top of page

VËLLAI I DETIT JON


Vullnet Mato VËLLAI I DETIT JON Me kuptimin e ndjesisë së zmadhuar, çdo poet ka brenda shpirtit një det, herë fare të qetë, herë të trazuar, ku i gjallon furishëm një tjetër jetë. Unë jam vëllai i vogël i detit Jon, kushëri i parë i lumit të Bistricës, ngjizur në barku blu, në limjon, ku flenë anijet, mes ngushticës. Gjaku im, me lëngje agrumesh, gjendet pemishteve të bregdetit. Vitet e mi me dallgë shkulmesh, ditët i kanë nga kaltërsia dhe peshqit. Kush më do, me pasion të vërtetë, Bregdeti e pret në pushime vere, t’i ngyros trupin me ultraviolet, t’ia gostitë ditët, me freski prej ere. Joni, siç dihet, ka grua legjitime, bijën e dyzet shenjtorëve, të lashtë, që të pagëzon si mik, apo si mike, me ujin e bekuar, të Syrit të Kaltër. Unë jam vëllai i vogël, i detit Jon, jetoj prej vitesh, 9 male larguar... ku përplas dallgët e mia, gjithmonë, për të afërmit e miqtë, i përmalluar...


11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page