VALËT
- May 14, 2022
- 1 min read

VALËT
Përplasen valët në bregun e brishtë,
me vete sjellin simfoni muzash,
vallëzojnë, valët me furi,
përplasen në breg, tërhiqen në thellësi.
Të tjera valë përplasen pambarim,
muza me simfoni të reja sjellin,
sekretet e mbretërisë tregojnë,
flasin për jetën, në detin ku jetojnë.
Sekrete në formë simfonish,
valët përcjellin pambarim,
kur mbreti zëmërohet,
dallgët përplasë në bregun e detit tim.
GJARPËR
Gjarpër emrin ti e ke,
je më i tmerrshmi mbi dhe,
kokën nën gur e fsheh,
bishtin lart për qejf e ngre.
Të gjithë frikën ty ta kanë,
ndaj dhe rrugën e ndërrojnë,
nga Shqiponja ty s’ta mban,
është “droni” që mbron.
SHOKU IM
43 vjet patën kaluar,
pa e parë shokun tim,
rastësisht të dy u takuam,
kujtuam vitet plot gëzim.
Shoku im quhet Vasil,
burrë i mirë zemërflori,
jeta rrjedh si një krua,
lum kush di dhe e pi...


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Urime z. Bashkim! Vargje plot frymezim dhe permbajtje.