top of page

Vasil Klironomi: DUSHKU I VETËM

  • 6 days ago
  • 2 min read

Mendime rreth vëllimit me poezi Shën Vetmia të poetes   Liljana Furrxhiu.


Ç’është ajo që më çoi në orët e vona të natës e më dha shtytje të lexoj Shën Vetminë?  Nuk bëhet fjalë për shqetësim fetar, por për një liber të tërë mepoezi ku Efterpi (dhuruesja e kënaqsisë dhe muza e poezisë lirike për grekët e lashtë,) provokoi talentin e poetes Liljana Furrxhiu. Talenti është burimi i fillesave, që shoqëron dhe i jep shtytje gjendjes aktuale të krijuesit. Është prefiksi që do ta lidhë  poeten me lexuesin.Në poezi ajo rritet, dashuron, thërret në ëndra; gjen veten, dhe eksploron botën e saj të brendëshme; gjen forcë  dhe bënë vend për pasqyrimin e vetëdijes. Tashmë guximi krijues nuk pranon dritën e hënës të kafshuar. Poetja merë spunto dhe shkruan në lëkurën e saj prapavështrime që akuzojnë njerëz dhe kohëra. Si rrallë poet të tjerë, nis udhëtimin në libër me një ironi therëse:/ Tani jam mirë nëna ime e dashur,/thonjtë i lë nuk i pres,/ netëve i përtyp, i brej e hutuar / akoma dhe drita e parë e mëngjezit më gjen duke i brejtur./ Plasë nga lumturia./ Si më mirë Aristofani do ta hidhte këtë akuzë në letër?  Nëpërmjet vargut alegorik, kërkon dikush ta gënjej; /t’i thotë se Zoti di të lexoi zemrat e dashuruara.../  E e ndodhur midis dy sistemesh ( njëri më i keq se tjetri,)  dushku i vetëm ndjen se po humbet stinët. Ndërkaq e ndodhur largë atdheut, nga filologe shndërrohet në gjithçka që i shërben për të jetuar. Thotë se di të ushtroi shumë profesione dhe ironizon veten kur gjatë krasitjes, pemëve u krijon dhimbje; i merren mentë kur me letër zmerilio pastron nga ndryshku hekurat e ballkoneve, u ushtrohet fyerjeve kur pastron shtëpitë e «zonjave»./ Linde me këmishë/ i thonë dhe ajo kërkon në këmishën e saj ngjyrat e ndezura, kërkon në mendjen dhe shpirtin e saj dy tatuazhet e gdhendur, që vetëm ajo di se çfarë shprehin.. Në Athinë «atje ku rrugët fshehin rrugët»* përfytyron dhe lëshohet rrugicave të fshatit; asgjë ekuivalente. Si urrith  shpon nëpër kujtime, përtyp të shkuarën ndërsa  me metafora fërkon ëndërrat, por ëndërrat as fillojnë dhe as mbarojnë  rrugëve të Athinës; mes dy tatuazhëve, njëri në mëndje tjetri në shpirt, tipikja bënë që /turpi të turpërohet prej saj./ Merrë jetën në duar; dashuron, edhe pse largë, shtrinë ndjenjat fushave të myzeqesë; shkruan poezi, shdrohet për lexuesin në hollësi rjedhëse ku jo rrallë forma dhe përmbajtia na lënë të kuptojmë se nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe kjo duket te Shën Vetmia. Është titulli i librit. Verën e kaluar një shoku im poet më tha se në krijimtari ndodhin çudira të vogla. Ndonjëherë titulli është gati gjysma e librit. Shën Vetmia të jetë një çudi? Pse jo. Dhe në poezi ndodhin çudira.* Varg i poetit Ali Ahmad Sait Ezber (Adonis)

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page