top of page

Unë rilind në shi





Duart e tij ishin shtrirë. Shtrirë mbetën deri sa formuan një vijë. Një vijë e atillë që të mbetet në sy. E vija dukej sikur ishte paralele me një vetëtimë. Një vetëtimë që paralajmëroi shi. E vetëm atëherë u hap goja e tij. Deri në atë moment njerëzit, kalimtarët, shoferët, drejtorët, zyrtarët, qeveritarët e të gjithë profesionistë e jo-profesionistë kujtuan se ai ishte thjesht, fare thjesht një bust.

Ju lutem mos ma ndaloni këtë shi! – ishte një dëshirë që i ngriu të gjithë.

Lërini pikat e ftohta të më lajnë!

Lëreni ujin të më pastrojë!

Lëreni formën time të siluetuar në errësirë të shtojë një ndjenjë misteri, se pse jam këtu.

Disa njerëz vrapojnë nga Bubullima, unë përqafoj vetëtimën nga qielli.

E shijoj ujin e ftohtë teksa bie mbi çdo centimetër timin.

E tund kokën dhe i lë flokët të rrjedhin lirshëm.

Uji më lag dhe më liron. Bëhem njësh me qiellin teksa heq gjithë dhimbjen time. Unë jam ai, që ishte dhe do të jem përsëri, unë rilind në shi.

Duart e tij u shtrinë sërish. Shtrirë mbetën deri sa formuan një vijë. Një vijë e atillë që të mbetet gjatë në sy. Dhe pastaj hapi gojën dhe e ngriti zërin sikur donte me plotë dëshirë të zbërthente atë zhurmëri. Unë rilind në shi. Unë rilind në shi. Unë rilind në shi. Natyrisht, që ishte zëri tij.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page