top of page

VILDAN SHARRA: LUFTA  PËR VLORËN

ree

VILDAN SHARRA: LUFTA  PËR VLORËN

 

3 Shtator 1920, populli shqiptar jetoi një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e tij , ¢lirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë.  Lufta për Vlorën,  ishte nje fitore e madhe ushtarake kundër një nga shtetet më të fuqishme të kohës. Në të njëjtën kohë kishte vlera të mëdha morale, politike dhe ideollogjike në situatën e nderë në të cilën ndodhej Shqipëria dhe shqiptarët kudo nëpër  botë.

Pas afro pesë shekuj, shqiptarët i treguan botës edhe një herë, të bashkuar, nuk do të lejojnë askënd të cënoj intergritetin tokësor shqiptar.

Ju mund të mbani konferenca dhe të bëni pazarllëqe për trojen tona, por shqiptarët i kanë pushkët dhe gunat gati dhe do t’i mbrojnë trojet e lashta arbërore deri në pikën e fundit të gjakut. 


Vlora muaj para shpalljes së pavarësisë, 1912
Vlora muaj para shpalljes së pavarësisë, 1912

Shqipëria u shpall Shtet i Pavarur në Nëntor 1912. Qeveria e Përkohshme nën presionet e shumta dhe paaftësinë e saj per drejtimin e Shtetit të Ri dha dorëheqjen pas afro 14-të muajsh.  Ismail Qemali u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin një Komision Ndërkombëtar të kontrollonin dhe drejtonin shtetin shqiptar ( kujtimet e I.Qemalit ). Shqiptarët e pranuan këtë propozim, por me një kusht, asnjë shtet fqinj nuk duhet të jetë në përbërje të Komisionit. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) erdhi në Vlorë në 1914 dhe Italia kishte rolin drejtues. Vlonjatët të indinjuar shprehën pakënaqësinë e tyre te autoritetet e kohës.

Ibrahim Avdullahu, një nga udhëheqësit kryesorë për përgatitjen e Kuvendit të Pavarësisë në 1912, i kërkoi Hasan Sharrës  ndërtesën e madhe, Selia e Qeverisë së Përkohshme në 1912 , për vendosjen e KNK. Italia vendosi komandën e saj ushtarake, dhe prej aty bëri të gjitha përgatitjet për gllabërimin e trojeve shqiptare.


Ngritja e Flamurit në Pallatin e Sharrajve, 3 Shtator 1920
Ngritja e Flamurit në Pallatin e Sharrajve, 3 Shtator 1920

Në 1916 italianët e shpallën të paligjshëm flamurin tonë kombëtar. Komiteti Kombëtar i Shpëtimit, i krijuar në Vlorë, 1914, nga Ismail Qemali dhe përfaqësues të 14 krahinave shqiptare, shprehu indinjatën te Ismail Qemali, te autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Italia ishte një Superfuqi e kohës, asgjë nuk mund të bëhej , ishte mendimi i përgjithshëm.

Hasan Sharra i kërkoi komandës italiane largimin nga ndërtesa e familjes dhe vendosi atje shumë familje muhaxhirësh të ardhur nga Dardania prej 1912 e më pas.( Fjala Kosovë nuk duhet te egzistojë në fjalorin shqip). Bijtë e këtyre familjeve dardane luajtën një rol të rëndësishëm në revoltat kundër pushtuesve italianë.

Lufta e Parë Botërore përfundoi. Miqtë, pushtuesit italiane nuk po largoheshin nga trojet shqiptare. Ismail Qemali iu drejtua autoriteteve të ndryshme të Fuqive të Mëdha të kohës për largimin e ushtrise italiane nga trojet e pushtuara shqiptare. Shumë intelektuale shqiptarë, kudo që ndodheshin, u organizuan dhe nëpërmjet delegacioneve  të krijuara protestuan në Konferencën e Paqes  ne Paris. Në Vlorë përditë shtohej urrejtja për pushtuesit italianë. Qeveritë e krijuara në atë kohë në Shqipëri, i kërkuan Qeverisë Italiane largimin e trupave ushtarake nga trojet e jugut. Dipllomacia nuk po punonte, por ishte e pamundur t’i largoje italianët me lufte, ishte mendimi i pergjithshem.

