
DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
VETËM DASHURIA
Ti moj zëmërushe
Që zbrite nga qielli,
Kush të tha që vdekja
Sa më përkëdheli!
Erdhe e më puthe
Më bëre prap të gjallë
Vetëm dashuria
Bukuronë dynjanë…
30 – 1 -2022
KUR DESHA TË VRISJA VETEN!
Gjithçka m’u vesh në Zi!
Qielli uli qepallat e reve
Që yjet dhe Hëna
Të mos më shihnin
Kur desha të vrisja veten,
Për tmerret e kësaj bote…
M’u dhimbs jeta
Edhe pse e pistë!...
Zogjtë, yjet dhe hëna
Më përqeshën
Dhe qeshën të ngashëryer…
29 – 12 – 2022.