Valixhja e vjetër
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 21, 2020
- 1 min read

Valixhja e vjetër

Të shikoj valixhe e vjetër. Dru me vrima, krimba shpuar. Je kujtim nga një kohë tjetër, Kur im atë qe i dënuar.
Ç’të kujtoj më parë, moj mike!? Gjithmonë gati në koridor. Herë më erdhe, herë më ike. Jeta jonë një fat mizor.
N’burg i mbyllur tek qelia, Ndaj për mua ke kaq vlerë. Brenda më kish mbetë rinia. Bëj t’a nxjerr e dot s’e nxjerr.
Brenda teje flinin ëndrra, Ngatërruar bukë e gjellë. As u ndala as u trëmba.
Burg më burg i kam përcjellë.
Nuk të flas valixhe e rrjepur. Nuk ke veshë e nuk ke gojë. Si relikte më ke mbetur.
Dua vite të t’zbuloj.
Hap e mbyll, gjithnjë pas fatit, Rroba burgu, mall dhe lot, Të mungon kostumi i Gabit*, Shkoi me atin tim n’atë botë.
*Gabi - Tregu i shitjes së rrobave të përdorura.
Comments