top of page

Varësi emri



Astrit Lulushi


Kur Skenderbeu vdiq, perandoria osmane pushtoi tërësisht mbetërinë e tij, dhe e ndau në 4 vilajete. Fillimisht u tha se kjo ishte ndarje administrative, por më vonë u kuptua se ishte copëtim, që vendi të mos bëhej përsëri. Me shpërbërjen e Perandorisë, shërthyen luftrat Ballkanike dhe shiptarët, pa shtet e me një farë ndihme të huaj, mbetën me më pak tokë sesa kishin pasur para zaptimin.

Sot ata kanë dy shtete dhe janë pakicë në dy të tjera - nga Çamëria, shteti ka hequr dorë. Në horizont nuk shihet shenjë bashkimi, për të mos thëne se mund të ketë ndarje të tjera; madje me raportet që flasin për emigrim dhe plakje, shuarja bëhet e mundshme. Superfuqitë ia lënë rradhën njeri-tjetrit dhe ndjekin politika të ngjashme, duke filluar nga Roma e lashtë, Stambolli mesjetar dhe Brukseli modern, për shkombtarizimin e një populli ose jo. Roma pushtoi Ilirinë dhe krijoi Arbërinë; Osmanët zvetnuan Arbërinë dhe nxorrën në pah Shqipërinë; po Brukseli çfarë emri ka rezervuar për këtë komb tepër të lashtë, tashmë dy-shtetesh dhe dy-pakicash? Përgjigja duke se vjen pas 500 a 1000 vjetësh, kur BE-ja të jetë shpêrbërë nëse historia vazhdon të ndjekë të njëjtat gjurmë.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page