar studimet në UT për gjeologjidhe ishte riatdhesuar me gruan shqiptare dhe dy fëmijët në fund të viteve 70’-të Bagdat.Atje kishte përkthyer romanin tim”Atentat në Paris”, që po përgatitej të botohej.Por me shpërthimin e kësaj lufte absurde,që shkaktoi mbi 2 milionë të vdekur,vec ushtarëve, burra,gra e fëmjë, kur kërcënohej të merrej ushtar,me gjithë djalin, kishte ikur në Qipro e kështu dëshira e tij që ky roman të botohej në Irak e pastaj në vende të tjera arabe,ishte shuar si vesa e mëngjesit.

Në kapitullin “Në brigjet e dy oqeaneve”,kushtuar vizitës në Kanada në dhjetor 1987-janar 1988, me rastin e Kogresit të 10- të Partisë Komuniste të këtij vendi,ku mori pjesë edhe një delegacion në të cilin ishte pjesëtar edhe autori i këtij libri,gjen përshkrime interesante.Aty theksohet se kjo parti, sipas drejtuesve të saj, mbahej me kuotat e cdo anëtari partie,që derdheshin Agjensinë “Koncepti i Ri”(Neë Concept”).”Ajo ishte një sipërmarrje e gjerë botimesh, gazetash, revistash,albumesh,ilustrimesh të ndryshme”, shkruan autori,që e drejtonte Hardial Beinsi, krytari i kësaj partie, dhe shton se të gjitha këto shtypeshin në një shtypshkronjë shumë moderne”.Pasi lexova këto radhë, m’u kujtua se një ditë vjeshte të vitit 1987 pata takuar në hollin e hotel “Dajtit në Tiranë, as më shumë dhe as më pak këtë Beins,një burrë i gjatë dhe i shëndoshë,me origjimë indiane, me fytyrë të zëshkët, ashtu sic e përshkruan edhe Marash Hajati në librin e tij.Më njohu me të Xhek Shulmani, një marksist-leninist i mocëm amerikan,me banim ne Nju Jork,i cili kishte ribotuar romanin tim “Ditët e prampme të një kryeministri”,(në shqip,me titull “Ankthi i ditvëve të fundit”),ku unë,mjerisht, kisha ngritur në art, gënjeshrat e e Enver Hoxhës në librin e tij ,e kujtime “Rreziku ango-amerikan per Shqipërinë”.Kështu ishin kohët atëherë…

Këtë roman të përkthyer ga Ulilam Blandi,edhe ai marksist-lenisit, anglez, me banim në Londër,Xhek Shulmani e kishte botuar me mjete modeste ne Amerikë.Dhe pikërisht gjatë këtij takimi ai i propozoi Beinsit që ta botonte në shtypshkronjën e tij moderme.Dhe Bensi që e kishte lexuar,pasi më shprehu vlerësimët e tij për të,premtoi se do ta botonte, madje në një kohë të shkurtër dhe do ta shpërndante jo vetem në Kanada, por edhe në vende të tjera, deri në Indi.Nuk e mbajti premtimin, aq sa Xhek Shulmani në një letër që më dërgoi më vonë, më kërkoi të falur për qëndrimin e habitëshëm të Beinsit.Më pas ai,sic shkruna Marash Hajati në libër,kishte premtuar që për 400 mijë dollarë t’ia shiste shtypshkronjën gazetës “Zëri Popullit”.Por, megjithëse paratë u depozituan në bankë,shitja nuk u bë.”Se cila është e vërteta,nga u mbajtën fondet,kush i administroi ato,-nënvizon autori,-e kush përfitoi më shumë prej tyre,kurrë nuk u mor vesh”.Por duhet thënë se pas shëmbjes së komunzmit edhe në Shqipëri,ashtu sic lexova në internet,marksistë-leninistët e Beinsit,(vdekur më 1997),filluan të mbysnin Kinën, pastaj Korenë e Verut,Kubën,sic duket që të gjenin mbështetje financiare e, mëgjithatë, në zgjedhejet e zhvilluara në Kanada,kjo parti nuk ka arritur asnjë herë deri tani të fitojë as edhe 1% të votave, pra asnjë vend në parlamentin kanadez.

Lashë jo pa qëllim në fund të këtij shkrimi kapitujt që kanë të bëjmë me vitet kur Marash Hajati ka qenë së pari drejtor i TVSH-së pastaj nëndrejtor, drejtor i përgjithshëm i RTVSH-së,kryeredaktor i”Zërit të Popullit” dhe kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipëisë,pa dyshim kapitujt më më me inters të këtij libri me kujtime për ngjarje aq dramtike për vendin tonë,ku ai falë detyrave që kishte, madje pas vitit 1986 deri më1991, edhe anëtar i KQ të PPSH–së.

