Vepra e Stefanaq Pollos


Stefanaq Pollo

VEPRA HISTORIKE E AKADEMIKUT STEFANAQ POLLO STUDION TË KALUARËN,DEPËRTON NË TË TASHMEN DHE REFLEKTON PËR TË ARDHMEN

Vepra e Prof.Stefanaq Pollos "Në gjurmë te historisë shqiptare" vellimi i parë studjon të kaluarën, depërton në të tashmen dhe reflekton për të ardhmen Vepra shtrihet jo vetëm në një hapësirë kohore të gjerë, por ka edhe një larmi më të madhe tematike ,e cila ka vlera të vërteta shkencore Të shkruash e të botosh për historinë e një populli të lashtë, siç është populli shqiptar, nuk është aq e lehtë,sepse kërkohen njohuri të thella shkencore, aftësi gjurmimi, trajtimi e argumentimi profesional Këtë detyrë e realizoi me kohë dhe me cilësi të lartë shkencore Akademiku prof.Stefanaq Pollo. Njëra nga veprat e tij serioze në këtë fushë, është libri me titull: “Në gjurmë të historisë shqiptare), vëllimi i pare me 400 faqe botuar ne vitin 1990 ,nga Akademia e Shkencave - Instituti i Historisë , dhe puna teknike për përgatitjen e këtij vëllimi , është kryer nga Vj. Noti Prof. Stefanaq Pollo, e ka shkruar këtë vepër, kur ai ishte në kulmin e pjekurisë shkencore dhe të arritjeve të tij në fushën e historisë kur kishte njohur e përvetësuar arritjet më të mira të kësaj shkence, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë e më gjerë. Sudimet e tij " Mbi rilindjen Kombëtare Shqiptare (vështrim i përgjithshëm) kanë marrë vlera mbarëkombëtare, jo vetëm nga masa e madhe e atyre që e studjojnë dhe mësojnë prej saj , brenda vendit tonë, por edhe për interesimin e madh që shfaqet për atë në rajonin ballkanik dhe atë evropian. Analizat parimore me argumente bindëse i kundërvihen qëndrimeve të ngushta,shoviniste,intolerante,antihumane dhe antidemokratike dhe që hedh poshtë mjetet që lartësojnë superioritetin etnik,nacional dhe nxisin urrejtjen ndaj të tjerëve, si ndaj shteteve ashtu edhe ndaj grupimeve të ndryshme të popullsisë . Ky botim ka vlera të shumta, me përmbajtje të ngjeshur e trajtim të spikatur profesional, që të shton njohuritë për këtë fushë të dijes njerëzore dhe ngre më lart ndjenjën e atdhedashurisë për vendin tonë dhe popullin e stërlashtë shqiptar, në trojet e tij të sotme stërgjyshore Në bazë të parimeve të Këshillit të Europës studimi "Historia botërore dhe qytetrimi" ku theksohet e veçanta e historisë është karakteri i saj demisional, si në hapsirë dhe në kohë. edhe vepra e prof. Stefanaq Pollos studjon të kaluarën, depërton në të tashmen dhe reflekton për të ardhmen. Në këtë ndërthurje, është dimesioni aktual i veprës historike të tij , e cila kontribon në prijen e fuqishme drejt proceseve të integrimit dhe krijimit të shoqërive demokratike,me kulturën dhe paqen,të drejtat humane ,mirëkuptimeve institucionale dhe po ashtu ajo është nxitëse e vlerave demokratike, të tolerancës, të theksimit të identitetit kombëtar në jetën multietnike duke kundërshtuar paragjykimet e intolerancës të nacionalizmit ekstrem, kundër qëndrimeve të ngushta,shoviniste,antihumane dhe antidemokrati Këto ide demokratike ilustrohen nga Prof. Stefanaq Pollo në veprën që po analizoj në faqen 329 , ai thekson :”Populli shqiptar ka pasur një fat të përbashkët për shekuj të tërë me popujt fqinjë të ballkanit. Ky fat dhe aspirata e përbashkët për të qenë të lirë e të pavarur i ka bërë ata të vëllazërohen, të vendosin lidhje bashkëpunimi ekonomik e kulturor, të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në fillim të shek.XIX, kur shpërtheu revolucioni nacionalçlirimitar serb e më vonë ai grek e rumun, ndjenja e solidaritetit ballkanik i bëri shqiptarët të vraponin si vullentarë në ndihmë të kryengritësve. Ata mbushën radhët e njësive luftarake, duke