top of page

VETËVRASJA E JASEMINAVE







Atë ditë të vrava. Ti më the se nuk mundeshe më dhe deshe të vdisje… Të shpëtoje nga çarjet e vazhdueshme nëpër duar, nëpër brinjë. The që doje të shpëtoje nga sytë e skuqur. The që doje të shpërtoje nga brisqet që për dreq të binin nga duart sa herë i drejtoje të depërtonin në damar, Nga kufjet që ishin lodhur prej veshëve të tu të shurdhët nga muzika hard metal dhe rock me volumin më të lartë të mundshëm, Nga duhani që nuk bënte më punë, Nga netët pa gjumë, Nga ditët pa jetë, Nga qëndrimi në zbrazëti, Nga dhimbja që shkakton zbrazëtia. M’u lute të të shpëtoja nga ajo teoria se duke i shkaktuar dhimbje trupit, mund të shpëtosh shpirtin nga dhimbja…e cila nuk ka funksionuar me ty -më the. “Teori shëndet xha Beqo” – të thashë. ” Ti nuk qeshe, as nuk përkule buzët por lëshove ca lotë nga sytë e tu të skuqur. Dhe…dhe unë desha të të përqafoja, por e dija që përqafimi im nuk të shërbente për gjë. Dreq o punë! Ti doje të vdisje. Ti doje të vdisje. Ti doje të… Ti doje të vdisje??!!! Ç’dreqin të duheshe vdekja xhanëm? Oh, ti kishe vdekur së gjalli. Por m’u lute të të vrisja. Më the të bëhesha shpëtimtarja jote. Të bëhesha xhelati yt fatsjellës! A ekzistojnë vallë xhelatët fatsjellës? Ç’të duhet fati kur s’ka më jetë, hëh? Ç’të duhet fati kur ti po e çon në djall atë?! Ç’do të thotë një xhelat fatsjellës?! Si mund të jesh edhe xhelat, edhe fatsjellës? Nuk munda të kuptoj në kishe qenë ti apo duhet të bëhesha unë xhelati yt. “Zot, dua të ulëras!!! Pastaj të iki e ta lë këtë të patru të kalbet me marrëzitë e trurit të tij. ” Por… ti m’u lute. Dhe unë u kujtova se jam ndjerë si ty, por jo si ti. Të kam ndjerë ty bukur më shumë seç ndjen ti veten. Jam munduar të mbjell orkide në shkretëtirën tënde. Të kam ëndërruar të buzëqeshur në një ballkon me jasemina. Kam mbjellë jasemina në shpirt për ty. Dhe ti më kërkove të bëhesha vrasëse… Vrasësja e mundimit dhe ëndrrave të mia. Më kërkove të të çoja në një botë ku ndoshta s’do mund të jem. Ti përherë i ke dashur largësitë. Ti… Ti kurrë nuk e ke ditur çfarë do. Harrova të kujtoj edhe unë çfarë dua. Harrova të kujtohem… Një dridhje më pushtoi trupin. -Është kjo ajo që ti do? Ma thuaj dhe më shiko në sy. Me plot bindje, me zërin e ngjirur më the “Po,Vritmë! ” Atë ditë të vrava ty dhe dhe gjithçka doja. Me pistoletën e qelbur në sirtarin e dytë të dollapit majtas, që e ruaja për hajdutët e errësirës. Oh, ti vodhe gjithçka unë nuk kisha. “Qëllomë në zemër, -më the. Mirë? ” Dhe buzëqeshe sikur ky ishte çasti yt më i lumtur në jetë. Atë ditë më përkëdhele lehtë flokët dhe qafën me duart e ashpra e të grricura që ngecnin aty – këtu. Drejtova armën dhe…. Dhe erdha në jetë! Nuk qenka gjë e bukur të ikësh duke parë veten, që derdh nga copëzimi i zemrës, orkide të thara, lule të vyshkura jasemini që mbyten në një pellg arome trëndafilash të kuq. Të përqafova e të putha lehtë, kur ti kishe ngrirë dhe mundoheshe të më ngrohje, shtrirë fill mbi trupin tim…duke më pyetur me sKoKot e ke! Ai nuk ndjen më asgjë dhe unë jam këtu, pa ty. A e shikon sa “e bukur” është vdekja?! Ti, ti më kërkove të vdesësh. Po unë? Nuk ka xhelat fatsjellës, ka vetëm xhelat! Atë ditë të vrava…të vrava ty?

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page