Për mendimn tim këto kujtime duhej të vendoseshin në fund të librit,pra, me fjalë të tjera,autori në renditjen e tyre nuk duhej të zbatonte parimin kronologjik.Dhe kjo ka një arsye të logjikshme.Ndonëse kujtimet e tij nga vendet afroaziatike dhe vende të tjera,janë tërheqëse,pasi lexon kapitujt kushtuar ngjarjeve në TVSH, pas Festivalit të 11-të,(dhejtor 1972), Plenumit të 4-t famëkeq të PPSH-së,(qershor 1973),pas të cilit Enver Hoxha ndërmori një sulm kriminal kundër letërsisë,artit kultuës dhe lëtërsië,duke burgosur shumë krijues, kapitujt në vitet 1980-90, kur Mehmet Shehu vret veten, a e vrasin, kur nga autori jepet një panoranë të gjërë edhe të ngjarjeve tronditëse të asaj përiudhe, si i botimi në “Zërin e Popullit”, i artikullit të njohur të pr.Ylli Popës “Në kërkim të kohës së humbur”,në pranverë të vitit 1990,ku duke trajtuar ngjarje te ditës, për herë të parë në shkrime të tilla askund nuk citohet emri i Enver Hoxhës, i lajmit të ATSH-së mbi mundësinë e punësimit të më shumë se 40 mijë njerëzve në Zvicër, që tërhoqi vemendjen e cdo shqiptari,rrëzimi i përmendores së të Enver Hoxhës,(20 shkurt 1991),përshkrimi dramatik i mbledhjes së Komitetit Qendror po atë ditë, të kryesuar nga Ramiz Alia,ku është ndodhur dhe autori, ku byroistët strukeshin të tmerruar dhe kur Nexhmie Hoxha largohej nga salla me lot në sy,ndërsa merrte vesh nga goja e tij se permendorja ra,vendimi kriminal në një mbledhje tjetër të zgjeruar,të asaj pasditeje, të kryesuar përsëri nga Ramiz Alia, sipas të cilit, në rast se demostruesit do të sulmonin varrin e Enver Hoxhes,do të qëlloheshin me armë,(!!!...), të dala nga goja e tij dhe ngjarje të tjera si këto,kapitujt e mëpasëm,për udhëtimet në Greqi e gjetkë,deri diku nuk kanë interesin e duhur,edhepse kanë vlera të dukshme.Ndodh njësoj si, kur ke dëgjuar një pjesë sinfonike, pas notave “fortissimo”,kompozitori ta mbyllë atë me pasazhe “andante ma non troppo”(pra: rrjedhshëm,por jo tepër).Për t’u bindur,mjafton të kujtosh titujt e këtre nënkapitujve:”Rënia e monumentit të Enver hoxhës u dirigjua nga KQ”,”Tmerri i kufomës së Causheskut’,”Pusullat e Hekuran Isait”,”Të dalin tanket!”,”Trimërohet Ramiz Alia”, ‘Vdekja e dytë e Enver hoxhës”.Madje në këtë kapitull ka pasazhe të tilla që e shoh të arsyeshme të citohen:Pas rënies së përmendores së Enver Hoxhës,në jë mbedhje me punonjësit e Minitrisë së Punëve të Brendshme ku ata e kritikuan ashpër,për këtë permendore shpeheshin mendime se “…përse monumenti ishte derdhur në bronz me parete të holla.Duhej të kishte ketu gisht Italia,vendi ku ai ishte derdhu.Po të kishte qenë ajo e rëndë, monolite,e salduar mirë mbi themelet,ajo nuk do të binte.Një tjetër bënte vërejtje për piedestalin:”Pse nuk ishte ngritur lart mbi shesh dy a po tri kate,që të mos arrihej nga keqbërësit.Mendje, mendje kjo botë!...(faqe 229).

Thashë më fillim të këtij shkrimi se pas botimit të artikullit të pr. Ylli Popës “Në kërkim të kohës së humbur” ,Marash Hajati,atëherë kryeredaktor i “Zërit të Popullit” qe botoi atë pa ngurrim,po të kishte qenë gjallë Enver Hoxha, edhe mund ta kishte pësuar rëndë.Por sidoqoftë e pësoi.:”Unë mendoj se kryeredaktori Marash Hajati të shkarkohet nga detyra,-thotë Ramiz Alia në një mbledhje të organizuar posacërisht pas botimit të këtij artikulli që trondit kupolën e kuqe”.Dhe Marash Hajati përfundoi…kryetar i Bashkimit të Gazetarëve, detyrë thuajse formale, që i dha vetëm një mundësi:të vizitonte si I ftuar gjatë viteve 1990-91 disa vende të botës.

E kam takuar Marash Hajatin në zyrën e tij,tashmë në katin e parë të ish-godinës së ATSH-se,thuajse përballë me “Zërin e Popullit” në katin e epërm të se cilës drejtonte keë gazetë.Renie e lirë!.. Por Marashi ishte optimist.Meqë po përgatitesha për të shkruar romanin “Historia e një vdekjeje të vonuar”pra historia e vdekjes së komunizmit, që besoj të botohet në muajt e parë të vitit 2011 nga “Buzuku”,në Prishtinë, e pata pyetur atëherë gjerë e gjatë për ngjarje të viteve 1989-1991..Dhe ai më rrefeu ato që më pas i shkroi me vertetësi dhe art në librin “Vite befasish”, që ndodhet ne duart e lexuesit.


21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page