top of page

VENDLINDJA ËSHTË SI FOLEJA!


VENDLINDJA ËSHTË SI FOLEJA! Bregdeti ynë përrallor, Me fshatra në varg kurorë, I veçantë fshati skalitur, Perëndi çe ke qëndisur. Sasaji unazë floriri, Mbi të rriten çaji, bliri, Të shëronë millocfaka, Flladit era s'të zë vapa. Burimet me ujë kristali Prej borës që shkrin nga mali, Agrume, ullinj ,ngarkuar, Bilbilat këndojnë shtruar. Sasaji me male e dete Ai vënd të bën për vete, Lavani ,plot lulëri, Të mban si foshnjë në gji. Zilet e cjepe dyjare Dëgjon ,cula e longare, Mikpritës, bujarë ç'do derë O Zot shpjemë, atje lemë. Sasaji mbi rrugë mbështetur Si kështjellë qëndron në shekuj, Bijë, e bija Sasanjotë Flamurtar ku shkojnë ,të zotë. Atyre u ka peshë fjala, Me vlerë pena, me forë palla, Vëndlindja është si ," Foleja" Ikën tutje, kokën ktheja.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page