Vdekja e papritur e Ismail Qemalit në Itali, dhe shoqërimi i trupit të tij për në Kaninë nga forcat pushtuese italiane arriti kulmin. Filloi organizimi dhe përgatijet për t’i shporrur pushtuesit me luftë. Nuk ishte aq e lehtë. Shtresa e mesme dhe fshatarësia (quheshin në atë kohë) e kishin vendosur , vetëm me luftë duhet t’i shporrim pushtuesit. Derri do plumb. Plumbat i kishin të pakët,më kryesorja, dëshira ishte e madhe . Qeveritarët dhe shtresa e lartë, pashallarët e dikurshëm, qëndruan indiferentë dhe në shumë raste i ndihmuan pushtuesit. Po ashtu, intelektualë të ndryshëm nuk e këshillonin një luftë me një nga ushtritë më moderne të kohës. Do të ishte vdekjeprurëse për popullin shqiptar.

20 Nëntor 1919. Një ditë e zakonshme për lutjet fetare nëpër xhamitë e qytetit të Vlorës. Kishte kohë që nëpër kishat ,xhamitë dhe institucione të tjera fetare bëheshin “predikime” nacionaliste dhe planet per bashkimin e popullit në një luftë të përbashkët për ¢lirimin e krahinave të pushtuara nga ushtria italiane. Nga xhamia e pazarit , turma prej 300-400 besimtarësh, u lëshua drejt bashkisë së qytetit në protestë kundër pushtuesve italianë. Në krye të turmës ishin shumë të rinj dardanë. Edhe pse ishte e ndaluar , protesta ishte spontane, e paorganizuar dhe paqësore. Karabinerët i rrethuan, u përleshën me demostruesit dhe u rrëmbyen flamurin kombëtar. Një oficer italian e lidhi flamurin në bishtin e një qeni dhe e shëtiste nëpër rrugët e qytetit. Kjo e acaroi së tepërmi popullin. Demostruesit u riorganizuan dhe filloi një përleshje e madhe. Mbi të gjithë  dallohej një djalosh trupmadh nga Kumanova e Dardanise, grushtat e tij i përplasnin italianët përtoke. Ky ishte fillimi i kryengritjes së madhe.

Ditët e mëvonshme situata mori një rrugë tjetër. Shqiptarët filluan përgatitjet seriose për luftë. Vullnetarë nga krahinat e veriut, lindjes dhe jugut filluan të grumbullohen në krahinën e Vlorës. Edhe italianët e morën seriozisht gjëndjen e krijuar në qytet. Kishin dislokuar rreth 15 mijë ushtarë, që e kalonte numrin e banorëve të Vlorës. Por Vlora nuk ishte e vlonjatëve, Vlora ishte e shqiptarëve, dhe shqiptarët nuk e lanë Vlorën t’i përballonte pushtuesit e vetme. Nga të gjitha anët shkuan në ndihmë të Vlorës, edhe larg , shumë larg, vatranët nga  Amerika.

Italianët filluan seleksionimin dhe arrestimin e pjesëmarrësve kryesorë në protestë. Familjet Dardane që ishin strehuar te ndërtesat e Sharrajve, i fshehën në fshatrat ¢eprat dhe Hoshtime. Prej atje, ata, në bashkëpunim me fshatarët përreth Vlorës filluan të sulmonin patrullat italiane.  Kjo situatë vazhdoi deri në Maj, 1920.

Qeveria shqiptare në atë kohë dhe shumë intelektualë të njohur e quajtën vetëvrasje një luftë me ushtrinë italiane. Dipllomacia nuk kishte punuar. Ishin bërë planet nga Fuqitë e Mëdha për ndarjen e mëtejshme të tokave shqiptare. E kishin harruar trimërinë dhe pavdeksinë e kombit të lashtë shqiptar, që për mijëra vjet u kishte bërë ballë pushtuesve të të gjitha kohërave. E kishin harruar heroin shqiptar,Gjergj Kastrioti,Skënderbej,që u bë mburoja e krishterimit  prej pushtimit otoman. Por nuk e kishin harruar shqiptarët.

