top of page

Vetmi


Astrit Lulushi

Të jesh vetëm ndonjëherë është diçka e pakëndshme, njësoj si të qenit i bindur se me helm mund të shërohesh. Përmes vetmisë njeriu ndjehet i qetë ndaj çdo tingulli a gjëje që lëviz, ndaj çdo pamjeje që më parë as që e kishte menduar. Çdo gjethe fryhet bëhet e gjallë dhe njeriu ndjen praninë e diçkaje, madje edhe të gjërave që më parë i dukeshin të zymta.

Vajtimi me kohë konsumon trishtimin, çka nënkupton se gëzimi është i natyrshëm; si ecja mbi tokë krijon iluzionin se po aq lehtësisht mund të ecësh më këmbë edhe mbi ujë.

Të pakta janë ditët e jetës. Disa nga orët më të këndshme janë gjatë stuhive të verës, të cilat e mbyllin njeriun brenda - edhe ditët janë më pak të ngjeshura, të zbutura nga zhurmat kërcitëse të pemëve dhe copëtimi i pandërprerë i kohës; kur një muzg i hershëm e bën mbrëmjen të zgjatet; ku shumë mendime shtrihen ngadalë, zënë rrënjë, dhe vetëshpalosen; kur në kohën me shi që provojnë shtëpitë, njerëzit rrinë gati me leckë dhe kovë para hyrjeve për të mbajtur jashtë përmbytjet, apo kur tjetri ulur pas derës i gëzohet plotësisht mbrojtjes; kur rrufeja godet një pemë të madhe dhe e rrëzon përtokë; dhe kur ti kalon aty përsëri ditën tjetër, tronditesh nga ajo gjurmë, më e dallueshme se kurrë, e bërë nga rrufeja e tmerrshme që zbriti nga qielli në dukje i padëmshëm.

Njeriu shpesh i thotë vetes - “Tani është koha të mendosh, sepse atje lart do të ndjehesh i vetmuar.” Por të mendosh duhet qetësi, pra të jesh vetëm; atëherë si mund të bëhen të dyja njëherësh - të rrish në vetmi dhe mes njerëzve?

E gjithë kjo Tokë ku ne banojmë nuk është veçse një pikë në hapësirë. Nëse do të ishte e mundur, sa larg njëri tjetrit, mendoni ju, banojnë dy njerëz në qiell, thellësia dhe perimetri i të cilit nuk mund të maten? Pse njeriut në Tokë i duhet vetmia? Çfarë lloj hapësire është ajo që i ndan njerëzit dhe i bën të ndjehen të vetëm? Asnjë lëvizje këmbësh nuk mund t'i afrojë dy mendje. Ajo që duhet është thjesht dëshira për të qenë më pranë; për shumë, janë nevojat e jetesës - bankat, zyrat postare, kafenetë etj, shtëpitë, shkollat, dyqanet - që i afrojnë njerëzit. Si pema që mbillet afër ujit ose i lëshon rrënjët në atë drejtim - mjafton të gjejë një vend ku njeriu të hedhë themelet - cili vend nuk ka rëndësi, as çfarë gjuhe flet.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page