top of page

Vetëm zemra mund të shoh me të vërtet


RAZIE BUDINI LLALLA

MEDITIM

Përballë me veten time. Aparati fotografik ka ndalur kohën, disa çaste. Pikërisht, kjo foto më solli sot, në ditlindjen time...

Kam kaluar mbi gjysëm shekulli dhe me duket sikur kam nisur ta jetoj jetën sot. Kam jetuar dhe jam munduar që jetes ti marr, e ti jap më të mirën. Më të mirën si vajzë, si motër, si bashkëshorte, si Nëne, si grua, si e afërme familjare, si shoqe.

Si vajzë u rrita plotë dashuri nga dy prindër të mrekullueshëm, me një fëjmiri te lumtur.

Si moter e 5 vëllezërve dhe 2 motrave, pata fatin të isha e fundit dhe I kisha si model ne rrugën time. I desha dhe më deshën pa kushte.

Si nënë e dy djemëve të mrekullueshëm, jam munduar të jem prindi ideal për ta. U mundova të ndërtoj për ta ura drejt rrugës së njohjes së jetës dhe kur I pashë që kaluan matanë në keto ura, I nxita ata që të krijojnë vet ura te reja.

Si bashkëshorte; Vetëm zemra mund të shoh me të vërtet. Thelbësorja është e padukshme për syrin.

Si grua jetova e punova me shumë pěrkushtim. Krijova atë "unin" tim të vogël që sado pak ishte pjesë ndryshimi, për mirë.

Si e afërme familje më kanë dashur, po ka pas më shumë nga ata që me sytë e tyre të pisët, kanë parë turbullt jetën e qënien time. I vlerësoj edhe këta, që janë pjesë në rrugën e jetës sime, se falë tyre, shpirti im në vite fali shumë dhe u bë edhe më I bukur.

Për mua këto vite jete, janë të mrekullueshme.Tek e shoh këtë rrugë tani që e kam përshkruar, nuk më shqetëson asgjë dhe e di që, mirë a keq, kam edhe tjetër për të bërë, sepse jam e vendosur që do vazhdoj të jetoj. Për cdo ditë të jetës, do të përpiqem të jem e vetëdijshme për gjërat e mrekullueshme që ka bota jonë..

Cdo ditë do ti kujtoj vehtes që të falenderoj Zotin, që më bëri pjesë të kësaj bote....

161 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page