nxjerrë nga gjiri i tyre, siç ishte rasti me revolucionin grek dhe atë rumun, edhe komandantë të shquar. Këta vullentarë ishin jo vetëm ortodoksë, por edhe muslymanë e katolikë, gjë që ishte një dukuri e rrallë për kohën e rrethanat e që tregonte se nuk ishte thjesht bashkësia fetare ajo që i shtynte shqiptarët të merrnin pjesë vullentarisht në këto revolucione, por kryesisht aspirata për tu cliruar nga shtypja e shfrytëzimi feudal osman, për të fituar lirinë e pavarësinë, të cilën e konsideronin çështje të përbashkët të popujve të shtypur ballkanikë” Në parathënien e veprës "Në gjurmë te historisë shqiptare" vellimi i parë Akademiku Prof. Kristo Frashëri dhe akademiku Prof Arben Puto vlerësojnë Prof. Stefanaq Pollon duke theksuar : “ Prof. Stefanaq Pollo është ndër përfaqësuesit më të shquar të shkencës sonë historike. Tani prof. Stefanaq Polloi paraqet publikut vëllimin e parë të botimit” "Në gjurmë te historisë shqiptare" Kjo përmbledhje është dyfish e dobishme. Së pari, Rilindja gjen aty vendin që i takon jo vetëm në kuadrin e historisë shqiptare, por edhe të asaj ballkanike. Vëllimi merr kështu edhe një theks aktual të mprehtë, si një përgjigje e kualifikuar kundrejt pasaktësive e shtrëmbërimeve të një pjese të historiografisë së huaj e sidomos të botimeve të dala nga qarqet shoviniste antishqiptare që kanë ndërmarrë kohët e fundit një fushatë denigruese për të mohuar e zhvleftësuar Rilindjen tonë Kombëtare Së dyti, ajo ka edhe një dobi të madhe praktike sepse, duke i mbledhur në një vëllim të vetëm studimet e shpërndara në vepra ose organe të ndryshme, ato do të bëhen më të arritshme si për masën e gjerë të lexuesve, ashtu edhe për historianët që do të duan të thellohen më tej në këtë fushë të studimeve tona historike” Duke e studjuar vëllimin e parë të veprës “"Në gjurmë të historisë shqiptare" mësojmë se Prof. Stefanaq Pollo, u është kthyer disa herë temave të rëndësishme të periudhës së Rilindjes Kombëtare, por duket qartë se ai asnjëherë nuk ka përsëritur ato që ka shkruar më parë.. Në çdo faqe të shkruar, ai ka të vargëzuara fjalë dhe shprehje të reja, të pasura me argumente, analiza dhe sinteza të reja.. Interpretimet dhe konkluzionet e tij jepen me një stil të mahnishëm, sikur lexon një poezi historike me vlera shkencore, të cilat çdo lexuesi i pasurojnë arsyetimin logjik Të gjitha këto shkrime të përbledhura në këtë vëllim kanë një vlerë shkencore për të sotmen dhe ndihmonjë çdo historian edhe për të ardhmen. Në fillim të studimit të vëllimit të parë të veprës "Në gjurmë te historisë shqiptare" , Prof. Stefanaq Pollo e nis librin me Rilindjen Kobëtare Shqiptare, i cili , përpos se zbulon natyrën dhe stukturën e shoqërisë shqiptare, me dimesionet sociale, politike,kulturore, ekonomike e spirituale, përcakton qartë termin “ Rilindje Kombëtare Shqiptare, e cila është Lëvizja Shqiptare për çlirim kombëtar dhe që përbën një epokë të re e të shquar të historisë së popullit tonë.” Prof. Stefanaq Pollo ka hedhur themelet e studimeve shqiptare për epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke përcaktuar dimesionet e hapësirës dhe shtrirjen kohore, dhe ai thotë : “ Ajo shtihet në disa dhjetëvjecarë : fillon në vitet 30-40 të shek. XIX dhe mbaron me Shpalljen e Pavarësisë, më 1912.