top of page

Vajza që gëlltiti lotin e nënës


( Ngjarje e vërtetë)


Në fillim të shtatorit të viti 2022, në Rodos të Greqisë ndodhi një ngjarje e dhimbëshme, shkaktuar nga dora vrastare e një krimineli jashtë njerëzor. Bisnesmeni Gentian Topalli, banues në Rodos që prej vitit 1998, si shumë shqiptarë të tjerë pati migruar në Greqi dhe qe akomoduar aty. U integrua në komunitetin vendas grekë, po dhe me shumë shqiptarë që qenë vendosur para tij. Punoi me ndershmëri dhe me djersën e ballit bëri prokopi. U martua, lindi e po rritëte fëmijë (një vajzë e dy djem), kishte ngritur bisnesin e tij në fushën e ndërtimeve dhe ishte mjaftë i suksesshëm. Ishte kontribues në vepra ndërtimi, po dhe në punësimin e shumë nevojtarëve shqiptarë e grekë. Virtyte të larta gëzonte ai njeri. Human, solidar, korrekt, besnik, i dashur me të gjithë. Rrotull tij, mirësia e kishte emrin Genti. Dhe ajo mirësi me shumicë, i mori jetën. Greku Stefanis, që banonte në Rodos kontraktoi me firmën e ndërtimit që kishte Genti, një hotel në një pozicion nga më të bukurit. Hoteli përfundoi dhe u bë shumë i frekuentuar nga turistët, por pronari i hotelit hezitoi t’i jepte detyrimet monetare ndërtuesit. Konfliki shkoi deri në gjyq dhe vendimi ishte në favor të Gentit, duke i dhënë të drejtën e përdorimit të hotelit për katër vjetë.

Genti, jo vetëm nuk ja mori e ta përdorte hotelin, po i dha kohë për ta likuiduar detyrimin, që shkonte rreth 200 mijë euro. Këtë verë, nuk mundëte ta toleronte më shumë dhe insistoi të shlyhej prej pronarit të hotelit. Stefano Grigoriu me të bijtë, Niko e Dhimitër dhe të shoqen Dikea, njerëz tmerrësisht të poshtër, hilamanë, mashtrues, kriminelë e vrasës kolektiv, menduan të shpëtojnë nga borxhi duke hequr qafe njeriun që i detyroheshin, njeriun që deri atë ditë tregonin se e kishin mikun më të çmuar, që i kishte ndihmuar të ngrinin gjithë atë pasuri. Vendosën likuidimin e tij, organizuan vrasjen tinzare, e futën në kurth, sepse ai, ashtu si kishte zemrën kishte dhe treguesit fizikë, ishte një div i vërtetë. Në një nga ato ditë të zeza, kur përpunuan planin djallëzor, pasi kishin përcaktuar mjetet dhe mënyrën e vrasjes, e ftuan të shkonte të merrte një pjesë të lekëve,(30 mijë euro) në orën 10 të natës. Genti, si gjithmonë, në besë e besueshmëri, shkoi, po nuk i shpëtoi kurthit vrastar dhe në vend që të merrte lekët, la jetën.

Vonesa prej një nate në shtëpi alarmoi gruan dhe ajo njoftoi njerëzit e tyre, që kishin në ishull, vëllain Fatmirin, motrën Leta dhe disa kushërinj. Të tronditu, që nuk po gjenin asnjë gjurmë, njoftuan policinë, e cila u vu menjëherë në kërkim të zbardhjes së gjendjes së krijuar. Në këtë moment u hap dhe lajmi se është zhdukur bisnesmeni shqiptar Gentjan Topalli. Njoftimin e parë e bëri shtypi i Rodosit dhe pastaj edhe medja të tjera.

Në Pogradec jeton nëna e Gentajanit, Hatixheja dhe motra e tij Lida. Lida e mësoi lajmin dhe ndonse kishte shpresa për ta gjetur të gjallë, ajo“vdiq“ për vehte. U mbyll në një dhomë dhe qante me gulç. Delte në bahçe dhe lahej me lotë. Nënës, që shqetësohej nga ajo pamje, i thoshte se ishte sëmurë e ndjente dhimbje të forta, po nuk kishte nevojë për mjek e spital, se do i kalonte. Nuk gjente fjalë ngushëllimi, ndaj vendosi t‘a ngrijë lotin para nënës, t’i vejë gur zemrës dhe t‘a mbronte atë, sa të mundëte nga kjo dhimbje e tmerrshme.

