Vullnet Mato
VDEKJA E VOGËL
Gjumin kemi vdekjen tonë, të përnatshme, por kjo vdekje e vogël, shumë e rehatshme, më tremb me fantazitë e trilluara mendërisht, ëndrrat, që nuk ndodhin në jetë, zakonisht.
Ndonëse truri, ma do shumë këtë vdekje, ku merr vrullin dhe energjitë e nesërme, kur arsyetoj, gjatë ringjalljes së përditshme ato që shoh natën, më duken të habitshme,
Unë s’mund të bëhem kurrë i pari i vendit, të shpërndaj kotësinë e paaftë, të kuvendit, as vjedhjet e shumta, t’ua ndaj të mjerëve, se nuk kam asnjë mbështetje prej skifterëve.
Lejlekët e moshuar, që vdesin me mua netëve, duan hipjen time në piramidën e pushtetshme, por nuk kuptojnë, se maja e saj e përkohshme, shpesh herë, pushtohet nga shumica e gallofëve.
Ata kanë të shumtë, numrin e krahëve të tyre, dhe vjedhin fletët si brenda edhe jashtë kutive, duke më lënë të bashkëjetoj me të voglën vdekje, për të parë ëndrra puthjesh me ndonjë lejleke;
Nga ato që thurin fole me shkarpa ëndrre të vonë, kur jam, duke thithur ultraviolet lëkure në ballkon, më dërgojnë gjethe plepi, kartolina me postë ere, teksa xhelat virusi, më rri me hanxhar pas dere...
Comments