top of page

Unë kam dashur Shqipërinë të gjerë në syrin tim


Unë kam dashur Shqipërinë të gjerë në syrin tim


Në një kohë kur me tundnin stuhitë e një moti të keq

E doja Shqipërinë të gjerë në syrin tim

dhe tek e imagjinoja

E shihja si një enderr që hap diten me shpresa

E shihja më të madhen

E shihja më të bukuren

Shqipërinë

Sikur e kishin ndërtuar koloset në visionin e tyre

mesnatave te errta te shpifura me ndjesi të ndrydhura.

Ora 2 e një nate me krrokamë sorre

I molisur, i shtyrë deri tek fyerja

Gjumi kishte humbur busollen të vie tek unë

Kalurim shikimi në kërkim

Ndal-i them tragjikes

Një reze hëne nur hyn azgen në dhomen

Dhe shoh në visionin tim hapësiren e Atëdheut

Ia mati cep në cep Tokën e shpirtin e shtrirjes

Me aqë skofi, me përmallim epik

ndiqja dëshirat: time, ngado që më vinin

E doja meskin sa pamje e syrit tim

sa ti jep forcen shpirtit tim të trisht.

E Ai,

Ai epik, i gllabruar nga shpirtë i keq

Gjithekeqardhje, disi ngushllueshem qetë, ma tha:

Pa gjëma! Jeto me shpresen biri im!

Një dite bima ime do mësosh te vërteten për mua

Do e kuptosh, posi

Me të mësuar të kaluares të nëntokes sime

jam si do ti.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page