top of page

Urim Mezini: MIDIS DY RRAHJESH

  • Jun 20, 2025
  • 1 min read

 


(Përjetim personal)

 

Në çastin ,kur zemra harroi të trokasë,

Heshtja,u dëgjua më fort se çdo britmë

Për fat s'qe fundi,por një prag i bardhë

Një dritë e papremtuar, trokiti në shpirtë

 

Koha s'orientohej,s'kishte një busull

Kujtimet m'u tretën,si fletë nëpër erë

Dhe unë, pa emër e me trupin krruspull

Fluturoja mes asgjës, udhës së ndjerë

 

Pashë veten para vetes,si hije pa dritë

I mbështjellë në gjithçka që pata veshur

Jeta parakalonte, si pëlhurë te sytë

Koha,s'kishte leje për të më buzëqeshur

 

Kur u ktheva,pashë që s'qeshë i njëjti

Kisha lindur prap,por,në një trup të lodhur

Me një shpirtë që rrihte e hahej ndër veti

Që thoshte;“Diçka e rëndë paska ndodhur."

 

S’kam frikë nga fundi,është veç një urë

Pragu, më mësoi se,jeta është dhuratë

Çdo rrahje zemre tani,një varg me muzë

E shkruar midis dy jetësh "dje" edhe "sot"

Urim Mezini  Torino

13/10/ 2024

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page