8 Maj 1920. Italianët filluan arrestimet e drejtuesve kryesorë të lëvizjes anti-italiane. Në bazë të listës prej 23 persona, që e kishte bërë Siri bej Vlora,  ata arrestuan dy vëllezerit Hasan dhe Mu¢o Sharra, Jani Mingën dhe Dom Vasën. Osmën Haxhiun nuk munden ta arrestojnë. Pasi i shpëtoi rrethimit, ai u strehua në fshatrat e Vlorës. Flamurin e Madh të qëndisur nga vajzat shqiptare 2-3  ditë pas shpalljes së pavarësisë në 1912 italianët e kërkuan dhe nuk e gjetën. Vëllezerit Sharra e kishin fshehur në fshatin ¢eprat, kur dërguan gratë dhe fëmijët për t’i ruajtur nga hakmarrja italiane me fillimin e luftës.

Duket e ¢uditshme arrestimi i një kleriku!  Të gjithë klerikët , myslimanë, katolikë dhe ortodokse, gjithmonë e kanë udhëhequr, janë përpjekur dhe kanë mbrojtur popullin shqiptar,gjuhën shqipe dhe Shqiperinë,  ruatjen dhe përhapjen e idealit të pavdekshëm kombëtar. Vite më vonë , diktatura komuniste do t’i shpallte dhe masakronte si bashkëpunëtorë me armiqtë?!

Ishte një hoxhë nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme kur u shpall pavarësia  më 1912. Ishte At Luigj Bumçi kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.  A nuk ishte At Gjergj Fishta ai që shkoi dhe u takua me senatorët katolikë, për ndërhyrjen e Shtetit Amerikan per mos copëtiimin e trojeve shqiptare? Ishte një prift ortodoks shqiptar i quajtur Fan Noli, ai që e takoi presidentin amerikan për mbrojtjen e Shqiperise nga pazarllëqet e shteteve Europiane.

Në 20 Maj 1920 , italianët arrestuan edhe udhëheqësit e tjerë të kryengritjes.Pasi i grumbulluan të gjithë të arrestuarit në hambarin e një anije luftarake, i dërguan në ishullin e Sazanit dhe i mbyllën në kafaze hekuri. Arrestimi i drejtuesve kryesorë të përgatitjes për luftë nuk i frikësoi shqiptarët. Udhëheqës të tjerë, nën thirrjen e Osmëm Haxhiut u mblodhën në kodrat e Beunit,Smokthinë, njëzëri vendosën fillimin e luftës dhe bënë planet e sulmit në drejtime të ndryshme.Komiteti i Shpëtimit

Kombëtar që ishte krijuar në 15-16 Korrik, 1914, u riorganizua dhe vendosi fillimin e Luftës për ¢lirimin e tokave të zaptuara nga ushtria italiane. Italianët e morën për qesharak ultimatumin e kryengritësve shqiptarë.

Në 17 Maj filloi sulmi frontal për marrjen e Kalasë së Tepelenës. Rreth 1500 ushtarë italianë, të pajisur me mitraloza të rëndë, topa dhe armë të tjera moderne ruanin kalanë. Gati 1000 luftëtarë shqiptarë të krahinave përreth , të armatosur me pushkë të thjeshta dhe vegla bujqësore luftuan për me se një muaj dhe e morën Kalanë. Disa ditë më vonë, pas fillimit të luftës në Tepelenë, luftetarët kryengritës sulmuan kampin italian  shumë të fortifikuar, në Kotë, Vlorë.

Pasi i azgjësuan këto dy fortifikime kryesore të pararojës së ushtrisë italiane, kryengritësit ekstremistë, të quajtur nga italianët dhe pasuesit e tyre, u drejtuan drejt Vlorës.  Në Vlorë , italianët kishin mbi 15 mije ushtarë, 200 topa dhe artilerinë e flotës në gjirin e Vlorës.

   Kalaja e Kaninës
   Kalaja e Kaninës

Një nga betejat me të pabesueshme ishte marrja e Kalasë së Kaninës. Pozicioni i Kalasë e kishte bërë të pamundur marrjen e saj nga pushtues të shumtë në histori. Në 22 Korrik, kryengritësit liridashës rrethuan dhe sulmuan Vlorën nga pika të ndryshme. Për dhjetë ditë rrjesht u bënë luftime të përgjakshme në kodrat e Vlorës.Të frikësuar dhe të terrorizuar nga sulmet e forcave shqiptare, ushtarët italiane nuk pranonin të shkonin dhe të luftonin në Vlorë. Protesta të shumta u bënë në Itali. Shtypi botëror nuk ndalej së shkruari për heroizmin e popullit shqiptar. Vlora u bë emri më i njohur nëpër gazetat e përditshme.

