ÇDO STINË E KANË SI NJË PRANVERË
Nga Valbona Ahmeti
maleve me dëborë
një kryekrushk e valëvit bajrakun,
u mbushën shtigjet me zelle dasmore
nga tingujt e baladë-shqipes
dirigjuar me duar hyjnore
po i kalon kufirin e çdo vepre muzikore
është një melhem shpirti
jehon si refren mbi tel lahute:
dhe Hyjnorja thërret përtej mrekullisë
të biem për altarin e Lirisë!...
... Atdheun e kishin Diell e shpirt
qiellin mbulojë, ëndërr në thurrje
popull i lashtë u ndriçonte me qirrinj
fatin e tij e mbanin mbi supe
si lavë t’i hapnin dyert e dritësisë
e sytë zjarr t’i shikonin çastet e lumturisë
dritë, dritë kudo dritë zbriti si një kurorë kristalore
mbi nusërimin tënd rrëzëllor
si fushnajat e blerueshme në mesverë
paqja lumnueshëm buronte nga sytë blu qiellor
sot sheshet buçasin nga kënga e vallja
mbi lapidar ndalon fluturimin shqiponja
sot Kosova feston ditëlindjen e Bardhë
Lokja fshin mbi faqe lotin si ujëvarë,
para një obelisku të madh:
lexoka emra të qëndisur mbi mur
lutet për bijtë që ndrisin plotë nur
shpirti i tyre ka mbetur i heshtur
vështron kudo nëpër Atdhe
ndalet në kopshtin e Lirisë
shpirti si shpirt shend e verë
bekon engjëjt e dashurisë
çdo stinë e kanë si një pranverë
nuk dinë të shuhen shpirtrat e Lirisë!
Comments