Është epoka kur jo vetëm Ballkani, por edhe vendet evropiane ziejnë nga lëvizjet popullore kundër shtypësve të huaj” Në fillim autori bën një analizë, ku shpjegon proçesin e zhvillimit me karakteristika të përbashkëta të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe “lëvizjeve të kësaj natyre të vendeve të tjera e sidomos të vendeve ballkanike, ato zhvillohen në perudhën e shthurjes së marrëdhënieve feudale dhe të lindjes e përhapjes së marrëdhënieve kapitaliste, pra në periudhën e formimit të kombit, synojnë çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe bashkimin shtetëror të krahinave me popullsi që flet të njëjtën gjuhë, zhvillimin e kësaj gjuhe dhe fiksimin e saj në letërsi, për çlirimin kombëtar.” Duke analizuar problemin e formimit të ndërgjegjers kombëtare shqiptare gjatë shekullit XIX. autori thekson: “ Mbi bazën e faktorëve objektivë u formua edhe ndërgjegja kombëtare.Kjo ishte një etapë më e lartë, cilësisht e re, e ndërgjegjes etnike të shqiptarëve. Ajo nuk lindi mbi një truall të zbrazët Vetëdija etnike e shqiptarëve ishte formuar qysh gjatë mesjetës. Shekulli XV me luftën e madhe kundër invazionit osman, i qëndroi edhe islamizmit të pjesës më të madhe të popullit shqiptar” Ndriçimi i epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, nga Prof Stefanaq Pollo, është një ndihmesë e madhe, që ne sot të kuptojmë rrënjët historike, që kanë ushqyer këtë populll, të ndodhur midis perandorive e qytetërimeve më të mëdha të kohërave: helene, romake, bizantine dhe sllave , të cilat nuk mundë ta asimilonin sespse ndërgjegja kombëtare shqiptare “ u formua mbi bazën e ndërgjegjes etnike, duke trashëguar prej saj elementët themelorë dhe i ngriti ato na një shkallë më të lartë duke i pasuruar me një përmbajtje të re më të gjërë e më të plotë, duke u shndërruar në një forcë lëvizëse themelore të Rilindjes “ Duke analizuar përmbajtjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Prof Stefanaq Pollo përcakton se : “Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, t'u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë.” Autori duke analizuar epokën e Rilindjes Shqiptare , nënvizon se “Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë të zhvillimit të kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, që çoi në lindjen e një lëvizjeje të re nga përmbajtja dhe objektivat e saj, të nacionalizmit, që ishte një lëvizje karakteristike për historinë moderne të të gjithë popujve, e cila, si në çdo vend edhe në Shqipëri, kishte si synim të formonte shtetin kombëtar, që do të përmbushte aspiratat politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerë, edhe te shqiptarët nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e përbashkësisë, e komunitetit ndërmjet shqiptarëve, si pjesëtarë të të njëjtit komb. Kjo lëvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe me përparimet që u bënë në shek. XIX në fushën kulturore, ekonomike, ideore e politike.” Duke analizuar gjuhën dhe kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, autori i përcakton ato “ një faktor të rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. “ Autori evidenton se epoka e Rilindjes “solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në zhvillimin e gjuhës shqipe, e cila ishte nyja e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, ku i bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje.” Në proçesin e konsolidimit të shqiptarëve si komb , bashkësia shqiptare shtronte si domosdoshmëri edhe lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, dhe nevoja për vendosjen e një alfabeti të njëjtë , me qëllim që të zhvillohej një letërsie e gjerë artistike, e publicistike. Në analizën e ideve të kombësisë e të sovranitetit të kombeve, Prof. Stefanaq Pollo thekson se “ Ideja e kombit ishte organikisht e lidhur me atë të atdheut. Rilindja i dha këtij përbërësi të rëndësishëm e të domosdoshëm të kombit një përmbajtje të re. Territori i banuar historikisht dhe në mënyrë të vazhdueshme prej shqiptarëve ishte atdheu i tyre, i përbas