Në fillim të gushtit , Qeveria italiane dhe qeveria shqiptare firmosën në Tiranë një marrëveshje për ndalimin e luftës pa miratimin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare që e drejtonte luftën. Qeveria shqiptare ua la ishullin e Sazanit, italianëve,si edhe mbajtjen e një garnizoni ushtarak në Shkodër. Në 17 Gusht trupat pushtuese filluan tërheqjen nga Vlora.

Ne 3 Shtator 1920 luftëtaret fitimtarë hynë në Vlorë. Flamuri i Madh i Pavarësisë u ngrit përsëri madhështor, dukshëm nga të gjitha anët te Pallati i Sharrajve.  Më vonë , në 1928 do të ndërtohej monumenti (shtiza) i ngritjes së flamurit, që është në ditët e sotme .

Ja si e përshkruan Eqrem bej Vlora, nga ballkoni i sarajeve të tija, Luftën për Vlorën… Në krye të këtyre burrave luftonin heroikisht përfaqësuesit e shtresës së mesme, kaq të për¢muar prej meje. Si shpjegohej ky ndryshim i papritur i karaktereve dhe vlerave? Fare thjeshtë! Lufta që ata bënin ishte “lufta e tyre”, ishte beteja për pozitën e tyre shoqërore,për pronat, për gratë e fëmijët e tyre, për nderin dhe mbijetesën e tyre, një përpjekje për jetë a vdekje!

Përgjigjen këtij pseudo-shqiptari ia dhanë pjesëtarë të familjes Sharra. Memdu Sharra,i edukuar në shkollat prestigjoze amerikane,angleze,italiane etj, pjesëmarës në Luftën për Vlorën, ju pergjigj shumë qartë….. Lufta për Vlorën, nuk ishte luftë për pozita shoqërore, nuk ishte luftë për pronat . Lufta që shqiptarët bënë në 1920, ishte luftë për parandalimin e copëtimit të mëtejshëm të tokave shqiptare, u treguan shteteve europiane se fati i Shqipërisë nuk vendoset në konferencat e paqeve në Paris e gjetkë. Shqiptarët të bashkuar nuk ka forcë, sado e madhe qoftë, t’i nështrojë. Njëkohësisht, u tregoi gjithë intelektualeve shqiptare, populli shqiptar ka qënë, është dhe do të jetë gati sa herë që e kërkon nevoja, për mbrojtjen e atdheut. Ju, duhet të bëheni pararoja dhe të udhëhiqni popullin për mbrojtjen e atdheut, në rrugën e vërtetë për ndërtimit e shoqërisë demokratike, si edhe shtetet e tjera europiane.

Lufta për Vlorën, ishte një fitore e madhe me përmasa ndërkombëtare. Në shtypin e kohës , deri në Amerikë, u shkruajt për trimërinë e popullit shqiptar. Ajo u dha fund pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha për azgjësimin e Shtetit të sapo formuar Shqiptar. Luftëtarët e 1920-s  nuk luftuan për dekorata, per t’u nderuar nëpër libra apo muzeume nga qeveritë hipokrite që e kanë zaptuar Shqiperine.

Nuk e shikoni që trojet shqiptare sot, drejtohen nga bijtë e diktatorëve të kuq, po pushtohen në mënyrë të heshtur dhe të programuar nga fqinjët e përhershëm grabitqare? Grekët gradualisht po e helenizojnë jugun e Shqipërisë. Serbët bëjnë të pamundurën dhe nuk e kuptojnë që Dardania është shqiptare. Turqit kanë një influence shumë të madhe në Shqipëri. Propoganda islamike po bëhet më e rrezikshme se në kohën e perandorisë otomane. Qeverite shqiptare heshtin. Shqiptarët braktisin atdheun si kurre ndonjëherë në histori, në këto 35 vitet e fundit.  Ndoshta ka ardhur koha të organizohet përsëri , Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare.

Lavdi te Përjetëshme Luftëtarëve të Luftës për Vlorën. Ata nuk ndërtuan lungomaren, por një Vlorë të Lirë dhe të Pavarur Shqiptare.

 ___________________________________________________________________

- Kujtimet e familjes Sharra, pa e ndryshuar rrjedhën tregimtare.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page