Hynte e dilte e “qetë“, lëviste kot nëpër shtëpi ku nuk e mbante vendi. Fliste orë e çast me vëllain, Fatmirin e motrën, Letën në Greqi, po asnjë lajm. Kërkimet ishin pa dobi dhe, deri sa u kap vrasësi kaluan 10 ditë ankthi të paimagjinushëm. Dhjetë ditë sa dhjetë shekuj, e nxinë shpirtin e motrës, i tjetërsuan pamjen e gjithçka, por duhej mbrojtur nëna. Nëna që i kishte rritur jetimë, e tani do të merrte mandatin. Shkëputej nga e ëma, qante, pastaj kthehej, duke u grimuar që e ëma të mos shihte dhimbjen e bijës, dhimjen e motrës për vëllain. Kapja e vrasësit zbuloi dhe gjendjen e Gentit. Atë e kishin vrarë dhe e kishin larguar shumë kilometra prej vendbanimit. Trupin e kishin dhunuar me kimikate. Mandatin e mori e para Lida. E morën dhe të tjerë, po ata nuk ishin pranë nënës Hatixhe. Atje ishte e vetme Lida. Ç’të bënte Lida, të zinte kujën, të mbushte oborrin me lotë e të mbytej në to, apo t’i gëlltitëte lotët dhe të mbante nënën me shpresa, deri në një moment të përshtatshëm?

Tri ditë e duroi zemra e motrës vëllain e vdekur pa ja treguar nënës, vetëm e vetëm që ta mbante sa më larg gjëmës. Tri ditë e tri netë të sterrta si katran, të idhta si zeher, të rënda sa një mal, i përballoi Lida për të vonuar dhe një çast më shumë lotin e nënës. Me Lotë e mbushte liqenin e Pogradecit dhe me forcë e terte, duke i gëlltitur. Por erdhi një çast, që nuk shtyhej më tej. Arkivoli dhe kortezhi që e shoqëronte, vëllai, motra, kushërinj, kunetër, miq e shokë të Gentit, u nisën për në vendlidje, ku do të bëhej varrimi. Ata zbritën nga aeroplani në Selanik dhe, për pak orë, do të ishin në shtëpi. Duhej përgatitur nënë Hatixheja, për çfarë do të shihte më pas. Pranë saj qëndronin gjithë të afërmit. Ndodhej dhe i vëllai, një burrë i vuajtur, i ditur dhe me mjaft përvojë. I takonte t‘a përqafonte të motrën e t‘i kërkonte, që të bëhej e fortë e të përballonte gjëmën, por nuk mundi. Ashtu, i pafuqishëm po përpëlitej mes dhimbjes dhe përgjegjësisë. Lida, kjo vajzë e re dhe pa asnjë përvojë të kësaj natyre, nuk e la dajën të përpëlitej, po përsëri tregoi se është burrëreshë e shkuar burrit, një luaneshë e vërtetë. U ul pranë dajës, përballë nënës së saj dhe me një forcë të jashtëzakonshme ju drejtua: Mama a të dhemb koka? – Jo, u përgjigj ajo. Mate tensionin se është dhe doktoresha këtu. - Po mirë, po e mat. - Tensioni nuk kishte probleme, 13 me 8. Kjo ishte gjë e mirë. Pastaj vazhdoi të bënte sikur lexonte celularin. Pyetjes, se a kishte ndonjë haber të ri, nuk ju përgjigj. Vazhdonte të rrotullonte celularin nëpr duar dhe ashtu, duke mbajtur frymën e duke përballuar rrahjet e zemrës i tha të emës: - Mama, bëhu e fortë, se Miri(vëllai tjetër), sapo më shkroi, që e kanë gjetur Gentin, po pa jetë. Një katil e ka vrarë. Të gjithë sa ishin pranë provuan të qetësonin Tixhen, po nuk mundi ta bëjë asnjë. Lajmi për vdekjen e birit të saj të shtrenjtë i nxiu e errësoi gjithçka. Ajo nuk ndalej së bërtituri, së nëmuri dorën vrastare dhe kurbetin, që largoi nga vatra amtare djem e vajza pafund. Qante, shante, mallkonte e përsëri qante. Edhe luanesha jonë Lida, pas këtij lajmi që i dha nënës, humbi ekuilibër, u lëshua mbi nënën e saj si i vetmi melhem shërimi e qetësimi. I foli me fjalët e ëmbla e kurajuese që t‘a bënte nënën të shihte të ardhmen dhe të përballonte me dinjitet dhimbjen e shkaktuar nga një kriminel i pashpirti. Emë e bijë, në krah të njëra tjetrës i dhanë kuptim atij momenti tragjik. Lida çudibërëse, i mahniti të gjithë me forcën e saj të jashtëzakonshme dhe me sakrifikimin e vehtes për një minutë qetësi më tepër, për nënën e saj. Ai shembull u dha forcë të gjithëve.

Për Gentin u derdhën shumë lotë, u shkruan poezi e u kënduan këngë të dhimbëshme. Poeti i njour, Maliq Torra, midis të tjerash, u shpreh: “… Jo, nuk bën të ikësh Genti!/ Balta Ty s'mund të të tretë!/ Ti në qiell do vesh te Shenjti,/ Se Ti Shenjt, qe dhe vetë!/ O dhimbje që na djeg xhanë,/ Për Gentin lotët s'pushojnë./ Për Gentin dhe drurët qajnë./ Këtë dhimbje dot s'durojnë!...“

411 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page